Spartak Braho, ironi me këshilltarin e Metës: Po ja hiqni "tullat" Presidentit, s'është dinjitoze

6 Shtator 2019, 13:53Politika TEMA

Nga Komisioni i Ligjeve, ku u rrëzuan dekretet e Presidentit për kthimin në Kuvend të dy ligjeve, Braho i kërkoi këshilltarit të Metës, Bledar Dervishajt të jenë më dinjitozë dhe të ngrenë probleme të mirëfillta Kushtetuese.

Deputeti socialist, Spartak Braho i është drejtuar këshilltarit të Metës, duke thënë se po ia heq tullat Presidentit.

Zoti Dervishi po ja hiqni tullat Presidentit. Nga 130 dekrete, 21 dekrete  kthehen mbrapsht. 

Nuk është dinjitoze që në dekretet e Presidentit kërkohet të rregullohet teknika legjislative, kjo apo ajo. 

Thelbi dhe serioziteti i dekreteve të Presidentit janë problemet Kushtetuese. 

Natyrisht rishikimi përfshin një gamë të gjerë të problematikës, e di mirë dhe e vlerësoj, por unë në asnjë rast nuk mbaj mend në 19 apo 21 dekrete sa keni ju, që të ngrini probleme të mirëfillta kushtetuese dhe Komisioni i Ligjeve apo Parlamenti të mos reagojë. 

Ndaj do ju thosha të jeni më dinjitozë në  hartimin e kundërshtimin të ligjeve që Presidenti kërkon për të ç’dekretuar nëpërmjet dekreteve”, tha Spartak Braho.

2 komente në “Spartak Braho, ironi me këshilltarin e Metës: Po ja hiqni “tullat” Presidentit, s’është dinjitoze”

  1. ideali says:

    Ky vetem eshte me ligjin ne Shqiperi. Po te kaloje nga vettingu do te mbetet nja dhjete here ne klase.

  2. Lasgushi says:

    Si ka guxim ky BABA i Teqesë se Volorekës,të kritikojnë Ilirin dhe punën e ti.Këto gjëra mundet të ndodhin vetëm midis shqiptarëve Skraparllinj.O TEMPORA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje