Nga Nga Ilir Yzeiri
Në semiologjinë e muajve, gushti ka shenjueshmërinë më absurde dhe më tragjike, disa herë. Edhe marsi nuk mbetet pas, por gushti është i tejmbushur me ngjarje që, rrallë, mund të ndodhin. Gjesti i Mihalit, fjala vjen, që i ka rrënjët thellë në kuptimin heroik të shqiptarëve që i vërviten mjetit armik me gjoks, shënjon mitologjinë e heroizmit më të pashoq ndër shqiptarë. Mic Sokoli, Selam Labi apo Vojo Kushi kanë hyrë në vetëdijen kolektive si heronjtë që sfidojnë armikun në pikën e tij më të fortë, që është teknologjia.
Mirëpo, gjestet e heronjve, pasi kalon një kohë e gjatë, përsëriten në kohë paqeje, jo si vullnet sublim në emër të idealeve të mëdha, por kthehen në pronë të atyre që, për shkak të temperamentit, cilësive të veçanta karakteriale dhe fizike, shfaqen si kriminelë të zakonshëm që gjithë këtë vullnet e vënë në punë për të kënaqur egon e tyre dhe për të sfiduar komunitetin. Në qoftë se për shumë kohë, miti i Mic Sokolit, apo i Selam Musait e Vojo Kushit tregohej si shenjë që duhet të na frymëzonte, gjesti i Mihal Kokëdhimës është shfaqur si një njollë që e dëmton rëndë imazhin e shqiptarëve dhe që i paraqit ata si njerëz agresivë. Dhe të mendosh se nga pikëpamja fizike, të rrish tri kilometra i varur në kofanon e makinës jo për këaqësi, por si agresor, është një gjë jo e zakonshme.
Kjo ngjarje e mori gjithë vëmendjen e gushtit dhe ne, të gjithë, harruam për një çast bëmat e heronjve të tjerë në plazhet tona.
Sot të pushosh në një plazh publik është një torturë e vërtetë. Personalisht më tërheqin plazhet publike dhe familjarisht i frekuentoj ato, qoftë në Durrës apo në Gjirin e Lalësit, qoftë në Jug,në Himarë, në Dhërmi, Jalë apo Drimadhë. Unë i mirëkuptoj të gjitha defektet që kemi trashëguar dhe e çmoj punën e të gjitha qeverive që përpiqen të vënë një farë rregulli në hapësirën publike të plazheve tona. Të mos harrojmë se ne vijmë nga koha që, menjëherë pas viteve ’90, kur u rrit sadopak niveli i konsumit, dhe u shtuan sasitë e plehrave që na duhej të nxirrnim jashtë, një pjesë e madhe, në emër të lirisë që sapo kishim fituar, i hidhte plehrat nga të mundte, nga dritarja, nga ballkoni, ngado. Tani kjo nuk ndodh më. Edhe në rrugë ka më shumë rregull se më parë. Dikur të vije rripin quhej fyerje për krenarinë fodulle të shqiptarit që sfidonte çdo ligj e çdo rregull, tani kjo gjë nuk ndodh më. Pra, i mirëkuptoj të gjitha dhe jam i bindur se që të bëhemi si gjithë Europa në respektimin e hapësirës dhe të tjetrit, duhet kohë. Ajo që nuk kuptoj është diçka tjetër.
Plazhet e tejmbushura me njerëz janë një publik i gatshëm që do ta kishte zili cilido artist apo këngëtar. Mirëpo, në plazhet tona, në çdo 100 metra, ka nga një qendër të llahtarshme zëri që transmeton muzikë me një tonalitet që të çmend dhe nuk pyet fare se edhe hapësira ku ne pushojmë nuk është klub apo disko. Kjo ndotje e llahtarshme është një krim që bëhet mbi mijëra e mijëra pushues dhe askush nuk ndërhyn. Këta kriminelë (për mua të tillë janë), nuk llogarisin fare se ata mijëra njerëz që kanë ardhur të pushojnë nuk janë spektatorë dhe nuk kanë paguar që të dëgjojnë gjithë marrëzitë e reperave shqiptarë të Kosovës apo Shqipërisë, muzikën hip-hop të fshatarëve shqiptarë që jo vetëm të acaron, por të bën që të të vijë turp pse i përket kësaj race që nuk ndreqet dhe nuk bëhet më. Me ç’të drejtë lëshojnë në ajër këta kriminelë lloj-lloj tingush me «ma ngule» e «ta ngula» me zë aq të lartë sa e ke të vështirë të merresh vesh edhe me atë që ke në çadër?
Hapësira publik nuk është vetëm rëra, por janë edhe marrëdhëniet që ne ndërtojmë me njërit-tjetrin. Kjo hapësirë publike nuk mund ta zaptohet nga lloj-lloj idiotësh që shijet e tyre vulgare i shesin te një péublik që nuk ka ardhur në buzë të detit që të dëgjojë marrëzitë e një grupi të vogël zëçjerrësh që po e bastardojnë muzikën shqiptare dhe po na zhbëjnë si komb. Policia, me të drejtë, shkon dhe kontrollon zaptuesit abuzivë të plazheve, po këta zaptues kriminalë të mendjeve dhe shijeve tona kush i toleron. Si ka mundësi që askush nuk kujtohet që t’u thotë ndal këtyre mosntrave që po na shkatërrojnë shijet. A e dinë këta monstra se në plazhe ka dhe fëmijë, pleq, të huaj dhe gjithëfarësh dhe se askush nuk ka prerë biletë për të ardhur në këto koncerte banale vulgare dhe pa asnjë vlerë, por kanë ardhur të pushojnë dhe muzikën, ashtu si çadrën, kanë të drejtë ta zgjedhin vetë, jo t’ua imponojnë lloj-lloj abuzuesish me foni të çmendur.
Unë e di dhe jam i vetëdijshëm se u bënë 30 vjet dhe për fat të keq, nuk po arrijmë të nxisim muzikën e vërtetë, atë që mbështetet te poezia dhe që e zëvendëson atë. Unë nuk kam gjë as me repistat banalë apo hip-hopistat që këndojnë e ulërasin për kultin e konsumit dhe të vrasjes apo drogës. Secili mund të çmendet sipas mënyrës së vet. Ajo që nuk mund ta toleroj është pushtimi i hapësirës publike nga invazorë të tillë që ta kthejnë pushimin në plazh në një ferr të vërtetë.
Unë e di që ne shqiptarët jemi impulsivë dhe kur flasim për gjëra të zakonshme ca për t’u dukur e ca se jemi të lehtë, e ngremë zërin aq shumë sa gjithë plazhi na dëgjon. Këtë sëmundje nuk e shërojmë dot, por, ama, invazorët me altapoarlant që e kthejnë plazhin në një disko të çmendur, ata mund t’i frenojmë.
I ke rene pikes. Eshte shbe sakte kjo qe ju ngrini si problem. Une nuk vete me me pushime ne Shqiperi dhe kjo vetem nga zhurma.
Si gjithmone, godet ne shenje Ilir!
Z.ILIR YZEIRI ! JU FALENDEROJME ne emer te shume qytetareve miq ,e te civilizuar, per kete artikull te mrekullushem me kambe ne toke ! ! ! RASTI I PARE QE TAKOJME NE MEDIET TONA ! ! Te gjitha mediet duhet ta ngrejne problemin ,jo vetem shqetesues ,por edhe rrugezgjidhje ndeshkuese , per te gjithe ata qe hiqen te “qytetruar” apo trima kokeforte ! ! ! Falenderime e pershnetje !
Te lumte .Sa here qe kam mundesi ,ne fugon ne plazh e kudo ku ulerasin me melodi dhe tekst skandaloz kam folur. Po I mesojne edhe te vegjlit kur kane ndonje ditelindje apo festa me keto shije te ndyra , bertet kllouni si I marre …..
Gje me te peshtire se kjo lloj muzike nuk e gjen askund. Tekste vulgare e pa pike vlere kulturore, edukative. Nje rryme muzikale sa orientale aq edhe pa identintet kombetar. Sidomos kenget e trevave te Kosoves, tashme mund te themi me siguri qe me shume i afrohen haremeve arabe, se atyre shqiptare. Per te mos folur per permbajtjen dhe videoklipet gjysem pornografike. Kengetare qe s’kane asgje te perbashket me muziken, por qe ekspozojne vithe e gjokse vetem per te marre klikime. Kjo eshte njera ane e medaljes. Sa per trsfikun, kjo eshte per tu pare. Ne Shqiperi shoferet kane nje ngut te pa kuptimte per te dale gjithnje ne balle. Me te gjithe menyrat. Nga e majta, nga e djathta, mundesishte edhe “te fluturojne :, vetem te dalin para. Korsia dhe regullat elementare te kodit rrugor jane utopi per 80% te perdoruesve te mjeteve te motorizuar. Atehere pak per plazhet publike, por jo vetem. Kete behar pas tre dekadash Far West, shteti vendosi te leroje 5-10% te 100% abuziv. Çfare ndodh konkretisht. Pjesa qe i ngelet privatit ne nje fare menyre pastrohet nga personat e punesuar qe kujdesen per hapsiren. Nga sa me ra ne sy, aty ku shteti ka liruar hapesira rere per plazh publik, mbeturinat ishin kuturu. Strukturat apo logjistika thuajse mungojne. Po edhe aty ku jane ,njerezit e kane me te lehte ti hedhin jashte koshit. Ne gjithe bregdetin e plazhit kryesor te Shqiperise, si ne vijen bregdetare ashtu dhe ne shetitoret e tij, plerat jane prezent kudo. Nje impakt i tmerrshem per turistet, sidomos ata te huaj. Megjithate ndihet mungesa e kontenitoreve, pushteti lokal punon si qemoti. Ne shume vende koshat mungojne per qindra metra. Po edhe aty ku jane tejmbushen, e me teper gjen ne toke. Sikur mos mjaftoje kjo, vijne edhe mbledhesit e kanaçeve e te plastikes, dhe ç’ka brenda e hedhin jashte. Gje me te ndyre nuk te ze syri. Po me zi jane tregtaret. Ata qe gjithe ambalazhin e dyqanit te tyre e lene ne cep te trotuarit. Keta jane me plere se plerat. Pasi gjithe llumin e tyre presin tua pastroje dikush tjeter. Pale kur fshine me fshese duke te sperkatur kembe e pantallona kur u kalon prane. Nuk sheh nje, nje te vetem qe plerat e dyqanit te tij ti hedhe ne nje kosh te tijin brenda dyqanit. Por jo, te gjithe shtyjne larg vetes. Popull rezil. I pa kulture e harbut. Qe abuzojne me lirine e me ligjet. E njejta gje ne qendra banimi. Akoma sot ne shek e 21 ka njerez ( kafshe ) qe hedhin ç’te munden nga dritarja. Kanibale qe nxjerrin plerat ne korridoret e perbashketa. Qe lene kepuce te dera etj. Ky popull ne pergjithesi e meriton diktaturen. E ka merituar historikisht. Koha qe po kalojme eshte prove e gjalle e asaj qe, shume nga shqipfolesit e ketej dhe pertej kufirit, nuk arrijne te respektojne normat me elementare te civilizimit e te bashkjeteses.
Ndoshta eshte rastesi apo rregull, por per çudi, te gjithe personat me emrin Ilir qe kam njhur ne jete apo lexuar shkrimet e tyre, kane qene dhe jane persona per se mbari. Dhe ketu, natyrisht, vend te veçante ze Ilir Yzeiri, gazetar i kulturuar, i thjeshte e i sakte ne ato qe shkruan. Por, per tu konsideruar si rregull, “gjithe Iliret jane persona per se mbari”, duhet te kete edhe nje perjashtim, sepse nuk ka rregull pa perjashtim. Perjashtimi nga ky rregull eshte nje Ilir qe nuk ka nevoje t’ia permend mbiemrin, sepse e njohin gjithe shqiptaret, eshte ai me i rendesishmi dhe me i pasuri nga te gjithe Iliret e tjere.
@Din-paku
Dukesh edhe nga emri qe je i pa-ditur..
Te shkosh e te besh pushime ne Sarande eshte ferr i vertete. Kemi nje shtepi afer shetitores qe keto 3-4 vjetet e fundit po mallkojme veten pse e kemi blere. Edhe prinderit is e jane pleqeri tani e nuk degjojne mire nuk duan te shkojne me se nuk ka dite qe nga maji e deri ne tetor mos kete nje torture te vertete muzike te perzier. Keto te shohe KM e mos na beje show. Si ketu nuk gjen ne Europen ku duam te shkojme apo ne vendet e zhvilluara e me turizem te zhvilluar. Ne na imponohet zhurme me orar. Nuk duam me te pushojme ne Shqiperi.
Sikur te ishte zhurma, qe me te drejte kritikon autori i shkrimit, vetem neper plazhe(?!)
Zhurmat ne Shqiperi jane normalitet, na shoqerojne kudo dhe kurdohere, qofshim jashte apo brenda ne shtepi.
Cdo rruge bucet nga borite dhe altoparlantet stereo te makinave apo skapamentot e motorcikletave.Neper autobuze e furgone njerezit flasin me ze te larte ndersa shoferet vendosin muzike edhe me te larte e kryesisht te shemtuar (qe u pelqen atyre) Sheshet pushtohen nga grupe te rinjsh qe bertasin me ze te larte edhe ne oret mbas mesnates. Pallatet nuk pushojne diten edhe naten, cdo dite te javes nga trapanet, cekicet e matrapiket. Cdo klub apo restorant gumezhin nga zerat konkurues (kush te degjohet me fort) te klienteve. Shumica e dasmave fillojne me borite e makinave “luksoze” neper rruget e qytetit dhe mbarojne tek tallavate qindra decibel, qe vazhdojne sa me vone ne oret e para te mengjezit. Debatet televizive, seancat parlamentare, etj. fillojne e mbarojne me sharje e kercenime ndaj njeri tjetrit te atyre qe shpesh i quajme si elita te kombit. Politikanet dalin tre here ne dite duke na frustruar me bemat e tyre. Cdo Bajram apo Ramazan shoqerohet me daulle lufte qe zgjasin me muaj te tere. Cdo minare leshon me altoparlant britma qe askush nuk desheron ti degjoje. Te semuret mendore jane shtuar ne Shqiperi, ndersa asistenca shendetsore dhe kujdesi i shtetit eshte pothuajse i padegjuar, deri ne shurdheri. Ka akoma, por ndoshta nuk ja vlen te kerkosh shkakun e kesaj ndotjeje masive dhe gjigande akustike. Sepse autori i shkrimit Ilir Yzeiri, mbasi na ka zbuluar zhurmat qe e kane bezdisur neper plazhe, ne pergjithesi duket i lumtur dhe i kenaqur duke e gjykuar edhe nga fotografia. Me siguri qe ben jete te qete edhe duke shkruar artikuj te tille.
Jo vetem keto tallava (a si quhet) rap a cdo lloj tjeter por edhe keto anglezet jepen te pa cesuruara. Neper plazhe dhe nepee radio. Ore minute degjon f.. F.. F… Pastaj keto ta ngopa ma rruajte a ta hengra e kemi me shumicë ne tranzicion.
Himara dicka me mire kete vit me plehrat. Ama perseri i ke kazanet eplehrave ne rruget kryesore apo si i thone shetitore. Merr nje ‘parfumosje’ ose mbaj frymen kur shetit andej.
Plazhit publik i ka humbur emri… Ka vetem privat me cadra nga 5-10 mijw leke. Udhetonim ne Italy dhe Franca kete fund vere dhe plazhet publike ishin kudo… Cadrat pivate i kishe ne 20%te plazheve jo 100%si ne kapitalizmin alvanos
Një Bravo të madhe x artikullin. Një goditje intelligente e njërit prej probleme ve sociale në Shqipëri. Në plazhet shqiptare por edhe në çdo lokal bombardohesh nga muzika e degraduar e pa shije që vendosin, e ti je I detyruar ta dëgjosh, o shoku, unë nuk kam ardhur x muzikën tënde të qellbur, unë muzikën e zgjedh vet në smart phone, dëgjoj radio nga interneti, shkarkoj, abonohem në aplikacione ku më do qejfi e dëgjoj muzikën time të preferuar nga yjet e muzikës shoku që të më qetësojnë e jo të stresojnë me muzikën e 4 kokëpalarve që e mbajnë veten x “vip” në albanistan. Në çdo vend të botës këto nuk lejohen, vetëm në albanistan. Kur shteti të zgjohet e të vendosi taksë edhe x të drejtën e muzikës e autorit që ti traseton e bombardon njerzit do shohim sa do i mbajnë lart vfirefoxolume.
Bravo Ilir, shkrime te tilla jane kontribut ne edukimin e shqiptareve. Duhet te kete shume gazetare dhe analist si ju qe te formohet nje klime sunduese e kulture dhe arsyes nder shqiptaret
LLAFI YT,N’VESH TË TË GJATIT !
PO E KAPI INATI ATË, U ZGJIDH !!??
O Ilir bylbyli se je dysh me Ilirin e maleve nuk e kemi ditur por more dashamir plazhet jan per muzik dhe ti mundesh me nderrue per disa metra shko me larg dhe behesh si Iliri tjeter.
Analizë SHKOLLË, ku e gjithë gazetaria shqiptare ka se çfarë të mësojë e përvetësojë. FLM Prof. YZEIRI për këtë kontribut në fushën e Medias dhe Shoqërisë Civile, por dhe Institucioneve përkatëse të Shtetit.
Bravo.Eshte me te vertete tmerr te rrishe ne shezllon te paguash 1000 lek dhe te te ike truri nga muzika pavarsisht se je 200-300 metra larg pistes kosova tek sektori Teuta ne durres nuk ka burre nene te rri ne cader te shtune dhe te djele nga ora 11-14 se aty behet shkuma parti dhe per kete duhet te terbohet i gjithe plazhi.Dhjetra polic bashkiak vijne verdall dhe nuk bejne asgje.Vertete katastrofe…..