Avokati i Tahirit: Prokuroria nuk solli asnjë prove të re, të gjitha materialet ishin copy paste (tregon dhe email-in që "tronditi" prokurorët)

10 Shtator 2019, 15:46Kronika TEMA

Avokati i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit deklaroi se prokuroria në konkluzionet përfundimtare nuk solli asnjë prove të re.

Në një deklaratë për median avokati Maks Haxhia bëri me dije se nëse Tahiri do të dënohet, ai do të ndjekë të gjithë rrugët ligjore për tu ankuar dhe për t’iu drejtuar gjykatave më të larta.

Pjesë nga komunikimi me gazetarët:

Nëse klienti juaj do të dënohet çfarë do të bëni?

Maks Haxhia: Respektin ndaj ligjit, do zbatojmë të drejtën tonë për tu ankuar dhe drejtuar gjykatave më të larta.

Çfarë materiale të reja ka sjellë prokuroria në konkluzionet përfundimtare?

Maks Haxhia: Të gjitha materialet që ishin tani ishin copy paste dhe jo të bëra mirë. Përkundrazi ne sollëm një material që ishte skandaloze dhe që në atë moment Prokuroria po të kishte njëcikë dinjitet profesional do të pushonte hetimin e kësaj çështje për shkak se një prej të pandehurit, siç ishte Gjergj Kohila ka bërë email drejtuar një prej prokurorëve, fatmirësisht atij prokurori që ishte sot në seancë për të marrë në përgjegjësi penale Habilajt.

Në çfarë periudhe ja ka dërguar?

Maks Haxhia: Para 3 vjetësh

Dmth nuk ka asnjë prove të re?

Maks Haxhia: Absolutisht! Madje ajo që ndjej keqardhje profesionale është që Prokuroria ka sjellë të gjitha materialet e Italisë, ndërkohë që ato janë materiale janë gjykuar nga autoritetet italiane dhe ka qenë vetë prokuroria që i është drejtuar Gjykatës italiane që të pushojë çështjen.

Gjykata italiane i ka mbajtur 6 muajt në dorë, i ka studiuar mirë dhe ka vendosur pushim të çështjes në ngarkim të Tahirit.

Kjo do të thotë që të gjithë episodet që janë caktuar aty nuk duhet të silleshin në gjykatën shqiptare. Duke parë që procesi ngeli në këtë fazë dhe prokuroria në fillesat e saj tha ne kur iu drejtuam parlamentit jemi mbi bazën e materialeve italiane.

Materialet italiane e nxorën të pastër Tahirin, në këtë moment Prokuroria bëri manovrën tjetër, duke u lidhur me 3 oficerët e policisë për ta çuar deri në fund atë ngarkesë që kishin marrë përsipër për ta vënë Tahirin përpara përgjegjësisë penale

6 komente në “Avokati i Tahirit: Prokuroria nuk solli asnjë prove të re, të gjitha materialet ishin copy paste (tregon dhe email-in që “tronditi” prokurorët)”

  1. MACOKU says:

    strazburgu do denoj prokuroret dhe dem shperblim 5 miljon euro tahirit shtetit shqiptar mer prap gjob te majmetnga gjykata e STRAZBURGUT ME DUKET SE PROKURORET PO BEJNE LOJ TE NDYRE DHE DO E PAGUAJNE

  2. gloria says:

    Sa me shpejte te futet ne burg Sajmir Tairi aq me shpejte do te vije drejtesia e shumepritur.

  3. Komentuesi says:

    Deeri sa te jene ne prokurori njerzit e Sali Berishes,keshtu do veprohet,padrejtesi,nuk ka per te patur kurre drejtesi,pasi ata jane kafshe dhe nuk mund t’a harrojne parane e madhe qe kane mare nga ai kryekriminel.Tahirin,e di i madhe dhe i vogel qe eshte i pafajshem.Ato qe ngre sot prokuroria,jane shpifjet dhe videoskenimet te bera ne studjon e SHQUPIT.Pd-ke po perjeton ditet e saj te fundit dhe kerkon qe te marin me vehte njerez te pafajshem.

  4. A says:

    Pyetje:( per haxhine dhe te tjere)
    A e kishit dosjen ne dispozicion?( po qe prej 6muajsh)
    Kur dosja nuk paraqisite asnje prove te re, perse nuk ju drejtuat gjykates qe te pezullonte hetimin?!
    Pavarsisht se dojsja sic thoni nuk kishte asnje prove te re,perse kerkuat gjykim te shkurtuar?!

    1. liu says:

      kurva shane kurven qe je kurve

  5. rexha 10 says:

    Tahirin e djege vetem fjala e perseritur,NUKE KENI PARE GJE AKOMA. PER KE E KA FJALEN TAHIRI ?
    APO E DINTE SE HISTORIA E TAHIRIT DO TE PERFUNDONTE NE KETE MYNYRE.PERSE SAKRIFIKOHET KY NJERI ?KUJTE PO I BENE NDERE?
    PERSE NUKE E MERRE ME VETE EDHE DROGAXHITE E TJERE QEVERITARE POLITIKAN APO VRASES KRIMINELA ORDINERE???????????????
    PO NUKE FOLI DOTE HAJE 24 VJETE BURGE. KESHTU MESOHET SE SI DENOHET I PAFAJSHMINGA KETA PROKURORE TE ZAGAREVE TIPO ZAGANJORI. te fala baftjarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje