Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për Saimir Tahirin.
Tahiri, së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie dhe Gjergj Kohilën ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar më parë kërkesën e ish-ministrit për gjykim të shkurtuar.
Pas kësaj seance, pritet të ketë edhe dy seanca të tjera: një për avokatët që bëjnë mbrojtjen dhe e fundit për gjykatën që shpall vendimin, duke eliminuar kështu debatin gjyqësor.
Tahiri gjatë periudhës së hetimit dhe gjykimit ka mohuar akuzat, duke ngritur pretendime se gjyqi ndaj tij është i montuar politikisht dhe se Prokuroria, s’ka asnjë provë që e implikon atë.
Tahiri dhe Jaeld Çela po gjykohen me procedurën e shkurtuar, cka do të thotë se provat e akuzës nuk do të merren në shqyrtim gjyqësor dhe në rast dënimi, ata do të përfitojnë ulje të tij në 1/3-ën.
Më 28 shkurt të këtij viti Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.
Saga e zvarritjes dhe zgjatjes së hetimeve nga ana e Prokurorisë i la vendin sagës së zvarritjes së seancave gjyqësore, me arsyet nga më të çuditshmet, siç ishte një shtyrje në muajin korrik për shkak se Prokurorisë i kishin humbur tre procesverbale të përkthimeve të dosjes së mbërritur nga Italia.
Gjykata ka marrë krahasimet e dëshmive për të zbardhur dilemën nëse njihen, apo jo Saimir Tahiri dhe Moisi Habilaj.
Si Habilaj në Itali, shpjegohet në dosjen italiane, por edhe Tahiri në Shqipëri kanë mohuar se e njohin njëri-tjetrin.
Moisi Habilaj shprehet se janë kushërinj të largët, por nuk ka njohje, një fakt që është përforcuar nga Tahiri, i cili shton se ka lidhje farefisnore, por nuk kujtonte të kishte pasur ndonjëherë njohje personale.
Megjithatë, Prokuroria beson se hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal numër 134, (viti 2016) janë evidentuar jo vetëm njohje, por marrëdhënie besimi ndërmjet të pandehurit Saimir Tahiri dhe të pandehurit të proceduar më vete Moisi Habilaj, sikurse ndërmjet të pandehurit Saimir Tahiri dhe vëllait të Moisiut, shtetasit Artan Habilaj.
Tahiri, nëse do të gjendet fajtor nga ana e gjykatës, do të vuajë 8 vite burg, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
ç’eshte ky budallallek mor lal!
Lulka dhe Berisha kane vra e djeg ne mes te kamerave dhe u tallen me nje popull te tane kur thane jane çadrat me pistolete etj etj prishen regjistrimin e kamerave dhe jane te lire e s’guzon kush me ja permend keto krime; kurse Saimir Tahiri marrka 12 vjet burg sepse paska marre pjes ne shitje Kanabisit italianeve atehere kur e gjithe Evropa oksidenttale po e bone te lire dhe te lejushme shitjen e Kanbisit qofte per mjeksi qofte per deshire.
E shumta qe mund ti jepet si denim po qe se vertetohen nga gjykata (shpresoj e pastruar nga mesjetarizmi tropojan) eshte qe ti ndalohet p.sh per 10 vjet ripjesmarrja ne politike.
Hajde prokurore te plepave te Dr Rrumpalles hajde !
MOS E RRUEJ FARE SAIMIR,SE VJEN MERO GELBAZA KELLIRA DHE TA FUT KARIN NE BYTH NE BURG KURSE GRUAN TA PALLON FATT XHAFAJ
SHOKU TU TE PASKA NGELUR ORA TE MERO BAZE KUR NUK E PELQEN SI GAZETARE PSE E LEXONE GAZETEN E TIJE ?
MOS VALLE TE KA PICK -UAR NDONJE NGA FAMILJA ?
Prokuroria por edhe ne pergjithesi drejtesia,eshte ne ditet e tmerrit nga frika e Vetting -SPAK! Pa asnje prove direkte kerkon 12 vite! Jemi me ty Fatmir djali!
Jane pak. T i konfiskohet pasuria. Dhe tani gallata.Fol per ustain e gjate.Edhe ai pas teje ne Rec.C kemi Mero? Na thuaj nje fjale?
Hajde me byth te forta
Burgu per burra eshte
Te fala Hekrit (gagacit ?
2 vjet burg ka per te bere maksimumi,e kush nuk i ben 2 vjet burg per gjith ato para qe kane fituar politiqenet tane
Do zoti hek litarin mer me vete pisa te tjere te rilindjes homo bashke pastaj me sali kurven e meta pushtin me bashen mis te shkojnne rec se bohet mire te gjith kurvat politikan te gjitha parti koministe te shkojb ne rec ka vend per te gjith hajde tung poshte pushtat e kuq rrofte demokracia reale ne eu e usa
Lajm i cuditshem tahiri nuk ka pranuar akuzat por nderkohe ka pranuar gjykim te shkurtuar. Dmth eshte fajtor… gazetari leshi.
Shume pak per kte legenin. Çojani shullazit ne qeli se jame shoke.