DETAJET: Qëllohet me plumb në kokë i riu në mes të Tiranës

22 Gusht 2019, 14:45Kronika TEMA

Një 30-vjeçar është qëlluar me plumb në kokë në zonën e Myslym Shyrit, në Tiranë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, por nuk është identifikuar i plagosuri.

Uniformat blu sqarojnë se atij i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar në spital për ndihmë të specializuar.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.

Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (TemA)

1 komente në “DETAJET: Qëllohet me plumb në kokë i riu në mes të Tiranës”

  1. vang says:

    Po si u dyshoka qe eshte qelluar perderisa eshte qelluar me te vertete.More po ju sjeni ne vehte kur nuk dini te shkruani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje