DETAJET: Goditën me thikë 38-vjeçarin pas sherrit në lokal, policia e Shkodrës kap dy vëllezërit

13 Gusht 2019, 09:49Kronika TEMA

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur mesditën e 12 gushtit, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Vatë Shpati

38-vjeçari mbeti i plagosur dje pas një sherri me dy vëllezër në lagjen “Mark Lula” në Shkodër.

Ndërkaq policia ka vënë në pranga autorët.

Deklarata e policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mesditën e 12 gushtit, ku ka mbetur i plagosur shtetasi V. Sh.

Vihen në pranga nga Policia e Shkodrës 3 autorët e dyshuar të ngjarjes

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar dhe intensive u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

S. P. 36 vjeç, banues në Shkodër.

A. M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, (vëllezër).

Më datë 12.08.2019, rreth orës 12:10, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin V. Sh. 38 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” e Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” . (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje