Tregtonin në kushte skandaloze, AKU bllokon dhe gjobit dy biznese

7 Shtator 2019, 16:36Sociale TEMA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdoi edhe sot me aksionin e kontrollit të subjekteve tregtare, ku gjobiti 3 biznese dhe u bllokoi aktivitetin 2 prej tyre.

Për shkak të kushteve të papërshtatshme higjeno-sanitare, biznesit ‘’Jeton Hida’’ iu bllokua 147 kg mish si dhe duke marrë gjobë në vlerën e 500 mijë lekëve.

Ndërkohë, dy subjekte të tjera (piceri dhe tregti) kanë humbur të drejtën e ushtrimit të aktivitetit po për mungesë të kushteve sanitare. Ato janë gjoBitur secila me nga 300 mijë lekë.

Njoftim i AKU-së:

Subjekti “Llazar Vezuli” me aktivitet “Njësi tregtimi” Leskovik-Kolonjë, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (mungonin analiza e ujit të pijshëm, librezat shëndetësore të punonjësve dhe kontenierët e mbetjeve, masat kundër dëmtuesve ishin të paplota). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

Subjekti “Jeton Hida” me aktivitet “Kamping” Sotirë, Korçë, i inspektuar në kushtet e flagrancës, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare në kuzhinë dhe në dhomat frigoriferike, mungonte sistemi i gjurmueshmërisë (21 kg Salcë) dhe produkte “mish” pa vulë dhe pa certifikatë veterinare (20 kg mish qingji, 34 kg mish lope, 38 kg mish derri dhe 34 kg të brendshme lope). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

Subjekti “Ermir Çollaku” me aktivitet “Piceri” Pogradec, Korçë, ushtronte aktivitetin në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme (mjete dhe pajisje të amortizuara, të papastruara dhe të pahigjienizuara, prani papastërtish në ambientin e kuzhinës, muret e dyshemeja të papastra, mungesë çertifikate DDD dhe prani insektesh në rafte dhe në tavolinën e punës). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast shkeljeje apo abuzimi, duke bërë të mundur në këtë mënyrë përmirësimin e mëtejshëm të Sigurisë Ushqimore në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje