Zgjedhjet presidenciale në SHBA, ja biznesmeni i njohur që do rivalizojë Donald Trump

6 Shtator 2019, 16:57Bota TEMA

Biznesmeni i njohur Howard Schultz njoftoi se i dha fund ofertës së tij jo zyrtare për të kandiduar në SHBA si president i pavarur.

Schultz nuk e ka deklaruar zyrtarisht kandidaturën e tij, por kishte shprehur qëllimin e tij për të kandiduar.

“Jo shumë njerëz sot janë të gatshëm të marrin në konsideratë mbështetjen e një kandidati të pavarur, sepse ata kanë frikë se veprimi i tillë mund të çojë në rizgjedhjen e një presidenti aktual ekzistues të rrezikshëm,” shkroi Schultz në faqen e tij të internetit.

Schulz ka pezulluar gjithashtu fushatën e tij të nisur në qershor për shkak të disa problemeve shëndetësorë.

Paratë që ai ishte duke planifikuar të investonte në fushatën e tij, do të shkojnë drejt organizatave dhe njerëzve të tjerë që “promovojnë ndershmëri, qytetërim dhe rezultate në politikën tonë, dhe që e lëvizin vendin përtej rrjetës dypalëshe.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje