Krijuan skemën e vjedhjes me TVSH, vijon gjyqi për 15 biznesmenët në pranga

7 Shtator 2019, 12:24Politika TEMA

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për 15 biznesmenët e arrestuar për skemë mashtrimi me faturat e tatimit të vlerës së shtuar. Gjyqtarja Ardiana Bera do të caktojë masën e sigurisë për të arrestuarit. Prokurore e çështjes është Elisabeta Ymeraj.

15 biznesmenët e arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, të cilët dyshohet se kanë krijuar një skemë mashtrimi me faturat e tatimit të vlerës së shtuar, rezultojnë të jenë aksionerë dhe pronarë të disa kompanive, që kanë përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet tenderave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje