Shpejtohen procedurat për 7 shërbime, nga sot patenta për 30 minuta

15 Gusht 2019, 10:05Sociale TEMA

Nga sot më 15 gusht, lëshimi i kartonit të ri të Leje Drejtimit do realizohet në vetëm 30 minuta, pa kosto shtesë.

Sipas DPSHTRR, “aplikimi për kartonin, dublikat, rinovim apo hera e parë pasi ke marrë provimet, tani merrni patentën po atë ditë, pa ardhur 2 herë, duke lehtësuar kështu 48,000 qytetarë në vit.

Në Nëntor 2018, i njëjti proces vononte nga 15-20 ditë. Falë investimeve dhe pajisjeve moderne, sistemit eDM të gjithëpërditësuar, shpejtojmë tashmë 7 shërbime:Leje Drejtimi për herë të parë, Rinovim Leje Drejtimi, Humbje/vjedhje/shkatërrim/dëmtim Leje Drejtimi, Konvertim Leje Drejtimi, Leje Drejtimi për shtesë kategorie, Ndryshim vendbanimi, Ndryshim në gjeneralitete. Shërbim më cilësor, pa tarifë ekstra”.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njofton se “shërbimi i ri” nis me Tiranën, ku kryehet rreth 45% e numrit total të patentave në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje