PS kthen me "këmbë në tokë" presidentin: Asnjë hap pas për Metën, ka shkelur kushtetutën dhe do shkarkohet

10 Shtator 2019, 18:46Politika TEMA

I ftuar në emisionin “Top Talk”, kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Ulsi Manja foli mbi çështjen e hetimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta.

I pyetur nëse ndërmarrja e këtij vendimi ishte apo jo diçka e nxituar (nisur nga deklarata e Klajda Gjoshës, Oerd Bylykbashit, Rudina Hajdarit dhe Ralf Gjonit), Manja tha:

“Ky është opinion politik i opozitës, sepse palët vazhdojnë të jenë në barrikadat respektive, ne si mazhorancë respektuam 30 qershorin si datë kushtetuese të caktuar nga presidenti i Republikës dhe opozitën që vazhdon të jetë jashtë institucioneve dhe që pretendon se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin legjitim, ose nuk kishte zgjedhje më 30 qershor sepse  respektuan dekretin e presidentit të Republikës  të datës 10 qershor.

Ajo që është me rëndësi sot është kjo:  në këtë betejë politike qasja jonë ishte respektimi i kushtetutës dhe i ligjit , qasja e opozitës ishte një qasje ekstraligjore dhe në 30 qershor, në fakt ne e kemi bërë të qartë fitoi kushtetuta, fitoi republika sepse askush nuk ka nesër garanci se presidenti i radhës apo dikush tjetër në opozitë sa herë do t’i mbushet mendja se nuk do të hyjë në zgjedhje mund të vijë në një situatë të ngjashme politike”, deklaroi ai.

Sipas kryetarit Manja, veprimi i Metës mbi anulimin e zgjedhjeve shkon në kundërshtim me kushtetutën.

“Presidenti kur ka caktuar datën e zgjedhjeve ka përdorur si bazë kushtetuese nenin 92 Gj që ia jep në mënyrë taksative kompetencën për caktimin e datës së zgjedhjeve, ndërsa kur ka nxjerrë dekretin e datës 10 qershor, me të cilën ka anuluar zgejdhjet e 30 qershorit ka përdorur një seri normash kushtetuese që kryesisht i referohen parimeve të kushtetutës, sepse nuk ka një normë të shprehur kushtetuese që ia jep në mënyrë të shprehur këtë kompetencë.

Tani presidenti, në letrën që ka bashkëshoqëruar nxjerrjen e dekretit të anulimit të zgjedhjeve ka dhënë dhe një seri arsyesh që e kanë çuar presidentin në këtë vendimmarrje dhe kryesisht arsyet kanë të bëjën me gjendjen e  rëndë të rendit të sigurisë publike, thotë presidenti, klima e nxehtë politike dhe nevoja për ç’tensionimin e situatës politie, kaq thotë presidenti por ama të gjitha këto arsye që jep presidenti janë situata hipotetike, sepse nuk mundet presidenti të themelojë apo të marrë një kompetencë që nuk e jep kushtetutanisur nga situata që kanë të bëjnë me vlerësimin e klimës politike.

Por ama ka edhe një këndvështrim tjetër, nuk është vetëm Presidenti i Republikës institucioni i vetëm që ka për detyrë kushtetuese të ruajë Republikën nga situata të destabilizmit të rendit kushtetues dhe të sigurisë publike. Kushtetuta ngarkon një seri institucionesh kushtetuese që duhet të vendosin për këët gjë sepse përgjegjësi për rendin dhe sigurinë publike dhe rendin kushtetues ka edhe qeveria, ka presidenti, ka Këshillimi i Sigurisë Kombëtare dhe një seri institucionesh, unë nuk di të ketë patur një vlerësim të këtyre agjencive, të këtyre institucioneve kushtetuese në harmoni me njëra- tjetrën për të arritur në konkluzionin që duheshin anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Kushtetuta ka parashikuar zgjidhje edhe në këtë rast.

E ka përcaktuar në mënyrë eksplicite se kur janë rastet që mund të anulohen plotësisht apo pjesërisht zgjedhjet vendore dhe i ka parashikuar edhe këto raste dhe unë nuk di kush e rrezikonte rendin dhe sigurinë publike sepse PD dje, nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm tha që ne si PD dhe si opozitë nuk e kemi patur në agjendë djegien e parlamentit”, deklaroi Manja.

Përsa i përket rastit, ku ekziston mundësia që Komisioni i Venecias ta konsiderojë shkarkimin e Metës të gabuar dhe se cili do të jetë vendimi i Komisionit Hetimor, pra do të ndërpritet apo jo, Manja u shpreh kështu:

“Komisioni Hetimor është ngritur me vendim të kuvendit dhe ka një objekt të përcaktuar dhe ka edhe një afat kohor brenda të cilit  do të duhet të shprehet në lidhje me objektin e kërkesës  së 55 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët mendojnë se Presidenti i Republikës me dekretin e datës 10 qershor 2019 , me të cilat anuloi zgjedhjet vendore të datës 30 qershor ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës, sipas nenit 90/2 të saj, çka do të thotë marrja e opinionit nga Komisioni i Venecias, që është opinion miqësor, jo detyrues, është pjesë përbërëse e veprimtarisë së Komisionit Hetimor , e përcaktuar në planin e hetimit.

Ajo për të cilën ne jemi shprehur si Komision Hetimor  është fakti që ne, për sa kohë dhe përderisa i jemi drejtuar Komisionit të Venecias për ta marrë këtë ekspertizë do ta presim opinionin e tij, mbi bazën e të cilit do të themelojmë edhe ne qëndrimin tonë si Komision Hetimor, është një nga llojet e provave që do të administrojë Komisioni Hetimor”, tha Manja.

7 komente në “PS kthen me “këmbë në tokë” presidentin: Asnjë hap pas për Metën, ka shkelur kushtetutën dhe do shkarkohet”

  1. ilir hoxha says:

    te shkarkohet dhe te futet burg hajduti

  2. Koli says:

    Si tha Meta?Kisha informacione qe ne daten 8 do digjej parlamenti.Kurse Meta i cdekretoi zgjedhjet ne daten 10.As te genjeje nuk di e ka humbur fare pusullen.

    1. Raimond vlonjati says:

      O Manja, o koke qyp koperativist i PS-se, !

      Se ku bazohet Presidenti per dekretet e tij , nuk eshte puna jote ta gjykosh, -Detyra jote eshte vetem ta zbatosh

      Ndersa per ta gjykuar ka nje Gjykate Kushtetuese qe e gjykon, jo ti me ato komisioonet e tua, qe jane si komisionet e Klases Punetore qe vezhgonin kuadrot per ndonje shkelje te vijes ..lol dhe pastaj i fusnin ne burg

      E kupton more kokeqyp, se c’eshte hierarkia shteterore, ? Eshte e thjeshte fare e o lumadh, nuk kerkon shume tru–edhe ti qe je hajvan i lindur mund ta kuptosh

      Pra , qeveria jote duhet ta zbatoje njehere Dekretin e Presidentit, duke e botuar ne Fletoren Zyrtare ne fillim dhe te mos bente zgjedhje,
      sepse kudo ne hierarkine Zyrtare dhe kudo , ecet me moton : Urdheri Zbatohet,pastsj kundershtohet , sepse ndryshe behet anraki dhe prishet shteti,

      Pastaj per ta ankimuar ate Dekret te priste te krijohej Gjykata Kushtetuese -dhe ta ankimonte ne gjykate

  3. rexha 10 says:

    KURE NJE BETEJE E FILLON ,DUHET TE BESHE MIRE LLOGARITE QE TA FITOSHE.NE TE KUNDERTEN MOSE E FILLO KURRE ATE BETEJE.
    TANI QE LIDHJET E HAJDUTEVE POLITIKAN ME NJERI TJETRIN JANE SHUME TE FORTA ,SA QE ZINXHIRI I TYRE ESHTE TRASHUAR SHUME .KUSHE DO TA SHKATRROJE KETE ZINXHIRE DO TE MBAHET MENDE NE HISTORI. KAME FRIKE SE TE DY PALET KANE FRIKEN E VETVETES PER TE NESERMEN.
    KESHTU QE META DO TE VAZHDOJE LOJEN E TIJE PA I HYRE GJEMBE NE KEMBE ,EDHE SE VENDIN E KA NE BURGE.EDHE SE NE KOHE ESHTE E VONUAR.JANE MESUAR XHAMBAZET ME BO GJITHMONE ANARSHI ,A THUA SE SHQIPRINE JA KANE LENE TRASHGIM BABALLARET .
    rrofte gjiri i lalzit me 50 macet qe i bejne sehir PRESIDENTIT.

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    Argumentet e Presidentit ishin nje gomarllek … Nuk e di pse,por m’u kujtua “legjenda”
    e fshatarit me gomarin qe vodhi florinjte ne Krrabe…
    … Dhe dyshova seriozisht se gomari qe ngarkoi floririn ne kurriz ishte … Presidenti yne…

  5. Komentuesi says:

    Sa i ka hyre gjembe ne kembe Sali Berishes qe ka bere krimet me me te medha ketij vendi e ketij kombi,aq do ti hyje dhe Metes.Meta ka harxhuar thase me para per te mos u shkarkuar.Nuk do te shkarkohet.

  6. Korcari says:

    Komisioni hetimor ishte per te erdhur keq.Te pazote,injorante,dele Rilindjes.Meta ja u hipi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje