Komisioneri Evropian për zgjerim, Johannes Hahn, ka dërguar porosi të qarta dhe të prerë për Kosovën dhe Serbinë.
Eurodeputeti Hahn ka porositur nga Helsinki për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se është shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Është thelbësore që Kosova ta heq taksën. Zgjidhja, rrjedha pozitive e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, është element kyç për të ardhmen e perspektivës evropiane të gjithë rajonit”, tha ai.
Hahn përsëriti thirrjen e tij për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe në Kosovë. “Është shumë e rëndësishme heqja e taksës sepse është kundër parimeve të Bashkësisë. Kur bëhet fjalë për tregtinë e lirë, nuk ka vend për taksa. Kjo duhet të ndryshojë”, theksoi Hahn.
Por, ai po ashtu i bëri thirrje Serbisë të ndalojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
“Në të dyja palët duhet të bëhen hapa njëri drejt tjetrit. Mendoj se mund të gjejmë zgjidhje dhe se kjo nuk është e pamundur”, porositi Hahn. Ai beson se pas zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, do të jetë një “situatë më e qartë”.
“Së bashku me Bashkimin Evropian shpresoj të hyjmë në finalizimin e bisedimeve”, përfundoi Hahn.
BE +Sërbia., mbajnë anën e Beogradit.
Taksa ndermjet dy vendeve qe aspirojne ne Europe duhet te hiqet, por vetem pasi pala serbe qe nuk le gur pa levizur kunder Kosoves te ndale veprimet armiqesore dhe ta njohe ate.
Madje Europa qe e ka perkedhelur shume Serbine me pare ta detyroje ate te njohe krimet e luftes ne Kosove dhe te ndihmoje ne nxjerrjen e kthimin e viktimave te pafajshme te genocidit serb ne Kosove dhe pastaj ta njohe ate.