Meta, thirrje Ramës e Bashës: Ngrihuni mbi interesat personale, zgjidhja e vetme e krizës janë zgjedhjet. S’më shantazhon njeri mua

18 Gusht 2019, 21:47Politika TEMA

Presidenti Meta i ftuar në emisionin “Kojshia Show” në RTV21 ka folur sot në mbrëmje edhe për krizën e rëndë ku ndodhet vendi, duke përsëritur thirrjen e tij drejtuar të gjithë politikanëve për të vënë interesat e vendit mbi interesat e tyre personale.

Sipas Metës e vetmja zgjidhje për krizën e rëndë ku ndodhet vendi janë zgjedhjet.meta

Gazetari:…A e keni shkelur ndonjëherë Kushtetutën për shembull?

Presidenti Meta: Asnjëherë në botë, nëse keni parasysh këto lajmet e fundit. Si mund të shkelet Kushtetuta, kur e gjithë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë bazohet mbi pluralizmin politik dhe mbi të drejtën e zgjedhjes.

Të gjitha veprimet e mia kanë qenë konform Kushtetutës dhe parimeve të saj themelore dhe kjo nuk është vetëm një përpjekje e imja, por edhe Presidentë të tjerë në të kaluarën në momente krizash kanë bërë gjithçka për të evituar zgjedhje pa opozitën.

Sepse kuptohet, kjo është mjaft e rëndë për çdo vend demokratik, aq më tepër për një vend si Shqipëria që 45 vjet vuajti aq shumë nga zgjedhjet njëpartiake, nga votimet moniste, që siç e dimë të gjithë nuk ishin zgjedhje.

Gazetari:Ju jeni ekonomit në profesion apo jo?

Presidenti Meta: Po, unë kam studiuar për ekonomi.

Gazetari:Nëse nuk do të ishit bërë ekonomist, a do të kishit dëshirë të bëheshit doktor apo piktor?

Presidenti Meta: Nuk mendoj se kam ndonjë talent të veçantë në fushën e pikturës. Ndoshta do të kisha dashur të isha inxhinier, do të më pëlqente në fakt. Mes këtyre dy profesioneve do të zgjidhja të bëhesha doktor, sepse shëron dhe ndihmon njerëz.

Gazetari:A do të thotë kjo që do të ishte më i rëndësishëm nëse do të rikthehej Sali Berisha në këto momente të vështira. Cili do të ishte më i mirë për politikën shqiptare, Doktori apo Piktori?

Presidenti Meta: Nuk do të dëshiroja të bazohesha tek individët, te karakteristikat e tyre. Shqipëria ka nevojë për një…

Gazetari:…Cili do të ishte më i nevojshëm për Shqipërinë?

Presidenti Meta: Për Shqipërinë është e nevojshme që të gjithë politikanët të vënë interesat e vendit mbi interesin e axhendave të tyre afatshkurtra. T’i shërbejnë stabilitetit të vendit, dialogut politik, forcimit të institucioneve demokratike, sidomos institucioneve të pavarura.

Shqipëria po vuan një largim serioz të të rinjve, të gjeneratës më krijuese dhe më të domosdoshme për zhvillimin e vendit dhe kjo ndodh për shkak të këtij konflikti që vazhdon në Shqipëri në një mënyrë skizofrenike do të thoja, edhe pas 30 vjetësh.

Është një konflikt tërësisht artificial dhe që është një këmbanë alarmi për të reflektuar të gjithë urgjentisht.

Nuk mund të jetë Shqipëria, për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, një shembull frymëzimi dhe pozitiv, në këtë mënyrë siç zhvillimet e fundit kanë ndodhur në vendin tonë për fat të keq.

Gazetari:A mos po e shohin Presidentin si në aplikacion që shkarkohet në internet?

Presidenti Meta: Presidenti është institucion që, jo vetëm nuk shantazhohet, por përkundrazi është edhe më i motivuar për t’u shërbyer atyre qëllimeve kombëtare që ka për detyrë: të angazhohet dhe të mbrojë demokracinë e pluralizmin politik në vend në një situatë tërësisht anormale, po të kemi parasysh situatën në Parlament, situatën e fundit para dhe pas 30 qershorit, por njëkohësisht edhe faktin që vendi është pa institucionet kryesore të drejtësisë apo me institucione tërësisht tranzitore dhe të kontestuara.Pra kur vendi është në situatë dëshpëruese.

Megjithatë, unë kam bindjen që kjo situatë me një reflektim më të gjerë të të gjithë shoqërisë dhe me një reflektim të të gjithë palëve, duke filluar tashmë nga opozita, do të mund të ecë në drejtimin e duhur, megjithëse me shumë vonesë dhe me kosto të tmerrshme.

Gazetari:Meqenëse jemi te zgjedhjet në Shqipëri. Ju keni thënë se “zgjedhjet janë zgjidhja”…

Presidenti Meta: Nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve.

Vetëm përmes tyre mund të rivendoset demokracia në shinat e saj. Po kështu mund të funksionojë një drejtësi e pavarur dhe një ekonomi për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për atë që unë e quaj një pakicë që nuk njeh rotacion dhe që përfiton me të gjitha qeveritë, duke bërë ligje të veçanta, për persona të veçantë dhe për interesa të veçanta, në dëm të interesit publik dhe të funksionimit të shtetit të së drejtës.

21 komente në “Meta, thirrje Ramës e Bashës: Ngrihuni mbi interesat personale, zgjidhja e vetme e krizës janë zgjedhjet. S’më shantazhon njeri mua”

  1. ¬ says:

    Zgjedhjet në Tetor 2019 është një ide toksikomane.

    1. shoku_qelis _njit says:

      sa dite ka punuar si ekonomist ky shtangisti amator?

  2. Qimi says:

    Shko mor pirdhu BASHIBOZUK

  3. zoga e vodices says:

    OREtrap je gazetar apo ruajtes dhish cjane keto pyetje qe dhe nje analfabet nuk do ti kishte drejtuar nje presidenti dhe ne kete situat politike ku ndodhet vendi ja pra ka te drejte gjatoshi qe ju quan kazan ose me e sakta gazetaruc bythelepires ose njeri pa shtylle kurizore ose katunar hesapi.

    1. vang says:

      zgjedhjet jane zgjidhja thote.Po ahere pse nuk hyri MONIKA ne zgjedhjet e 30 qershorit.Apo ata duan pa Ramen.Epo ashtu ska.Futu ne zgjedhje dhe fito po munde.Ska qofte te daja.

    2. Johani says:

      JO JO o zoga ky kinse gazetar dhe TV 21 nuk Jane kazane siq i quan i gjati por Jane vet mbetja e kazanit se se ha as qeni,prandaj presidenti ka shkuar aty te rrefehet.

  4. Jimi says:

    Ty more birce nuk po te pjerdh njeri dhe pikerisht ketu e ke hallin ti, pa lere shantazhin!

  5. H says:

    Kur të shkarkohet, Ky vetëm me polici del nga presidenca. Ky është shkaku që bën llak-llak çdo ditë.

  6. Jim says:

    Jane thirje nga frika keto Like erdhi ora me duket Tik – Tak

  7. Astrit says:

    Ate qe nuk realizoje gruaja e tij kerkon ta beje ky duke i vene ne seder Ramen dhe Bashen.Kot lodhet ky pseudopolitikan mire do jete te beje llogarite e tij personale dhe te familjes pasi Shqiperise dhe per pak gje i vuri flaken me veprimet e tij.Ky nje gje nuk kupton se ne fund ky do jete koka e turkut pasi Basha nese nuk ka ndonje levizje btenda PD nuk peson gje nga e gjith kjo shernaje e inicuar nga Meta dhe Berisha

  8. Pokeristi says:

    Bir Selman i nenes c’te te qaj me pare.
    President i dashur ke mbetur mebare.

  9. Qytetari i Thjeshte says:

    Do i thote kush keti kllufit qe eshte Presidenti i Republikes jo antare i bandes se Zani Çaushit nga Çolja! Ç’jane keto deklarata prej gangsteri, pa moral, se te ishte gangster me moral do kishte katranosur ndonje gje.
    Mjere Shqiperia ne duar te kujt ka ngelur, KM piktori, opozite PD, me ca hajdut me çizme. President nje bashibozuk..
    Ismail Qemali po perpelitet ne varr i shkreti.

  10. Johani says:

    Jam kosovar dhe sinqerisht e them se me vjen turp, pasi shifni i thote veti gazetar apo moderator ai qe drejton ,,kojshia shou” , nuk e di a e shikon ai vet ate emision per ti ardhur turp se sa i ndyre eshte,para pak ditesh kishte ftuar nje vrases qe quhet gani geci dhe ky i thenshin gazetar zgerdhihej ne TV pa fije turpi, nuk e kuptoj a Kane redaktor keta TV e veqmas TV 21, qe tash i paska ardhur radha ilir metes te zgerdhihet, sinqerisht nuk e kam menduar se jemi popull kaq i ulet te duroje lloj lloj analfabet magari te zgerdhihet e te njollose gjuhen dhe kombin,bukes edhe me kriminel dhe ti duket vetja njeri si kti pdeudogazrtarit te ”kojshia shou” ,turp turp dhe vetem turp,ne çdo vend te notes tv si 21 dhe gazetar si ky horri Kurt sdo ti Kish pare njeriu sepse bota kerkon vlera e jo analfabet e kriminel.

  11. edi says:

    Nuk te shantazon njeri trimin nga Skrapari Ti ke me te vertete gjakun e kopukut Dajos tend SULO-GRADECI . .Jo se ishte trim ,por lidhjet e gjakut dhe familjes me Partine Komuniste e beri trim duke vrare e prere Shqipetaret Edhe ti se fundi po na tregon breket e plazhit kofshat si Derkuc dhe koken si Kungull i vjeteruar Pse nuk rri si gjithe presidentet e Botes qe nuk llomotisin si Buce Rrugash ,por na tregon ca perralla me derrkucet e tipit tend , Sje larg drejte fundit .por serish si nje buce tek rralla e qumeshtit ne kohen e Komunizmit ,jo te ka dale yndyra, kurre ske pasur ,por leshon ate helmin qe edhe i vjeteruar te ka bere ate fytyre si Zambi

  12. Ben says:

    Po pse? Sepse.kujton se Mbret! Mbase te vene ndonje kurore.mbreterore.ne burg se shumcia e atyre do te kene qene anetare te LSI.Rrace e keqe! Keshtu thoshte.edhe Sadami, Ghadaffi, dhe.Bin Ladeni! Po ku jane sot? Mos u be trim me.fukarenjte Shqiptaret qe Jane ne Shqiperi! Ti mor.rrote.trapi ke humbur nga Shqiptaret qe jane Jashte qe nuk durojme dot me ta beni Shqiperine me keq. Ne qe jemi jashte dhe kemi pare shume e me shume se ti, ti.na je peshtirosur! Ti, Saliu, Basha, Mediu, dhe Rama pas juve! Ju as nuk e kuptoni sa te ndyre ndyre dukeni. Prandaj behu trim me te” fortet” po qe “burre nga Skrapari”.

  13. gomar says:

    lilua genjen hapur, te paketen njihjani kete.

  14. GAZETARJA says:

    Po kush plasi te merret me ty o shemtaraq i dreqit ! Do te shantazhojne ty , hahahahaha krymi ! Mire qe shkove ne ate shtepi ku pate fatin te hash si njeri ,se te kishin dale kockat dhe ishe kthyer ne fantazem qe trembje femijet ! Se Mona ska kohe per te gatuar,e ka mendjen te ….. !

  15. Tironsi says:

    Ik o karagjoz,se kush ta dhjet ty je bere lolo per shqiptaret.

  16. Kosta says:

    Hahaha nuk e shantazhon njeri Liken se eshte i “ndershem”dhe nu ke ku e kap, hahaha.Liken e shantazhuan greket me pergjimet e Balilit dhe ai i dha nenshtetesine Janulles.

  17. Lani says:

    Ky ngeli si buce rrugesh,ka frike nga reforma ne drejtesi.

  18. arben zaimi says:

    ky njeri vazhdon me mentalitet e vjeter komunist si i beri pasurite ky dhe gruaja e tij eshte i pari i ketij shteti smund te flase si perfaqesues i antishtetit apo theret si hajduti kapeni hajdutin kur te zhduket mentaliteti komunist atehere do behet shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje