Një nga personazhet që ishte i pranishëm në ceremoninë e vendosjes së memorialit në Kodrat e Liqenit për të rënët e grushtit të shtetit në Turqi në mbrojtje te presidentit Erdogan,
Bujar Kapexhiu ka dhënë shpjegimin e tij pse ishte i pranishëm në ceremoni.
Zoti Kapexhiu, karikaturist i njohur pranë PD-së, ashtu si Erion Veliaj ka shpjeguar për Panorama se nderoi të rënët për liri. Madje Kapexhiu shkon më tej duke folur për komplot ndaj zotit Erdogan.
Një njeri që e ka atashuar veten me antikomunizimin si artist dhe karikaturist liridashës ka gjetur frymëzim të Erdogan dhe përpjekjet e tij për liri.
Zotëria në fjalë është aktiv edhe në luftën për demokraci në vendin tonë, duke shprehur hapur kritikat për “autokratin” Rama. Ama në një pikë bashkohen, lirinë që të dy gjejnë në prehrin e sulltanit Erdogan.
Reagimi i Kapexhiut
Të rënët që nderohen në atë memorial, u ngritën për të mbrojtur Republikën e Turqisë nga një komplot. Le të ngrihemi edhe ne për të mbrojtur lirinë dhe prosperitetin e vendit tonë, për të kërkuar të drejtat tona, për të kundërshtuar çdo lloj diktature, për të kundërshtuar të padrejtën.
Por, fatkeqësisht, ne heshtim. Çuditërisht, ajo e quajtura shoqëria civile hesht, intelektualët nuk flasin. Ose janë të shitur, ose kanë frikë. Nëpër kafene ata flasin, ngrenë zërin, por ama përtojnë të dalin në bulevard për të protestuar kundër padrejtësive.
Ne ndërtojmë memorialë për të tjerët, por jo për veten tonë, për të gjithë ata njerëz që u rraskapitën dhe u vranë nën regjimin e kaluar.
Dhe për këtë faji është yni. Nëse Ambasada Turke nderon jetën dhe veprën e shtetasve të vet, do të thotë se ajo interesohet dhe vlerëson njerëzit e vet, ndërsa ne nuk e bëjmë këtë.
Këtu kanë ardhur grekët për të nderuar njerëzit e vet, anglezët, gjermanët… po ne çfarë bëjmë?!
Le të kemi edhe ne memorialë, monumente, buste në të gjithë Shqipërinë për të nderuar kujtimin e atyre njerëzve që vuajtën dhe u zhdukën nga ai regjim diktatorial. (Respublica)
O jar a Je mire paska ik. Sigurimsi jar mik i arcanit.
Skiptari este koka kari tyrki.
Ky tullaci eshte nje cope servili.Shikojani surratin, flet vete.
Memorialin le ta ndertojne ne Turqi o haxhiqamil dibran,ATO JAN TURQ E TA NDERTOJNE NE TURQI.Ne cdo vend ku ka nevoj per ndryshime,ndertime ti je aty.Ti ishe kunder ndertimit kandit te lodrave te femijve tek liqeni,kunder qendres Tiranes,Pazarit te ri e je kunder ndertimit teatrit te ri kombetar.Ti e llumi yt ishoqeris civili I hoqet Shqiperis mundesin per shkatrrimin e armeve kimike siriane,i hoqet eurot,ndertimin e komleksit te fabrikave per shkatrrimin e armeve kimike,i hoqet dijen edhe edhe per teknollogjit bashkohore e ne vecanti kompjumetrike,i hoqet vende pune nen pretekstin e “mprojtjes ambjentit” nga “helmimet qe mund te rezultoj nga shkatrrimi tyre” e kte pune per kte e mori Gjermania.A je I bindur se ti e don Shqiperin me teper se gjermani GJermanin ,a je I bindur ti se gjermania punon per “ndotjen e ambjentit” e ti e shoqeria civile shqiptare e doni Shqiperin te paster e gjermanet e duan ambjentin rrethues te kontaminum.Turp per veprimtarin tande o haxhiqamil faqezi,Duket se me ardhjen e pleqesis iken edhe mendja,njelloj si mikut tand Sali.