Jari sugjeron që Luli t’i justifikojë paratë ruse me fondacionin Besa

26 Gusht 2019, 21:03Antena TEMA

Pas lajmit se fondacioni Besa ka marrë para me përqindje të larta, për të krijuar një skemë të pastër piramidale, Jarit i lindi ideja që Luli mund t’i kalonte hetimet në SHBA me një skemë e cila në finale nxjerr që paratë i ka paguar Edi Rama:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Pamvarësisht fatkeqësisë që i ndodhi fondit Besa, unë mendoj se duhet parë si një rast i mirë për të justifikuar 620 mijë dollarët që kemi paguar për lobim në SHBA, që të mos marrim kot ngarkesë si para ruse.

Skema ime është kjo.

Ne duhet të gjejmë rreth 5 persona si Tur Zheji, që kanë dhënë nga 100 mijë dollarë me fajde tek fondi, dhe me interesat e larta që kanë marrë, justifikojmë shumën në fjalë.

Ata deklarojnë që interesat i ka marrë PD, ne kemi marrë vetëm principalin.

Kjo do të na shpëtonte nga hetmi i burimit të parave të përdorura në SHBA dhe Lulin do ta lehtësonte nga hetimi, pasi do shkëputej përgjegjësia personale në këtë rast.

Propozimi im konkret është ky.

T’i kërkojmë LSI-së nja pesë tipa si Tur Zheji, që kanë fut para tek fondi Besa me përqindje, dhe ata të marrin përsipër të deklarojnë se përqindjet ja kanë dhuruar PD-së.

Pastaj dhe nëse Prokuroria heton më thellë se ku i gjetën ata paratë, do të dalë që atyre ua ka dhënë paratë LSI.

Nëse gërmojnë më tej akoma se ku i gjeti LSI, do dalë që i ka fituar gjatë pushtetit të Ramës.

Pra në finale do dalë që paratë e kanë origjinën tek pushteti i korruptuar i Ramës dhe Luli thjesht ka pastruar korrupsonin e qeverisë Rama.

Kështu, me një gur vrasim dy zogj.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje