Rama publikon fjalën e regjisorit të njohur Gëzim Kame: Të mos pengohet teatri i ri

6 Gusht 2019, 17:00Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama vijon të mbrojë idenë fillestare për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar dhe shembjen e godinës ekzistuese.

Së fundmi ai ka zgjedhur të shpërndajë opinionin e regjisorit të njohur Gëzim Kame.

Rama shkruan se opinioni i tij është ai që ka qenë denbabaden, ndërsa vetë Kame në deklaratën e shpërndarë nga kryeministri shprehet për një teatër të ri në atë vend ku është teatri ekzistues.

Ndër të tjera Rama shkruan:

Gëzim Kame, regjisor i njohur i teatrit, pedagog e drejtues i katedrës së artit skenik në Institutin e Lartë të Arteve, ku u formua gjenerata e aktorëve të viteve të diktaturës, ka vënë në skenën e Teatrit Kombëtar drama e komedi, shumë të duartrokitura nga publiku.

 Opinioni i tij për ngrehinën ekzistuese të teatrit është ai që ka qenë denbabaden.
GËZIM KAME

Unë jam dëshmitar i dy kohëve, edhe para 20 viteve i njëjti problem ka qenë. 

Atëherë u tha që kjo godinë do shembet se nuk e mban zjarrin, do të digjet shpejt, po të njëjtat gjëra. Kreu i aktorëve, Kadri Roshi thoshte: Aman more na bëni një teatër të ri! Ishte ëndërr e të gjithë aktorëve sepse që në ‘46 ka qenë si barakë.

 Ne shqiptarët kemi fatin që po bëjmë gjëra të reja këtë periudhë dhe po marrim maksimumin e vlerës së Europës. 

Në asnjë mënyrë të mos pengohet ndërtimi i një teatri të ri në atë vend ku është teatri ekzistues.

6 komente në “Rama publikon fjalën e regjisorit të njohur Gëzim Kame: Të mos pengohet teatri i ri”

  1. Aktori dixhital says:

    “…. ndërtimi i një teatri të ri në atë vënd ku është teatri ekzistues.” Sa i saktë!!!!Kjo vërtetë të mallëngjen. Bravo zoti Kryeministër, ke ditur çfarë të qëmtosh nga deklarata e “regjizorit të njohur”.

    1. Teatri Rama says:

      I ka ngel sahati te Teatri i milionave ne xhepin e Rames e Velise, lol!…mire se vini ne albanistonin e ripjellur rrumpalle….

  2. Thonjpapreri says:

    O Mero boto edhe ndonje pergenjeshtrim se te gjithe po e pergenjeshtronjne Timondhjerin te nesermen pasi ky i perdor.
    Vazhdon me pafytyresi si ajo e Berishes nen moton: “Genje, genje si diçka mbetet”.
    Si eshte kjo pune ne Shqiperi o Mero?! Padron i ri por hyqe te vjetra. Shyqyr qe ti ia u di por c’te bejme ne qe nuk u mesuam dot.

  3. tironci says:

    Po keta kerkuan teater te ri e jo teater me kulla sic e do palloshi i gjate!

  4. Tarasi says:

    Kryeministër je ti apo çoban me dele…. Çfarë janë këto :tha një aktor kështu tha një ashtu… Turp hajdutë kriminelë

  5. Soap Opera says:

    Nuk Duam as Buke as PUNE, vec Aman Teatrin ma kini kujdes, se nuk dua te vdes pa e pare te perfunduar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje