Publikohet lista zyrtare, ja 25 subjektet politike që garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

7 Shtator 2019, 10:06Rajoni TEMA
Publikohet lista zyrtare, ja 25 subjektet politike që garojnë në

Është përmbyllur afati ligjor për dorëzimin e kërkesave dhe listave të kandidatëve të subjekteve politike në KQZ, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit.

Valmir Elezi, zëdhënësi për media në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka njoftuar se kërkesat për pjesëmarrje në zgjedhje i kanë dorëzuar 25 subjekte politike.

“KQZ njofton se është përmbyllur afati për dorëzimin e listës së deputetëve për certifikim në zgjedhjet e 6 tetorit. Brenda afatit kohor kanë dorëzuar gjithsej 25 subjekte politike, 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 i pavarur”, tha ai.

Elezi tha se nuk ka iniciativa qytetare që kanë dorëzuar listën e tyre për certifikim.

Ai tregoi se nga nesër do të shqyrtohen këto aplikime dhe vendimmarrja do të bëhet deri më 10 shtator.

Lista e subjekteve politike:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje