Një ish-analist i CIA-s pretendon se presidenti rus Vladimir Putin, e kishte paralajmëruar George Ë. Bush dy ditë para sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001, duke i treguar për një komplot të afërt terrorist nga Afganistani.
Kjo gjë pohohet nga George Beebee, një analist i lartë i CIA-s në epokën e Bush, që së fundmi ka publikuar një libër me titull “The Russia Trap: Hoë Our Shadoë Ëar ëith Russia Could Spiral into Nuclear Catastrophe”.
Beebee pretendon në libër, se Putini e kishte telefonuar Bush dy ditë para sulmeve në “Kullat Binjake”, për të paralajmëruar se inteligjenca ruse ka zbuluar shenja të një fushate terroriste fillestare në Afganistan.
Por Beebee nuk tregon, nëse SHBA ndërmori ndonjë veprim pas këtyre paralajmërimeve.
Në media është raportuar se edhe shërbime të tjera sekrete, si ato britanike, kishin paralajmëruar SHBA-të për sulmet terroriste.
Sulmi ndaj “Kullave Binjake” është akti më i rëndë terrorist i ndodhur në SHBA, i cili shkaktoi mijëra të vrarë e të plagosur.(TemA)
HA MUT O MERO HA
Fàmiljaret e te vrareve ne kullat binjake tashti duhet ti kerkoje prokurorise qe Bushi te arrestohet e te denohet me karrike elektrike
Fàmiljaret e te vrareve ne kullat binjake tashti duhet ti kerkoje prokurorise qe Bushi te arrestohet e te denohet me karrike elektrike
Po pse mereni akoma me perrallat e CIA-s o TEMA. Eshte vertetuar qe para shume viteve se 11 shtatori ka qene thjesht nje akt terrorist i qeverise se Bushit kunder popullit te vet per te justifikuar luften ne Irak.