Pasi mori në e-mail qarkoren e Lulit mbi shtypin dhe sjelljen ndaj tij, Jari filloi të vrasë mendjen se kush mund ta kishte bërë.
Shqetësimi i tij kishte të bënte me faktin se në qarkore flitej vetëm për rrezikun që Luli ka nga shtypi dhe nuk flitej për sulmet që bëhen ndaj Doktorit dhe ndaj tij.
Kjo e shqetësoi paksa.
Të nderuar demokratë!
Jari ju sqaron.
Qarkorja që ka shpërndarë Luli qëndron në parim dhe duhet zbatuar. Por ka shumë pakënaqësi pse Luli nuk i referohet në qarkore dhe sulmeve që janë bërë ndaj Doktorit ose ndaj meje.
Kjo nuk është përgjegjësi e Lulit, por e këshilltarit që e ka bërë.
Siç e ka thënë dhe Doktori, Luli shpesh përdor një këshilltar mizerabël për gjëra të tilla.
Unë mendoj se po t’ia kishte dhënë Martin Henzit, mund ta kishte bërë më mirë.
Ai ka këshilluar njerëz të mëdhenj dhe merr vesh nga kjo punë.
Nga konsultimet e mija me këshilltarët më rezulton se rreziku më i madh i Lulit është sikur këta gazetarët që ai sulmon të fillojnë e ta lavdërojnë Lulin.
Kjo do krijonte keqkuptime të mëdha dhe do thellonte hendekun mes Lulit dhe Doktorit.
Ky rrezik vjen nga fakti se Edi Rama është shumë malinj dhe keqpërdor çdo gjë në raste të tilla. Ai mund t’i urdhërojë ata gazetarët ta lavdërojnë dhe pas kësaj Luli nuk ka si i shan më.
Kjo do ta komplikonte shumë punën. Ndaj Luli nuk ka bërë mirë, që ka veçuar Doktorin dhe mua nga sulmet dhe ka dalë vetë si i persekutuar, pasi u ka lënë atyre mundësinë të bëjnë diversion.
Ndaj udhëzimi im është që ta merrni parasysh, por jo vetëm për Lulin, por për të gjithë.
I juaji Jari!