Kukan kritikon PD-LSI për negociatat: Opozita bojkoton parlamentin dhe nuk ulet për kompromise

28 Gusht 2019, 14:49Politika TEMA

Në një intervistë për Shoqatën Sllovake të Politikave të Jashtme (SFPA), Kukan, i cili kryesoi Grupin Punues të Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së tij në PE, shpjegon se Maqedonia e Veriut mund te marre nje date per negociatat, ndersa Shqiperia eshte ne pikepyetje pasi opozita ka bojkotuar parlamentin dhe nuk po shkon drejt nje marreveshje e drejt dialogut.

“Maqedonisë së Veriut mund t’i jepej një datë specifike në Samitin Evropian në vjeshtë, të cilën unë e konsideroj realiste,” thotë ish-deputeti, duke shtuar se, teksa Emmanuel Macron kishte deklarata shumë kategorike për këtë çështje, duket se ai tashmë po i lehtëson ato.

Ndersa duke iu referuar Shqiperise, Kukan i jep nje shuplake te forte opozites, kur shprehet se data eshte ne pikepyetje per ne pasi PD-LSI ka bojkotuar Kuvendin dhe nuk ulet ne tryezen e dialogut.

“Ata duhet të zbatojnë një reformë të madhe gjyqësore, opozita bojkoton parlamentin dhe mbi të gjitha, shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromise”, theksoi ai, duke shtuar se do të ishte joreale që Shqipëria të merrte datën për momentin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje