Gjermania rrezikohet të bëhet “e sëmura e Europës”: Qeveria po mendon për t’u futur në borxh për të luftuar recesionin

18 Gusht 2019, 20:45Bota TEMA

Gjermania rrezikon dhe një herë tjetër që të bëhet “e sëmura e Europës”. Ajo që mund të duket si provokim, por që rezulton të jetë një profeci, paralajmërohet nga ekonomistët e Citigroup. Tani ekziston frika e të shkuarit nga “keq” në “shumë keq”.

Sipas Der Spiegel, qeveria është e gatshme që të shtojë borxhin për të balancuar buxhetin në kushtet kur mund të ketë një përkeqësim të të ardhurave fiskale.

Qeveria e udhëhequr nga Angela Merkel ka synuar deri më tani për një rritje në 2020 idealisht në rikuperim prej 1 %, për të mos thënë edhe për më lart se kaq.

Për momentin në tryezë nuk ka një “plan Marshall” përr rritjen ekonomike. Prodhimi i Brendshëm Bruto gjerman në tremujorin e dytë të këtij viti është kontraktuar duke i hapur rrugën një recesioni teknik. Sipas Citigroup, në 10 vitet e fundit rritja ekonomike e Gjermanisë ka fshehur mangësi të theksuara sistemike dhe infrastrukturore, që dalin në pah në momentin kur zbret Prodhimi i Brendshëm Bruto.

Recesioni teknik mund të bëhet kronik në një vend të dominuar nga eksporti i industrisë së manifakturës në kohë paqendrueshmërie të tregtisë botërore dhe kur ka një konkurrencë ekstreme si rrjedhojë e globalizimit.(scan)

3 komente në “Gjermania rrezikohet të bëhet “e sëmura e Europës”: Qeveria po mendon për t’u futur në borxh për të luftuar recesionin”

  1. ¬ says:

    Greqia dhe Polonia që deshën miliarda euro nga Gjermania. (dëme lufte).

  2. loni says:

    flisni mor gazetare bythe njehere te verteten,njehere na thoni qe gjermania eshte lokomotiva e europes,njehere na thoni ekonomia e dyte ne bote mbas amerikes,para disa muajsh na thate qe gjermania si shteti i dyte ne bote per rezervet e floririt me te math ne bote mbas amerikes,ka vendosur te terheqi floririr e saj nga bodrumet e amerikes me prendetimin se eshte e gatshme ta ruaj vete mqs eshte nje ekonomi e sukseshme dhe e pavarur,dhe lajme te tjera qe gjermanise i duhet per vitin 2020 rreth 500 mij punetore te kategorive te ndryshme,tani na dilni qe gjermania me ekonomine e saj qenka ne recesion,dmth deri dje na paskeni mashtruar per kete ekonomin e pare te europes,apo po na mashtroni tni qe ekonomia gjermane qenka ne recision,ke te besojme SUKSESIN,apo DESHTIMIN,se nuk po marrim vesh cfare te besojme nga ju gazetaret e leshit.

  3. lalai says:

    Fake News
    Po u sëmur gjermania në këto momente sipas fucking CityGroup from Usa…,shumica e vendeve qe e rrethojnë kanë shkuar në p…të sëmës!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje