Kosova po shkon në zgjedhje, për “hallin” me Serbinë!

22 Gusht 2019, 19:44Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare të parakohëshme, pas shpërndarjes së Parlamentit, që pasoi dorëheqjen disa javë më parë të kryeministrit Haradinaj.

Zgjedhjet u provokuan nga kryeministri Haradinaj me shpresë se klima populiste e krijuar pas vendosjes së taksës ndaj Serbisë dhe heroizimi i tij pas thirrjes në Hagë, mund të ndihmojnë partinë e tij të rritet në zgjedhjet e parakohëshme.

Por përtej kësaj llogarie populiste, Kosova ka një spektër politik të copëzuar, parti krahinore ideologjike dhe historike, të cilat po hyjnë në zgjedhje, duke ju shmangur sfidës kryesore që ka shteti më i ri i Evropës në rrugën e tij drejt njohjes, që është Marrëveshja me Serbinë.

Arsyet se përse vendi po shkon në zgjedhje lidhen me Marrëveshjen me Serbinë dhe përpjekjen e dështuar të Presidentit Thaçi, që ta udhëhiqte i vetëm procesin e bisedimeve në një linjë okulte mes Uashingtonit, Brukselit dhe Prishtinës e Beogradit.

Kundërshtari i tij Ramush Haradinaj, i pafuqishëm t’i kundërvihej Perëndimit direkt për marrëveshjen, e hodhi procesin e bisedimeve në erë, duke vendosur taksën me Serbinë dhe duke bllokuar kështu bisedimet pa kusht.

Zgjedhjet e reja, pavarësisht problemeve të brendshme, duhet të prodhojnë një shumicë që ka guximin të marrë përsipër bisedimet me Serbinë ose refuzimin e tyre. E di që është kohë e keqe të përmendësh në fillim të fushatës elektorale bisedimet me Serbinë, por në finale, shumica që do të dalë nga zgjedhjet, do të përballet me këtë temë.

Në një vend normal me pjekuri politike, para se të hynin në fushatë, partitë do të mund të bënin një Pakt Kombëtar, lidhur me bisedimet me Serbinë, që ajo të mos bëhej temë e fushatës elektorale, por të mbetet një çështje konsensuale, e gjithë partive që e kanë detyrë ta çojnë para atë proces.

Kjo mund të ishte një tryezë e partive politike, një marrëveshje formale politike, e padetajuar dhe e mbështetur mbi parime të qarta të mos cenimit të pavarësisë së Kosovës, apo dhe forma të tjera. Por kjo është thjeshtë një ëndërr për Kosovën dhe shqiptarët në tërësi.

Nuk ndodh dhe s’ka për të ndodhur, siç nuk ndodh në Shqipëri konsesusi për integrimin në Evropë. Sa herë afron data, Berisha e Meta bëjnë gati molotovët ose kasetat e blera nga prokurorët e tyre.

Në mungesë të saj, së paku duhet të bëhet i hapur debati për Marrëveshjen me Serbinë, ku partitë të përcaktohen qartë rreth saj dhe të krijojnë aleanca, bazuar tek këto qëndrime. Kështu të paktën e dimë kush fiton.

Zgjedhjet u provokuan pikërisht nga procesi i bisdimeve me Serbinë dhe produkti politik i tyre, do të jetë ose një shumicë pro marrëveshjes, ose një shumicë kundër. Por kjo duhet të dihet në fushatë, përndryshe do të dëgjojmë patriotë që flasin kundër Serbisë në fushatë dhe pazarxhi që do shesin e blejnë deputetë për tendera pas fushatës.

Kur zgjedhjet të mbarojnë dhe qeveria e re të formohet, SHBA dhe BE, do të vendosin sërish në tryezën e qeverisë, çështjen e Marrëveshjes me Serbinë. Që askush të mos detyrohet të gënjejë në fushatë apo pas saj, është mirë që kjo çështje të debatohet për të qartësuar qëndrimin ndaj saj.

Pasi shumica e re nuk duhet të forcohet mbi bazën e pazareve për tendera apo vende pune si zëvendësministër, por mbi bazën e qëndrimeve ndaj një çështjeje jetike për të ardhmen e Kosovës. Vetëm kështu mund të shmangen spekulimet populiste, nga ata që qeverisin si hajdutë dhe duan të marrin pushtetin si patriotë.

 

 

11 komente në “Kosova po shkon në zgjedhje, për “hallin” me Serbinë!”

  1. Analisti amator says:

    Hajredinaj edhe kohet e fundit deklaronte se bisedimet me Srbine duhet te behen pa kushte per njohjen reciproke te njera tjetres ne kufijte egxistues.
    Po ta shikosh me kujdes kete thenie te Ramushit, ne menyre spektakolare vertetohet konkluzioni ne fund te shkrimit kur Mero flet per ata qe qeverisin per te vjedhur dhe qe duan ta marrin pushtetin si patriote.
    Kjo shprehje e Hajredinaj eshte platforma populiste e tij per te marre pushtetin si patriot. Hajredinaj asnjehere nuk eshte dalluar per mendje te hapur. Edhe ne kete platforme te tije shprehen cektesite e tij mendore:
    Nga nje ane flet per bisedime pa kushte dhe vet ve kushtin e kufijve egzistues. Historikisht kufijte egzistues midis kosoves dhe Serbise, jane ata kufij qe egzistonin ne kohen e Jugosllavise, ku kufijte nuk ishin shteteror por administativ. Kufijt vendoseshin nen frymen e bashkim-vellazerimit dhe nuk pasqyrojne kufijte real te Kosoves si shtet sovran. Ne kete kontekst rishikimi i kufijve eshte llogjike dhe me siguri ne bisedimet e arthshme ata nuk mund te shmangen nga diskutimi.
    Me kete platforme patriotike te formuluar nga nje idjot, Kosova do gjendet e pa pergatitur para Srbise qe po i ben llogarite me hollesi. Platforma e Hajredinaj per perendimin do te thote qe Hajredinaj nuk eshte per bisedime, perderisa ky eshte kushti i Srbise per njohjen e pavaresise se Kosoves. Hajredinaj as qe e can koken pe te arthmen e Kosoves dhe Shqiperise. Ai mendon vetem per vehte te sundoje si i pari i fshatit. Kjo platforme politike e syve te mbyllur mbeshtetet dhe nga Saliu dhe Iliri me mbeshtetjen e hapur qe i bejne Hajredinaj dhe me helmin e hedhur duke quajtur Ramen dhe Thacin, spiune te Srbit. Kjo platforme perben ndihmen me te madhe qe mund ti jepet Serbise, sepse dobeson poziten e Kosoves ne bisedime.
    Nderkohe Thaci i trembur nga patriotizmi i Hajredinaj nuk flet shume, por thekson nevojen e bashkimit jugut te Serbise Kosoves.
    Ky topik eshte shume i gjere dhe i parrahur ne mjediset Shqiptare.
    Qe te mos zgjatem, theksoj se vertet nuk duhen vene kushte per bisedimet, por delegacioni Shqiptare duhet te jete i pergatitur. Zgjidhja eshte jo duke i mbyllur gojen Serbit por pergjigje me kunderoferta.
    Kosova duhet te veje ne bisedime me sy hapur. Ajo nuk duhet te kete frike nga kerkesat serbe por te dije cte marri ne keto pazarlleqe.
    Per mendimin tim platforma duhet te perfshije dy qellime. Qellimi i pare eshte te mos humbase ne territore dhe resorse dhe qellimi i dyte duhet te jete bashkimi me Shqiperine. Per kete duhet mendje e hapur, te degjoje se cthuhe dhe te pergjigjet llogjikisht.
    Serbise i leverdise me shume suksesi i bisedimeve sepse di hapi rrugen per Bosnjen. Ne duhet te arrijme klauzolen e bashkimit tone. Dhenia e 2-3 fshatrave me shumice Serbe ne shkembim te Presheves dhe Bujanovcit eshte e barazvlefshme. Pasurite e diskutueshme ti jepen nen administrim kompanive amerikane. Kujdes me kishat etj etj..
    Gjithe kjo nuk eshte e lehte kur shikon ne te dy anet e kufirit serbo-kodovar, por ajo qe eshte e sigurte per mua, eshte qe platforma e Hajredinaj eshte e gabuar dhe e nxituar. Duket sikur nuk eshte per bisedime qe ne rastin me te mire per te eshte ndihmese Serbise dhe gure ne rotat e Kosoves. Si trap qe eshte, mendoj se ka marre mesimet e Sales. Sala nuk eshte trap por skile….

  2. Mos u tutni says:

    Shqiptaret e Kosoves gjenden prane nje situate shume te rrezikshme diplomatike. Kelyshi i Putinit eshte president i Amerikes. Shpresoj qe te mos jene naive dhe te nenshkruajne marreveshje para zgjedhjeve presidenciale amerikane te 3 Nentorit 2020. Ju rezistoni presioneve nderkombetare edhe per nie vit e ca muaj.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Ulja eshte e pashmangshme.. Merrni territoret me shumice shqiptare dhe jipni ato me shumice serbe. Liqeni me minieren nen operimin e amerikaneve dhe Serbia te njoh Kosoven pa kushte..

    1. Mo says:

      Kte e prekrahe dhe une

  4. Olimpia says:

    Nje platform mbare kombetare duhet ndertuar per marreveshjen me Serbine.Shqiptaret kane dy mundesi …ose bashkim midis Shqiperise dhe Kosoves dhe me vone trajtohet ceshtja maqedonase,kjo pranon ndryshime te vogla kufijsh …ose integrim mbareshqiptar Brenda BE ,pa ndryshim kufijsh.Pra edhe amatori dicka ka kuptuar,por nuk eshte e thjeshte analiza,perfitimet humbjet ne perudhe afatgjate .Pikerisht ketu duhen thirrur ne ndihme mendjet me te shquara shqiptare ,njohesit e histories,politkes ,marredhenieve nderkombetare ,ekonomise dhe shoqerise.Duket qe dyshja Thaci..Rama me perkrahjen amerikane por indirekt edhe ruse eshte per mundesine e pare.Sepse klauzola e rezolutes se KS dhe ajo e planit Antihsari pengojne ndryshimin e kufijve dhe bashkimin e Kosoves me cdo shtet tjeter.Dhe Thaci dhe Rama mendojne se duke u kapercyer pengesat ,hapet rruga drejt bashkimit Shqiperi…Kosove.Natyrisht kjo do te hapte mundesi edhe per Serbine ,por ne fund te fundit ky nuk eshte problem I yne.Por a jemi te sigurte ne perkrahjen afatgjate amerikane ,a jeni te sigurte qe BE mund ta pranoje kete mundesi ,sepse ne jeni ne Europe dhe bllokimi drejt BE eshte katastrofike.
    Nderkohe variant I I mosndryshimit te kufijve dhe integrimi I shqiptare ne kuadrin e BE duket si rruge me e lehte .Perkrahesit e kesaj mundesie ja lene te ardhmen e shqiptareve kohes ,zhvillimeve graduale.Por keto zhvillime ashtu sikurse mund te shkojne mire,mundet edhe te pesojne te papritura,Nderkohe qe koha e gjate mund te demtoje kohezionin kombetar dhe krijimin e kombit ,,kosovar,,gje qe do te ishte me pasoja te pakthyeshme.Ne kemi edhe Berishen qe nen urdherat serbe ka 30 ,vite qe kerkon te krijoje ,,Gegerine,,ose idioten Ademi qe ka krijuar qytetin ,,shtet,,Shkodren .
    Prandaj ideja e krijimit te nje platforms kombetare per bisedimet me Serbine eshte domosdoshmeri .Formalisht duhet te jete Kosova qe vendos ,por ceshtja nuk mund te jete monopol I individeve apo politikaneve .AQ me teper programet zgjedhore nuk mund te japin nje mundesi te qarte.

  5. Piro says:

    Zgjedhjet ne kosove erdhen nga kriza e bisedimeve me serbine. Per kete ceshtje pati nje mosperputhje midis kryeministrit dhe presidentit. Por bisedimet do Jene perseri tema e pare edhe per qeverine e re. NGA nje ish luftetar, si Haradinaj, nuk mund te presesh aftesi negocimi ne bisedimet e zhvilluara deri tani. Por ky problem mbetet ende per politiken Kosovare e cila vazhdon te dominohet nga ish luftetare. Bisedimet mbeten te rendesishme per cdo qeveri qe do vije sepse ato Jane aty ne tavolinen e qeverise, per zgjidhje.

  6. Kozmos says:

    BRAVO , KJO FJALA HAJDUT ME PELQEU SHUME ,ESHTE DHE TRENDI .

  7. ante says:

    Analisti amator qenka profesjonist
    .bukur.

  8. Nexhat says:

    Shiperia nuk shkone ne zgjedhje per hallin e Rames qe ka. Çdo shtet i hape rruge zgjidhjeve edhe duke sakrifikuare pushtetin vetem Rama Sakrifikone Shtetin per hallin e tije te madhe qe ka jo vetem me Shqipetaret por edhe me Amerikanet, kujtone i shkreti se pushteti do ta shpetoje nga kthetrat e popullit dhe te Trampit. Kote e ka see edhe Sadami ishte kryetare i Irakut por nuk i beri fajde.
    Vetem ky Mero gel- Bazja dhe greku Spartak Ngjela ne e shpetofshin se edhe keta me te do te shkojne.

  9. Gjelili says:

    Analisti amator:
    Se platformat e Haradinajt dhe ajo e Thacit jane te gabuara ate e dine te gjithe. Jane plateforma populliste per nevojat e tyre personale qe tani edhe naivet patriot te Kosoves e kane kuptuar.
    Sikur te ishte ajo qe Thaci pretendon, te shkembehet Presheva e Bujanovci me 2-3 fshatra serbe ne Kosove, por e verteta eshte krejt tjeter.
    Eshte Trepca, Mitrovica, pakica serbe ne Kosove dhe mbi te gjitha eshte qendrimi i te gjithe politikaneve serb qe te mos arrihet mareveshja me Kosoven. Kosova ishte dhe mbetet mekanizmi me i fuqishem i politikaneve serb te vijn ne pushtet. Kjo tradite fillon para Milloshevicit dhe akoma vazhdon. I vetmi politikan serb qe kishte vizion dhe ide te kethjellt per zgjedhjen e problemit te Kosoves ishte Gjingjiqi qe fatemiresisht ate e vrane vet serbet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje