Jari dyshon se sulmi ndaj Etildës është lojë kundër Lulit

24 Gusht 2019, 20:49Antena TEMA

Pasi një protal i ri nxorri faturat tatimore të udhëtimeve jashtë Shqipërisë të ministres së Drejtësisë, pati një entuziasëm nga demokratët.

Por Jari e shikon me dyshim këtë punë:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

E pashë dhe unë atë shkrimin mbi faturat e ministres jashtë shtetit, por nuk besoj se ka vend për eufori.

E para, ministrja i ka dhënë vetë faturat portalit.

Si mendoni ju, se po të kishte problem, i jepte ministrja faturat? Kurrën e kurrës.

Ajo e ka bërë qëllimisht të peshkojë opinionin opozitar me këtë çështje, që pastaj ta sqarojë.

E dyta, ata të Ministrisë janë tregu legena, se kanë futur shpenzimet e gjithë delegacionit, ose shpenzimet e disa ditëve, si shpenzime të një nate, apo një personi.

Këtë e kanë bërë për të prodhuar zhurmë, se nuk ka as lajme në behar.

E treat, që është dhe më e rrezikshme, është se pasi të mbarojë sqarimet ajo, njerëzit t’i kthehen Lulit dhe t’i thonë po zotrote në ça hotele fle, sa mijë euro bileta në muaj harxhon, kush t’i paguan etj si këto.

Do fillojnë pastaj të merren me kunatin, me fondet e PD, e gjëra të tilla, dhe do na bëjnë pis.

Pastaj mund të vazhdojnë pse Zeni ikën çdo të enjte në Vjenë e kthehet të dielë bashkë me Karminën, dhe thotë që lekët i nxjerr gruaja nga Instagrami.

Do na mërzisin Doktorin dhe këtu.

Ndaj kjo punë duhet parë pak me dyshim.

Nuk i duhet besuar atij reporterit aq shumë, se mund ta kenë infiltruar vetë, pasi duan të mbulojnë vjedhjet e mëdha me fatura të vogla.

Ne nuk duhet të futemi në këtë fushë, se nuk i kemi mirë punët.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje