Jari njofton popullin mbi disa pika ku duhet të fokusohet lëvizja opozitare

27 Gusht 2019, 20:22Antena TEMA

Në prag të fillimit të sezonit të ri politik në vjeshtë, Jari vendosi të japë disa udhëzime ku duhet të fokusohet aksioni opozitar në vjeshtë:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Meqë vjeshta erdhi dhe pushimet mbaruan, është e udhës të fokusohemi në disa pika ku duhet të mbështesim aksionin tonë opozitar

Së pari, duhet të sigurohemi që gjatë muajit shtator të sigurojmë qetësinë e duhur për kryetarin e PD, pra për Lulin, që ai të fokusohet tek opozita.

Për këtë mendoj që duhet të caktojmë dikë në Hollandë që t’i ujisë lulet dhe të mos humbasë kohë të shkojë çdo javë në Holandë.

Së dyti, duhet të marrim masa që kjo gjermania e CDU që vjen, të takohet me këshilltarin Martin Henze, në mënyrë që të kthjellohet për situatën, pasi Merkeli që kur nuk është këshilluar me të, e ka humbur orientimin dhe na braktisi.

Së treti, duhet që të mbajmë hapur opsionin për 13 tetorin, me qëllim që t’i përdorim këta punonjësit e bashkive tona ende pa i hequr Rama nga puna.

Së katërti, duhet të intesifikojmë luftën kundër grupeve përçarëse në PD, si Topalli, Ristani, Imami etj, përfshi dhe agjentët e hapur, Patozi, Hajdari, Murrizi etj.

Së pesti, duhet të sigurohemi që TV Klan nuk do dalë nga Digitalbi, ndryshe do të quhet si humbje e betejës së Doktorit.

Së pesti, duhet të mbajmë qëndrim ndaj Tos Lubonjës që duket se beson tek emisioni i Kol Ballës dhe jo tek i Ad Krastës.

Së gjashti, duhet të sigurohemi që asnjë demokrat të mos blejë lule tek Kajmaku i Vorës, pasi i ka blerë me lekë të pista.

Së shtati, duhet të bëjmë kujdes të mos i bëjmë presion Doktorit të tregojë planin e opozitës, pasi ai duhet të na e ruajë suprizën kur ta shpalosë vetë.

Së teti, duhet të marrim masa që kur Luli të shkojë në TV, të mos rrëzohet kamera apo ta zërë gjumi kameramanin, pasi duket si sabotim.

Së nënti, duhet të forcojmë këto videot që shpërndan Luli, se njerëzit i kuptojnë më mirë videot se Lulin.

Së dhjeti, duhet të mos e lëmë Lulin vetëm, se na e kap Rama e bëjnë ndonjë pazar dhe pastaj është përgjegjësia jonë.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje