Anija shqiptare “Oriku” pjesë e Forcës sonë Detare që patrullon në detin Egje, në kuadër të misionit të NATO-s, ka shpëtuar 36 afganë, nga të cilët 19 fëmijë.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka publikon lajmin në rrjetin social, duke u shprehur krenare për detarët tanë në këtë mision shpëtimi.
“36 shtetas afganë u shpëtuan nga anija “Oriku” e Forcës sonë Detare gjatë patrullimit në detin Egje.
Ekuipazhi shqiptar pikasi gomonen ku gjendeshin 19 fëmijë, 8 gra e 9 burra dhe në bashkëpunim me Frontex ia dorëzuan autoriteteve lokale.
Krenare për detarët tanë!⚓”, shkruan Xhaçka.
afganet e shpetuar ku do ti cosh ????????????
ose me mire te themi kush ti pranon?????????
le ti marri Xhaxhka ne shtepine e saj tani.
Krenare per bijte tane.znj.ministre ju pershendesim e ju falenderojme per punen tuaj te palodhshme e te devotshme.Me respekt Drane Lleshaj