Gimi i Puros nis biznes të ri me emërimet në SHBA

31 Gusht 2019, 19:56Antena TEMA

Gimi i Puros është një personazh i vjetër i Antenës të cilin po e rikthejmë për shkak të një suksesi të papritur që i ka ndodhur ditët e fundit. 

Ai ka qenë diplomat dhe thirret nëpër studjo sa herë ka ngjarje të mëdha botërore.

Ky është dhe biznesi i tij. Së fundmi ky biznes i ka ecur shumë.

Dje në adresë të tij kanë vërshuar dhjetra e-maile të çuditshme nga Departamenti I Shtetit ku shumë zyrtarë i kërkojnë Gimit t’i sulmojë dhe t’i injorojë, me qëllim që të ecin përpara.

Gimi u trondit shumë kur lexoi e-malin e parë. Pastaj të dytin të tretin e me radhë…! Të gjitha një përmbajtje.

“I nderuar Gimi.

Para disa javësh na dhanë për të lexuar në Departament të Shtetit një përmbledhje të intervistës suaj rreth profilit të Zotit Palmer dhe të ardhmes së tij si diplomat. Lexuam jo pa interes se ju e kishit përshkruar atë si një burokrat, të paftë dhe një njeri që administrata e Trump do ta flakte në rrugë pas asaj që ndodhi në Shqipëri.

Sapo ishim në mbledhje dhe Sekretari Pompeu e emëroi atë të dërguar special në Ballkan, duke e ruajtur ndërkohë postin që ka.

Kjo na shtyu të besojmë, se Sekretari Pompeu e ka bërë nga inati yt. Pasi u interesuam, mësuam se kur ju keni qenë në New York, keni pasur një roje në ambasadë, i cili banonte në një pallat me një hidrualik, i cili kish pas qenë një herë tek shtëpia e Pompeut se i ishte prishur çezma, dhe i patë thënë atij, që të ka sha Gimi.

Prej atëhere Pompeu nuk e kishte hequr nga mendja dhe sapo dëgjoi që t’i kishe sharë zotin Palmer e gradoi atë.

Me shrpesë se mund të kemi dhe ne këtë fat, jemi të vendosur të hyjnë në marrëdhënie biznesi me ju për këtë çështje….!”

Gimi i lexonte e nuk u besonte syve.

-Epo të të vijë fati nga qielli,- tha.

 

 

3 komente në “Gimi i Puros nis biznes të ri me emërimet në SHBA”

  1. Shqiptar says:

    Djemte e baballareve te elites staliniste te KQ tePPSH do zbatojne deri ne vetmohim direktivat moskovite te tavarish Gorbacov , njelloj si pjella i Gaqos dhe i Sulos se Bushatllive .

  2. Vishja plot says:

    Eshte fjala per Agim Neshon?
    Vertete? Wow,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje