VIDEO+FOTO: Festa e Shën Mërisë në jug të Shqipërisë

15 Gusht 2019, 18:34Sociale TEMA
VIDEO+FOTO: Festa e Shën Mërisë në jug të

Pak kohë pas ringritjes që prej vitit 1967 kur regjimi komunist shkatërroi objektet e kultit Kisha e Shën Mërisë në Peshtan, në Jug të Shqipërisë, mirëpriti sot besimtarët.

Në fshatin e vogël buzë Vjosës atmosfera e festës ishte e vecantë pasi në të merrnin pjesë edhe besimtarë të feve të tjera dhe At Romanoi nuk mbajti vetëm meshën në Kishë, por këndoi si rrallë ndonjë klerik fetar nën ritmet tradicionale të zonës.

15 gushti është një prej datave më të rëndësishme të kalendarit ortodoks, pas Krishtlindjes dhe Pashkëve dhe shënon Festën e Shën Mërisë, e cila kremtohet në kishat dhe manastiret që mbajnë këtë emër.

Kisha e Shën Mërisë në Peshtan u ringrit me mbështetjen financiare jo vetëm të komunitetit ortodoks, por edhe besimtarëve të feve të tjera, dhe përbën një tjetër dëshmi të harmonisë ndërfetare mes shqiptarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje