Ministria e Infrastrukturës zgjati me 1 vit e katër muaj kontratën koncesionare të kolaudimit me kompaninë SGS.
Ndonëse zgjatja e afatit nuk është njoftuar zyrtarisht, burime nga ministria thanë se shërbimi i kolaudimit do të mbetet ekskluzivitet i kompanisë zviceriane deri në dhjetor të vitit 2020.
Kolaudimi i automjeteve u dha me koncesion në vitin 2009 nga qeveria e atëhershme e partisë demokratike tek kompania zviceriane SGS për një afat 10 vjeçar. Sipas kontratës, marrëveshja e koncesionit duhet të përfundonte këtë të martë, pra në datën 3 shtator të vitit 2019 dhe shërbimi o kontrollit teknik të automjeteve duhej t’i rikthehej shtetit, së bashku me të gjitha asetet dhe investimet e kryera nga kompania private.
Në klauzolat e kontratës koncesionare ishte përcaktuar edhe rruga se si shërbimi duhej t’i rikthehej shtetit duke i lënë detyrë ministrisë së infrastrukturës që të nisë procesin e transferimit 6 muaj përpara përfundimit të koncesionit.
Por Ministria e Infrastrukturës zgjodhi të mos veprojë për ta rikthyer kolaudimin në shtet duke vendosur ta zgjasë afatin e koncesionit deri në dhjetor të vitit të ardhshëm.
Shërbimi i kolaudimit është një treg që qarkullon rreth 8 milionë euro në vit. Sipas bilancit zyrtar, vitin e kaluar kompania SGS realizoi një fitim neto prej 1.6 milionë euro, me një rritje prej 20 për qind krahasuar me 2017-ën.
Për shkak të leverdishmërisë ekonomike, koncesioni i kolaudimit të automjeteve ka qenë gjithmonë i lakmuar nga grupet vendase të biznesit, por deri tani mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me këtë koncesion pas vitit të ardhshëm.
shtet monopulol. i poshter. shtet i kalbur ne cdo gje keto 28 vjet
Ed Erdoga e paska harru premtimin se do te shkulte kete kompani korrupsionin edhe me kosto penalitetit.
Tashti qe mund ta bene pa shpenzime dhe te liberalizoje tregun hoqi dore prej asaj pune se jua paskan mbushur breket e brekushet ministries e shefit te saje.
Ne ta dhenshim me VOTEN ty races tende…