Shifër e ulët dhe klauzolë e çuditshme, Atletico kthen mbrapsht ofertën kuqezi për Correa

27 Gusht 2019, 21:15Sport TEMA

Transferimi i sulmuesit Angel Correa nga Atletico Madrid te Milani nuk ka për të qenë aspak i lehtë, ashtu sikurse është kuptuar prej kohësh. Ndërkohë që, koha për të kryer këtë transferim po skadon.

Kur mendohej se gjërat ishin në rrugën e duhur, transferimi ka pësuar krejt papritur një tjetër “stop” sot në mbrëmje. Sipas “Cadena Ser”, skuadra spanjolle ka refuzuar ofertën e fundit që ka bërë Milani.

Kuqezinjtë patën ofruar 10 milionë euro këtë verë për të marrë lojtarin në formë huazimi dhe 25 milionë të tjera pas një viti për të blerë 100% kartonin e lojtarit. Pra, huazim me të drejtë blerje pas një viti dhe kostoja në total do të jetë 35 milionë euro.

Kjo shumë nuk ka kënaqur skuadrën “colchoneros”, që kërkon 45 milionë euro, ndaj marrëveshja ka pësuar një tjetër ndalesë. Jo vetëm shuma, por edhe klauzola që kishin vënë kuqezinjtë nuk ka bindur Atletico.

Milani do të paguante 25 milionë euro pas një viti vetëm nëse lojtari luan të paktën 45 minuta në 45 ndeshje zyrtare. Pavarësisht se nga Spanja përgjigjja ishte negative, bisedimet vazhdojnë, pasi edhe trajneri Simeone nuk e ka përfshirë lojtarin në planet e tij për të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje