Nga Mero Baze
Para fushatës elektorale në Shkodër, kam pasur një bisedë të vështirë me dy deputetë socialistë të Shkodrës, të cilët nuk besonin se do të bëheshin zgjedhjet më 30 qershor. Ishin Ditmir Bushati dhe Luan Harusha.
Ditmir Bushati nuk besonte se do të bëheshin zgjedhje, pasi kishte drojën se mijëra demokratë do vërshonin në qendra votimi dhe do t’i bllokonin, dhe se qeveria nuk mund të fuste popullin në burg. Ishte ajo çfarë në fakt thoshte opozita.
Luan Harusha ishte pesimist se socialistët në Shkodër, ishin braktisur nga PS dhe nuk ishin të motivuar për të mbështetur kandidatin e tyre, pasi sipas Luanit, ishte i mbështetur në distancë nga njerëz të Doshit. Ishte fjala për Valdrinin.
Ditmir Bushati përpiqej t’ia hidhte poshtë rezervat ndaj kandidatit dhe e konsideronte të duhurin për PS, por fokusohej tek nevoja që PS duhet të bënte marrëveshje me PD para zgjedhjeve, ndryshe nuk kishte zgjedhje. Madje, për këtë s’më la gjë pa thënë dhe mua, që isha partizan i shkuarjes në zgjedhje me çdo çmim, duke më kujtuar që kisha marrë më qafë dhe Berishën me qëndrime të tilla dikur.
Luani ishte pesimist për 30 qershorin nga fakti që socialistët e Shkodrës ishin lënë rrugëve dhe si pyeste askush.
Ishte në fakt i pari debat që kam dëgjuar mes dy socialistëve shkodranë, që kishin arsye të ndryshme dhe përfundim të njëjtë pesimist për 30 qershorin në Shkodër.
Ishte aq pesimist debati mes tyre, sa mu krijua ideja se më shumë donin t’i mbushnin mendjen vetes, se mua, që nuk ka zgjedhje më 30 qershor. Në fund u thashë, “merreni qetë. Dhe nëse nuk ka zgjedhje më 30 qershor në Shkodër, meqë jeni kaq të frikësuar, bëhen pas dy javësh”.
Në fakt, zgjedhjet u bënë dhe nuk dështuan as për arsyet që kishte Ditmiri, “frikën” nga revolucioni i Lulit, dhe as për arsyet që kishte frikë Luani, mërzitjen e socialistëve nga braktisja e PS në qendër.
Zgjedhjet e 30 qershorit në Shkodër u futën në krizë pas 30 qershorit, kur kandidatin që mbronte Ditmiri, dhe kundërshtonte Luani, për arsye të tjera, kishte një arsye më të fortë për ta hedhur në erë procesin, se ato që mendonin ata.
Në fakt, po e rikujtoj këtë debat pasi dëgjova Ditmir Bushatin sot, që me shumë të drejtë thotë se rasti i Valdrinit derdhi pikën e fundit të ujit. Tani nëse do gjykoja si Bushati, sot duhet të thosha që kam dëgjuar Bushatin ta mbrojë Valdrinin dhe në debat jo publik, dhe duhet të mbajë përgjegjësi, ashtu siç duhet të them që Luani ka arsye të jetë dhe më i mërzitur se Ditmiri, pasi edhe ata socialistë që kishte në punë, ja hoqi sot Edi Rama.
Por është e padrejtë të them që Ditmiri mbronte një të inkriminuar, pasi as ai, as Luani, nuk e mbronin dhe kundërshtonin Valdrinin për atë që u bëri gjëmën, por për arsye të tjera.
30 qershorin nuk e hodhën në erë paranojat e tyre, por ajo që ata nuk dinin për Valdrinin, si shumë të tjerë. Dhe ajo që ata nuk dinin ishte e shkuara e Valdrinit.
Tani do të isha kurioz t’i takoja të dy përsëri dhe të më shpjegonin si dështuan në parashikimet për 30 qershorin, dhe akoma më shumë, si nuk patën fuqi të parashikonin atë që do t’u bënte Valdrini pas 30 qershorit.
Në fakt për këtë të dytën nuk kanë pikë faji, por kur dëgjoj Ditmirin që thotë dikush ka faj për të, më shkon mendja ta bëj dhe këtë pyetje.
Bushati e do PS-n kur eshte hipur ne kale ! Cfare kujtonte ky birbo se posti ministror eshte i perjetshem !?
Po Jimi
Posti I ministrit nuk eshte I perjetshem
I perjetshem eshte budallalleku dhe legenizmi njerezor, qe nuk duan 1 minister te perjetshem (me te drejte) por duan km te perjetshem dhe kr partie te perjetshem.
Ketu ndahen popujt, ne popuj pa dinjitet dhe te legenosur nga popujt e tjere me dinjitet.
Zogun mbret shqiptaret e bene nuk e bene alienet
Edhe enver hoxhen si mbret per 50 vjet shqiptaret e mbajten.
Eshte ne ADN e ketij populli qe nuk jeton dot pa samar.
Kete te mire ka sistemi demokratik, qe faji ngelet kopil kur ai rrezikon te ekspozoje nivele te larta te politikes, pra meritat e suksesit i merr kryetari, fajin per deshtimin ngelet jetim dhe endet rrugeve.
Habitem, pse është shfaqur vetëm një herë ky koment, kur pa tjetër duhej të shfaqej tre herë!
Vertete Ditmire Bushati eshte nje politikan i mire,por ama ai duhet t’a mbaj kete miresi duke qendruar besnik Ps-te dhe jo te hidhet ne sulm kundra qeverise apo Edi Rames.Me gjithe respektin qe kame per Ditmirin,nuk i ka lezet te dalin neper portale e te flassin keq per ate parti apo qeveri qe e mbajti kaq vjete.Nuk eshte e thene qe te rrish tere jeten minister.
Ke te drejte, e thene eshte qe te rrish tere jeten Kryeminister!!
Z. Baze je i madh. PS ben mire qe ti heqi dhe keta bejne keto lloj lojra Politike si Bushati me Luanin.
Keta qe dalin me mendime kundra 30 Qershorit.
Ky Bushati ,duket si BYTHQIR ndoshta edhe nuk eshte ???b
Ke te drejte Mero. Kur lind vajze eshte jotja, po qe djale eshte imi. Por Rilindja, Mero e ka mbushur kupen. Ajo vetem interesat e njerzve nuk mbron. Oligarket me te jane te ngrohte. Kurrkush sguxon tia thote keto Rames. Me thoni nje shembull qe verteton te kunderten Zhgenjim i madh per njerzit.
Mero nuk eshte se te kam lexuar qe ne fillimet e tua,por kam bindjen se sivjet,kete 6 muajshin e fundit sidomos, duhet te jene editorjalet ne te arritura ne karjeren tende.
Ke shkruar e shpjeguar shume gjera aq thjesh e shkurt,per tema qe do na duheshin 5-6 faqe gazetash per tu shpjeguar ne nje jave botime.
Persa i perket politikes qe ndjek rama…fshati qe duket s’do kallauzo…dmth qe po te ishte i paster rama,te paster do ishin te gjithe( perjashto ndonje njeri qe do kemgulte taulant balla.)
Te thuash qe Ditmiri vendosi Valdrinin apo aq me pakk e mbronte esht si me thene qe Jozefina vendosi Lulin kryetar te PDse?
Unë për vete krijova një simpati për Valdrin Pjetrin, thjesht se e shihja tek ecte krah për krah me Ditmirin tu u zgërdhi të dy. Dhe pa pikë turpi ngrihet tani Ditmiri e aludon që për Valdrinin e ka fajin Rama, a thua sikur Rama është Mesia e i di të gjitha, di gjithçka çfarë u ka ndodhur këtyre që kur kanë dalë në dritë!
Kush ishte? Kush eshte ky Bushati? Kush e njeh c’di të beje ne jete? Edhe modelin e flokeve e ka si xhaxhot e kohes se Enverit
Ditmir bushati eshte djal i shkollum ne perendim ,i afte por nga ana trorike, ne praktik nuk din me fitu zamrat e njerezve ,eshte teper zyrtar cka njerezve u duket kapadaillek . Shkodren axkush nuk mund te fitoje si ai po te jete ma i afrushem me njerezit e ma i thjeshte me ta. 70 per qind e shkodres me rrethinat jane me lidhje miqesore familiare me familjen e tij. Por dhe i jati kur u rrit ne detyre mblodhi mbas vetes servila e hajduta , e kur ra nda detyra e quajten comunista
e nuk i folen ma me goj apo e burgosen . ditmiri duhet te gjeje e afroje njerezit e vet, miqt e familmes, njerezit e ndershem e te majtes ne scooter e jo servilat si puna e grekut ne ministrin e jashtme “sekretarit” qe sot besoi si flet me goj nese ndeshen ne rruge
Z.Baze, Valdrinin nuk e zgjolli as Luani dhe as Ditmiri, por jua solli Edi Rama…
Rama te tregoje se si e “zbuloi”, nga DOSHI aleati i tij strategjik mgjth ne listen e zeze te USA, apo nga burime te tjera familjare, shoqerore etj etj Partia nuk e propozoi madje as nuk e njihte fare Valdrinin
Ditmiri, duke qene dejtues politik atje, e mbeshteti duke treguar profesionalizem dhe respekt per partine dhe kandidatin e saj…
ne fakt, ju jeni gabim sepse parashikimi i tyre doli…Valdrini nuk ka mare as 3% te votave, por fiks 2.7% me abuzime e cuan deri afer 6% …
kjo do thote nuk u mbeshtet nga socialistet, madje as fshati i tij qe quhet “Rrenc” ku mori vetem 2% te votave..
arsyet e hymbjes mund te jene edhe ato qe ti kane thene ty deputetet por edhe tjera…
si lexues i rregullt i TEMES te bej 1 verejtje… bisedat private nuk behen publike , nuk eshte as morale as burrerore …ti e ben me qellim per ti goditur sepse nga ky shkrim nuk shoh te kete asgje parimore dhe profesionale…
I vetmi koment qe vlen, njeh shkodren dhe rastin e per me teper nuk ka mllef e tifozllek. bravo parruca.
koment me vlere, respekt
Ka vite qe Shkodra nuk nxjerr me politikane te zote, atdhetarë e te aftë. Disa gomerë lëpirës Po, te cilët ne vend të punonin kamarierë gjatë kohës që ishin me studime, u morën me shperndarje droge. Fitim i shpejte por fatal per disa qe kerkojne poste udheheqese!
Ka vite qe Shkodra nuk nxjerr me politikane te zote, atdhetarë e te aftë. Disa gomerë lëpirës Po, te cilët ne vend të punonin kamarierë gjatë kohës që ishin me studime, u morën me shperndarje droge. Fitim i shpejte por fatal per disa qe kerkojne poste udheheqese!
Ka vite qe Shkodra nuk nxjerr me politikane te zote, atdhetarë e te aftë. Disa gomerë lëpirës Po, te cilët ne vend të punonin kamarierë gjatë kohës që ishin me studime, u morën me shperndarje droge. Fitim i shpejte por fatal per disa qe kerkojne poste udheheqese!
Edhe nuk ka per te nxjerre edhe per shume vite te tjera.. Jo vetem politikane, por edhe ne fusha te tjera si ne art, kulture e sport pervecse disa mediokerve dhe gjysmakeve qe mbahen ende me te kaluaren e prinderve te tyre. Eshte qytet i pushtuar keto 30vjet nga injoranca e krimi. Edi Rama e ka thene drejt qe Shkodra eshte sfida ime. Uroj tja dale mbane.
We ne fillim kete birbo e kam quajtur “qofte”,
I biri te jatit, nje sharlatan i ” Lala Gjonit”….!
A e gjini kush ishte per te “Lala….” ??? Gjejeni ?
Per mendimin tim me gjithe meritat qe ka ditmiri duhet te perjshtohet nga ps.
Njerez te tille me integritet nuk mund te jetojne ne ps.
Ne kete parti duhet te jene vetem njerez te afte si t. doshi valdrini valëbuna bajrajt ndokajt frrokajt prengajt e shume e shume te tjere si keto.
Kjo eshte PS-ja e vertete.
Parti e krimit.
Parti e korrupsionit.
Parti e hajdutëve.
Ditmir Bushati luan rolin e Ramiz Alise ne fillim vitet e pluralizmit Shqipetar,mirpo harron qe kjo skeme eshte e dale boje!
Ditmir Bushati luan rolin e Ramiz Alise ne fillim vitet e pluralizmit Shqipetar,mirpo harron qe kjo skeme eshte e dale boje!
Kur zihesh me njerezit e shtepise, iken nga shtepia. dhe kjo shpjegon shume. Te rrish ne shtepi dhe te shash njerezit e shpise tek komshiu, kjo gjithashtu shpjegon shume.
Mero Baze me kete shkrim i ke treguar socialisteve se Ditmir Bushati paska qene frikacak dhe disfatist. Si i tille nuk ka vend ne PS.
Vini re !- Mero tregon biseden ( shif paragrafin e katert ). … “Madje, per kete s’me la gje pa thene edhe mua, qe isha partizan i shkuarjes ne zgjedhje
me c’do cmim, duke me kujtuar qe kisha marre me qafe edhe Berishen ne qendrime te tilla dikur.”
Dhe tani gjykoni vete se c,ka don te thote meteper Merua!?
Ramës si kryetar i PS_së të paktën për rastin e Shkodrës duhet t’ju referohet historikut të çdo socialisti atje. Nëse ka qënë socialist që në kryet të herës dhe nuk ka bërë prapa megjithë presionin e shumicës demokrate shkodrane të zbritur nga dukajgjini dhe tropoja, ai duhet shperblyer dhe të marë dhe frenat e saj. Edhe Bushati vete ka qene nje prurje e Rames se sa e socialisteve shkodranë, Po keshtu dhe Valdrini e plot të tjere. Vecse socialistet e vertete nuk munden te beheshin biznesmene dhe te pasur. Ata mbeten te pasur ne ide dhe bindjet e tyre demokratike. Dhe ketu Rama ben prapa, pasi i do “socialistet”, te jene dhe me para.
Çuditem qè merreni me Bushatin.Ai nuk fliste fare kur Berisha ia ndryshoi edhe emrin:nga Ditmir nè Ditèzi dhe sot na u bè reformator apo …
Te tera partite edhe ato qe mendonim ne jane te fuqishme jane kala praj rere qe shemben menjehere sepse nuk funksionojne ne baze pra organizatat por funksionojne vetem kryetaret me sekretaret e ketyre partive . Kjo lidhet direkt me organizaten e Shkodres qe edhe une jam simpatizant i tyre dhe nuk di kush eshte kryetari i P.S se i Shkodres dhe kur nuk dihet kush eshte kryetare merre me mend çfare mund te presesh tjeter po le me rezultat te larte ne zgjedhje edhe ata qe kan votu jane teper te ndershem dhe besnik , po sikur te kishin funksionu organizatat rezultati do te 5 fishohej . Prandaj ju them dy deputeteve shkodrane te latpermendur qe aspak nuk keni kontribu ne funksionimin e Partise si Ditmiri si Luani qe per mendimin tim te dy ju duhet flakur nga partija dhe nga funksioni i deputetit .I kerkoj Edi Rames qe si kryetar i mazhorances te beje e miratoje dy ligje ne parlament : Ligji i pare te jete qe ai kryebashkjak dhe ai deputet qe nuk i kryen dhe realizon detyrat te shkerkohen e te zevendsohen sepse une them u bera kryebashkjak po e nxej karriken e rri kot 4 vjet se nuk me lot njeri , po ashtu edhe per deputetin , atehere do ta shikosh si kryhen detyrat .
Mero, je nje gazetar klasi!
Nuk paragjykoj aspak faktin qe ke keshilluar Berishen sepse e ke bere me qellim te mire dhe ne fund te fundit njerezit ndryshojne. Dhe ja ku ke shume vjet qe po keshillon Edi Ramen dhe prape me qellim te mire. Zoti ta shperblefte sepse i ke ndihmuar qe te dy kur kane qene ne opozite dhe me trimeri …
Flitet per socialistet e shkodres e pordhi kali. Nderkohe, anashkalohet fakti qe Rama vetem socialist qe nuk eshte. E nderkohe eshte edhe kryetari partise socialiste. Ky eshte kulmi hipokrizise. Dhe njekohesisht nje tallje e madhe me antaresine e devoteshme socialiste.
Dikush shkruan që Shkodra ka shumë kohë që nuk nxjerr politikane te zotë dhe të aftë por servil dhe lepirsa,,,, dhe e dini përse?? Sepse shkodranët e vërtet u larguan me forcë nga Shkodra që më 22 prill të vitit 1478 nga sulltan Fatih, I cili instaloj në Shkodër popuj nga lindja e mesme. Nga Jemen, Jordania, Egjipti,, etj.
Pis milet.