Është pezulluar nga detyra drejtori i Burgut “313” (Jordan Misja), Maksim Hamitaj, me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.
Shkak i pezullimit të Hamitaj është bërë i dënuari Emiljano Shullazi, të cilin e ka favorizuar me takime shtesë, duke e lejuar të takohet me anëtarët e bandës.
Ndërkohë, Hamitaj është zëvendësuar nga Qazim Hoxha, i cili deri më tani ka qenë drejtori i Burgut të Durrësit.
Kujtojmë se kohët e fundit janë marrë disa masa radhazi nga drejtoria e burgjeve kundër trajtimit preferencial të të burgosurve, çka tregon vendosmëri për të izoluar siç parashikohet në ligj ndaj të burgosurve.