Nexhmendin Spahiu: Historiografia jonë, tmerrësisht anti-osmane dhe anti-turke!!!

13 Shtator 2019, 10:52Blog TEMA

Publicisti kosovar, Nexhmendin Spahiu shkruan se historiografia shqiptare, wshtw anti-osmane dhe anti-turke.

Pasi rendit disa të dhëna që sipas tij legjitimojnë këtë tezë, Spahiu thotë se përhapja e kësaj lloj historiografie u konceptua nga Aleks Buda, Arben Puto dhe Kristo Frashëri në Tiranë, për t’u përhapur nga Ali Hadri në Kosovë.

Sipas Spahiut një histori më afër të vërtetës u shkrua në emigracion apo në burgje, duke veçuar këtu Mustafa Krujën, Ismail Qemalin, Syrja Vlorën, Dom Ndoc Nikaj, Mehdi Frashëri e deri te At Zef Pllumi, Azem Vllasi dhe Muhamet Mustafa.

“Kur iu vunë bazat e historiografisë shqiptare, Shqipëria e Enver Hoxhës ishte e radhitur përkrah Rusisë, që në shumicën e kohës moderne kishte qenë kundër Shqipërisë e shqiptarëve.

Për më tepër, Shqipëria e Enver Hoxhës ishte radhitur kundër NATO-s, d.m.th. kundër aleatëve tanë të natyrshëm historikë: anglezëve, gjermanëve, italianëve, turqve, amerikanëve.

Turqia ishte anëtare e NATO-s dhe meqë amerikanët e largët nuk kishin pasur punë me ne, pos që na kishin ndihmuar pas Luftës së Parë Botërore, atëherë bjeri samarit që të marrë vesh gomari.

Shahej Turqia që të dëgjonte Amerika.

Amerika, pas Luftës së Dytë Botërore, paraqiste atë çfarë Perandoria Osmane kishte paraqitur në mesjetë.

Shtrembërimi i historisë së vërtetë, paraqitja e shqiptarëve vetëm si kundërshtarë të Perandorisë Osmane e si armiq të përbetuar të saj, i shkonte përshtat regjimit enverist.

Aluzioni mes Perandorisë Osmane dhe Amerikës ishte i gjallë kudo në çdo pore të jetës.

Meqë atëherë nuk kishte internet dhe rrjete sociale, ashtu siç shkruhej në mënyrë të gënjeshtërt për Amerikën, të cilën shqiptarët e kishin të ndaluar ta shihnin qoftë edhe në TV, ashtu gënjehej edhe për Perandorinë e dikurshme Osmane, që shqiptarët e kohës së Enverit nuk e kishin jetuar.

Kësisoj propaganda e përditshme ndihmonte në historiografinë e gënjeshtërt dhe anasjelltas.

…Stambolli është një orë fluturim larg. Arkivat amerikane e evropiane po ashtu.

Përse të besojmë qindra libra të pavlerë të kohës së Enverit e pas tij, për mijëra gjermanë të vrarë nga partizanët, duke pasur mundësi të futemi në arkivat e Berlinit dhe ta marrim listën e saktë të ushtarëve të vrarë gjermanë?

…Deri vonë është menduar se babai i idesë për pavarësinë e Kosovës ka qenë presidenti Ibrahim Rugova.

Tani, së fundi, CIA publikoi dokumentet që deri vonë ishin sekret dhe aty e pamë që idenë për pavarësinë e Kosovës e ka dhënë Xhafer Deva që në vitet e ‘60-ta të shekullit XX.

Hapja e arkivave të shërbimeve sekrete, të paktën për historinë deri para 50 vjetëve, na mundëson ta kemi një pasqyrë më reale të historinë sonë”, shkruan Spahiu.

Shkrimi i plotë

Para ca ditësh takova disa diplomatë anglezë, të cilëve u kishin bërë përshtypje reagimet në Facebook ndaj ambasadorit Ruairi O’Connell se përse Londra i ka copëtuar trojet shqiptare?! E para, Anglia në kulmin e saj ka pushtuar 3/4 e globit, por asnjëherë trojet shqiptare. E dyta, Konferenca e Londrës e vitit 1913 ishte ajo që e formoi dhe njohu Shqipërinë shtet. Prej nga këto akuza në vend të mirënjohjes?!

Përgjigjja është se historia që e kemi mësuar nëpër shkollat tona kështu na ka mësuar. Pyetja që pasoi ishte si mund të shkoni përpara me histori të gënjeshtërt?!

Mu kujtua viti 1995 kur në Tiranë, bashkë me poetin Adem Istrefi, regjisorin Bekim Lumi, profesorin Hysamedin Feraj, juristin Kreshnik Spahiu, gjuhëtarin Bahri Brisku e shumë të tjerë, e themeluam Fondacionin “Hasan Prishtina”, me qëllim që në qendër të Tiranës, përballë përmendoreve të vëllezërve Frashëri t’ia ngremë përmendoren Hasan Prishtinës, si dhe bulevardin që atëherë dhe tash quhet “Dëshmorët e Kombit” ta riemërojmë në bulevardi “Hasan Prishtina”.

Ishte mesi i viteve të‘90-ta kur Kosova me shpirt nëpër dhëmbë përpëlitej për t’u shtruar si çështje në arenën ndërkombëtare. Në këtë bulevard gjendet Presidenca, Kryeministria, zyrat e Parlamentit, Gjykata Kushtetuese dhe rektorati i Universitetit të Tiranës. Mendonim që kur këto institucione të komunikojnë me institucionet përkatëse në botë, do të figurojë adresa “Bulevardi Hasan Prishtina” dhe kësisoj, automatikisht, çdo komunikim i Tiranës zyrtare do ta ketë emrin Prishtina. Prandaj e organizuam një tubim madhështor në sallën e Muzeut Kombëtar të Shqipërisë, ku morën pjesë kryebashkiaku i atëhershëm i Tiranës, Sali Kelmendi, dhe mbi 300 intelektualë dhe diplomatë të huaj. Unë, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të këtij fondacioni, i pata ftuar në këtë tubim edhe disa nga ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë, që i njihja personalisht.

Në bordin drejtues të Fondacionit plasi sherri përse unë e kisha ftuar ambasadorin anglez. Hysamedin Feraj thoshte se Anglia i ka copëtuar tokat shqiptare dhe se ta ftosh ambasadorin anglez në manifestimin për nder të Hasan Prishtinës është një tradhti kombëtare e barabartë me atë sikur ta kisha ftuar ambasadorin jugosllav (serb). Për të si nënkryetar Fondacioni kjo ishte e pafalshme, kurse pikëllimi im më i madh ishte me të tjerët në Bord, që këtë veprim donin të ma falnin, por që gjithsesi e konsideronin një gabim timin. Historia e gënjeshtërt ishte ngulitur thellë në kokat e intelektualëve shqiptarë dhe unë kot klithja se pa ndihmën angleze Kosova nuk mund të çlirohej.

Me Bekim Lumin u patëm pajtuar dikur falë faktit që ia dhurova librin e Xhafer Devës, të cilin më pas ai e admiroi, por me Hysamedin Ferajn e Adem Istrefin nuk komunikojmë as sot pas 24 viteve edhe pse 4 vite më vonë nga ftesa për ambasadorin britanik, pra më 1999, kryeministri britanik, Tony Blair, u shndërrua në hero të Kosovës. Historia e jonë e gënjeshtërt nuk u rishkrua as pas kontributit heroik të kryeministrit britanik më 1999.

Përse shkruhet historia dhe përse historia shqiptare u shkrua ashtu si u shkrua? Historia shkruhet për t’ia treguar një populli sfidat me të cilat është përballur në të kaluarën, në mënyrë që të mësojë nga përvojat dhe gabimet në sfidat e së ardhmes.

Deri në Luftën e Dytë Botërore në gjuhën shqipe pothuajse nuk ekzistonin tekste të historisë. Historia e Skënderbeut mësohej nga poema romantike e Naim Frashërit (1846-1900) me të njëjtin titull dhe nga dy poemat po ashtu romantike të Jeronim De Rades (1814-1903): “Këngët e Milosaos” dhe “Skenderbeu i pa fan” ose edhe nga “Kënga e sprasme e Balës” (po ashtu romantike) e Zef Serembes (1844-1901). Ndërkaq historia e Oso Kukës dhe e “Lidhjes së Prizrenit” mësohej nga poema e Gjergj Fishtës “Lahuta e Malsisë”.

Tri tekste historike ndërmjet dy luftërave botërore meritonin respekt: “Kujtimet” e Hasan Prishtinës nga kryengritja e madhe e Kosovës, e botuar më 1921, doktorata e Rexhep Krasniqit e mbrojtur në Vjenë më 1926 mbi Lidhjen e Prizrenit dhe libri i Xhefer Belegut “Lidhja e Prizrenit”. Kjo ishte e tërë historiografia shqiptare deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Historiografia që u krijua në Shqipëri pas ardhjes së komunistëve në pushtet ishte tërësisht në shërbim të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Baballarët e kësaj historiografie ishin Aleks Buda, Kristo Frashëri e Arben Puto. Këtë historiografi Ali Hadri e transferoi në Kosovë. Kësisoj fakultetet e historisë në Shqipëri e Kosovë e zhvilluan këtë historiografi, ashtu që shumicën dërmuese të historianëve i kemi produkt të kësaj shkolle, e cila ka prodhuar, në thelb, një histori të falsifikuar. Në Kosovë bëjnë përjashtim ca historianë që kanë studiuar në Beograd, si Hasan Kaleshi e Zekeria Cana, e ndonjë tjetër, që për shkak të moshës nuk u kontaminua nga kjo historiografi (Skender Rizaj etj.).

Një histori shumë më pranë të vërtetës u shkrua në emigracion dhe në burgje. Përpjekjen për të shkruar një histori të shkurtër të përbotshme e bëri Mustafa Kruja (1887-1958), i cili paraprakisht kishte shërbyer si kryeministër i 16-të i Shqipërisë (1941-1943). Në emigracion ose edhe në burgjet e Enver Hoxhës u shkruan kujtimet e personazheve më të rëndësishme politike ndër shqiptarë. Këto memoare paraqesin historinë tonë reale. Këto iu ofruan publikut të gjerë tek pas rënies së komunizmit.

Një histori e kohës moderne ndër shqiptarë mund të ndërtohet nga librat e kujtimeve të: Ismail Qemal Vlorës (1844-1919), Syrja Vlorës (1860-1940), Dom Ndoc Nikajt (1864-1951), Mehdi Frashërit (1872-1963), Hasan Prishtinës (1873-1933), Mit’hat Frashërit (1880-1949), Fan Nolit (1882-1965), Sejfi Vllamasit (1883-1975), Eqrem Vlorës (1885-1964), Mustafa Krujës (1887-1958), Rexhep Mitrovicës (1888-1967), Ago Agajt (1897-1994), Xhafer Devës (1904-1978), At Zef Pllumit (1924-2007). Azem Vllasit (1948-), Muhamet Mustafës (1950-). Në fakt, me përshkrimin e ngjarjeve historike, këta autorë në shumicën e rasteve e konfirmojnë njëri tjetrin dhe të gjithë në tërësi e kundërshtojnë historiografinë zyrtare të shkruar nga shërbëtorët e “Shokut Enver”.

I ndodhur në një debat televiziv me një nga historianët e shquar, që është produkt i shkollës enveriste, e pyeta se kush është shteti i parë që e ka njohur pavarësinë e Shqipërisë. Nuk diti të përgjigjet. Në fakt, e dija që nuk do ta dinte përgjigjen, sepse fakti që Egjipti ka qenë shteti i parë që e ka njohur Shqipërinë është fshehur nga historianët shërbëtorë të “Shokut Enver”.

Një historian tjetër, që po përpiqej të më bindte se katedra e historisë e Universitetit të Prishtinës është e nivelit të lartë akademik e pyeta se a e di kush e ka propozuar Ismail Qemal Vlorën në Kuvendin e Vlorës më 1912 për kryeministër? U hutua. Nuk mund të besonte se një pyetjeje aq të thjeshtë nuk ia dinte përgjigjen. Natyrisht historianëve shërbëtorë të Enver Hoxhës nuk iu ka dashur të përmendet emri i Rexhep Mitrovicës, prandaj e kanë fshehur këtë fakt.

Tani t’i kthehemi asaj se përse historiografia e jonë është tmerrësisht antiosmane dhe antiturke?

Kur iu vunë bazat e historiografisë shqiptare, Shqipëria e Enver Hoxhës ishte e radhitur përkrah Rusisë, që në shumicën e kohës moderne kishte qenë kundër Shqipërisë e shqiptarëve. Për më tepër, Shqipëria e Enver Hoxhës ishte radhitur kundër NATO-s, d.m.th. kundër aleatëve tanë të natyrshëm historikë: anglezëve, gjermanëve, italianëve, turqve, amerikanëve. Turqia ishte anëtare e NATO-s dhe meqë amerikanët e largët nuk kishin pasur punë me ne, pos që na kishin ndihmuar pas Luftës së Parë Botërore, atëherë bjeri samarit që të marrë vesh gomari. Shahej Turqia që të dëgjonte Amerika.

Amerika, pas Luftës së Dytë Botërore, paraqiste atë çfarë Perandoria Osmane kishte paraqitur në mesjetë. Shtrembërimi i historisë së vërtetë, paraqitja e shqiptarëve vetëm si kundërshtarë të Perandorisë Osmane e si armiq të përbetuar të saj, i shkonte përshtat regjimit enverist.

Aluzioni mes Perandorisë Osmane dhe Amerikës ishte i gjallë kudo në çdo pore të jetës. Meqë atëherë nuk kishte internet dhe rrjete sociale, ashtu siç shkruhej në mënyrë të gënjeshtërt për Amerikën, të cilën shqiptarët e kishin të ndaluar ta shihnin qoftë edhe në TV, ashtu gënjehej edhe për Perandorinë e dikurshme Osmane, që shqiptarët e kohës së Enverit nuk e kishin jetuar. Kësisoj propaganda e përditshme ndihmonte në historiografinë e gënjeshtërt dhe anasjelltas.

Tani jemi në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI dhe regjimi enverist ka kolapsuar qe 3 dekada. Njerëzit i kanë hapur sytë nga rrjetet sociale që nuk lejojnë që gënjeshtra të livadhisë për kohë të gjatë. Propaganda enveriste ka ngelur vetëm në kokat e ca enveristëve të shkretë kosovarë, që rininë e kanë fikur nëpër burgje. Por, historiografia e prodhuar nga shërbëtorët e “Shokut Enver” akoma është në diskursin tonë publik. Ajo akoma mësohet në shkolla fillore e të mesme. Madje, edhe fëmijët e diasporës sonë helmohen akoma me këtë historiografi. Mësohet ajo ende në universitete publike e private në Shqipëri, Kosovë, e Maqedoni dhe me këto gënjeshtra jepen mastera e doktorata.

Është koha që të këndellemi e të lirohemi edhe nga kjo mbeturinë e enverizmit. Kujtimet e personaliteteve që përmenda më lart janë një pjesë e mirë e historisë sonë. Arkivat osmane tani janë të qasshme për studiuesit tanë të rinj. Stambolli është një orë fluturim larg. Arkivat amerikane e evropiane po ashtu. Përse të besojmë qindra libra të pavlerë të kohës së Enverit e pas tij, për mijëra gjermanë të vrarë nga partizanët, duke pasur mundësi të futemi në arkivat e Berlinit dhe ta marrim listën e saktë të ushtarëve të vrarë gjermanë?

Për më tepër, teknologjia bashkëkohore mundëson edhe hulumtime nga distanca. Deri vonë është menduar se babai i idesë për pavarësinë e Kosovës ka qenë Presidenti Ibrahim Rugova. Tani, së fundi, CIA publikoi dokumentet që deri vonë ishin sekret dhe aty e pamë që idenë për pavarësinë e Kosovës e ka dhënë Xhafer Deva që në vitet e ‘60-ta të shekullit XX. Hapja e arkivave të shërbimeve sekrete, të paktën për historinë deri para 50 vjetëve, na mundëson ta kemi një pasqyrë më reale të historinë sonë.

23 komente në “Nexhmendin Spahiu: Historiografia jonë, tmerrësisht anti-osmane dhe anti-turke!!!”

  1. albi says:

    qekur lexova “…juristi Kreshnik Spahiu…” thashe uatdhefak….

    p.s. Kenga e Sprasme e Bales eshte e Gavril Dara (i riu) o ti mjeshtri qe i ben historianeve pyetje bllokuese…

    p.p.s. Fakti qe Xhafer Deva e paska pasur si ide qe ne 1960 pavaresine e Kosoves, “don’t mean shit”, sic i thone amerikanet. Para Xhafer “4 Shkurtit”, per pavaresine e Kosoves jane perpjekur Isa Boletini, Idriz Seferi, Hasan Prishtina etj etj etj, keshtuqe ta nxjerresh si argument kete per te treguar qe Rugova i paksa kopjuar idene Xhafes, eshte foshnjarake.

    1. Historiani objektiv says:

      albi
      Spahiu ka medimin e vet, ti tendin une timin etj. etj.
      Ajo qe duhet vlesresuar ne ketet shkrim eshte ftesa e Spahiut qe historianet (dhe jo pseudohisoriant) te rishohin ato qe jane shkruajtur, te studiojne arkivat zyrtare qe permend Spahiu por edhe te tjera arkiva, ti interpretojne gjerat qe do te zbulojne ne ate menyre qe secili e sheh te arsyeshme dhe pastaj te gjykojne nese eshte apo jo e nevojshme te rishkruhen te gjithe, disa, apo asnjeri nga kapitujt e kesaj historie.

    2. Kapiti says:

      Edhe me e mire eshte idea e rilindasve tane per BASHKIM KOMBETAR !
      Por ketij « lokalisti kosovar » nuk i pelqen kjo ide !

  2. Ari says:

    Historiografia (meqe autori i shkrimit kete fjale perdor) eshte sigurisht shkence, dhe jo politike dhe aq me pak ideologji. Si e tille mbeshtetet vetem ne fakte dhe dokumente te besueshme madje edhe me burime te ndryshme per te dale sa me afer se vertetes. Qe te arrihet kjo vis a vis Turqise dhe vete Otomaneve, se pari te zhvishet krejt ajo qe kemi mesuar dhe na eshte servirur si e vertetet “absolute”, per te marre me ne fund nje histori ashtu sic ka qene jetuar me luftra, kryengritje, por edhe periudha paqe e “krushqira”. Dhe, mbi te gjitha te dale roli i shqiptareve ne Perandorine otomane – si vleresim, por edhe “kulisat e krereve shqiptare-otomane bashke me kishen dhe oborrin e Sulltanit per pengimin me cdo menyre te gjuhes shqipe ne ate perandori kur – TE GJITHA GJUHET E BALLKLANIT NJIHESHIN NGA AJO PERRANDORI. E verteta ne kete pike nuk ka te beje me urrrejtje me te madhe apo vogel ndaj Turqise, thjesht te dime te vertetetn historike dhe, secili gjykon vete kur lexon. HISTORIANET NUK DUHET TE GJYKOJNE, POR VETEM TE EVIDENTOJNE, LEXUESI TE NXJERRE VETE PERFUNDIMET. FLM

    1. Nexhmedin Spahiu says:

      Për Gavril Darën e Ri ke të drejtë. Është një lapsus shtypi. Në tekstin e botuar mungojnë dy rreshta. Ndoshta i kam fshirë aksidentalisht unë apo redaktori teknik i tekstit. Sa i përket Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e Idriz Seferit ajo që dimë është se kanë luftuar për Shqipëri (përfshi territorin e Kosovës) dhe jo për Kosovë të pavarur. Nëse ti ke dëshmi apo ndonjë dokument për këtë është mirë ta prezantosh. Sa i përket 4 shkurtit 1944 nuk ka asnjë dëshmi që këtë ta ketë bërë Xhafer Deva pos propagandës komuniste. Përkundrazi dyshimet më t ë bazuara janë ato që masakrin ta kenë bërë komunistët për të nxitur shtresa të caktuara të popillsisë kundër pushtetit të atëhershëm. Argumenti më i fortë është ky: si ndodhi që asnjë nga të vrarët të mos jetë komunist. Qeveria e atëhershme kishte listën e komunistëve që fshiheshin në Tiranë. Vetë Enver Hoxha fshihej në shtëpinë e Bahri Omarit që ishte ministër i jashtëm, pra koleg i Xhafer Devës. o

  3. Ana Dolli says:

    Ky Nexha eshte krejt i marre. Po kunder “TURQISE” si nocion politik e social jane shumica e turqve mor gamor. Turqit vete kane me shume 200 vjet qe duan ta heqin qafe turqizmin, Nexha i lepin sumen Erdoganit. Sa e paguajne kete legen turqit?

  4. american16al says:

    Keto shkrime jane si muhabete kafenesh kush e lagu e kush not!!!!! Artikull pa nivel si lloqet e grave…

  5. Muco says:

    Po ky plera edhe emrin edhe mbiemrin turk e ka ca presim nga keta ndyrsira.

  6. xhemal says:

    e quajne veten historian mbeturinat e osmanizmit qe i la shqipetaret pa shkolle.pa shtet i kethehu ne besimtare me dhune me taksa.me premtime idiote i percau.sundimi i perandorise osmane eshte periudha me e erret e kombit shqipetar i coi shqipetaret jenicer ne lindjen e mense 9 vjet pa e pare familjen.i la te jetonin ne mizerie pa rruge.etj etj.kush mbron periudhen e sundimi osman eshte nje perfaqesues i erresires pas luftes dyte boterore u krijuar kushtet per te mesuar te gjithe .fituan te d rejtat grate per te votuar e punuar e nxorren ne diell fytyren u shkolluan,u hapen universitete akademi shkencash .u unifikua gjuha shqipe e plote te tjera. osmanizmi nuk eshte turqia moderne e ataturkut.kaq i nexhedin radikali

  7. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Nexhmedin Spahiu eshte nje adhurues i pushtuesve turq !

  8. Timo says:

    Ky është një shkrim anti historic. Argumentat përse është i tillë autori i ka brënda shkrimit të tij

  9. Yyyppp xhixhi says:

    Yyyytttt te qifte turku faren ty dhe gjithe turqelive te tjere. Rrofte kombi shqiptar, rropt osmanllinjve dhe dobiceve te tyre kudo ku jane.

  10. pak arësye says:

    Nexhmedin Spahiu eshte nje antishqiptar i terbuar deri ne vdekje; lexoni gjithe shkrimet e ketij karagjozi te shekullit!

  11. Buzuku says:

    Po Marin Barleti sherbetor I Enverit ka qene? C’ eshte ky erdoganist I ndyre? Fjala eshte e lite, media e lire….., Na pine renegatet.

  12. Baliu says:

    Nexhi nje gjoja matematikan qe tere kohen merret me gjoja analiza letrare , politike dhe historike, sepse per matematike nuk ka kapacitet as ta hape gojen, tash e paska mare honorarin e ri per ta hapur edhe nje here “debatin” se kush eshte historian e kush pseudo historian. Se sa ka kapacitet Nexhi per histori mjafton shembulli qe Azem Vllasin e rreshton ne mesin e historianve te “pa kontaminuar”. Azem Vllasi ka qene nje pionier i Titos me vetem tre muaj shkolle politike ne Kumrovec (vendlindja e Titos), qe villte vner kunder shqiptarve derisa e shkarkoi Slloba perkunder vnerit te vjellur, sepse Slloba donte ta pastronte skenen politike nga te gjith sherbetoret e kohes se Titos, perfshi ketu edhe politikanet serb. Pra Nexhi xhepat plot per nje artikull prej disa faqesh A4, e nese ndokush i mer seriozisht llomotitjet e tije, aty Nexhi nuk mbane pergjegjesi.

  13. Lee lee says:

    Nuk urrejne Turqine. Pa vetedije urrehet nje menyre mendimi dhe te jetuari. Shiko rastin e Greqise. Nuk lene gje pa thene po ne vetvete e adhurojne ate vend per menyren e jeteses dhe lirine personale.Ne nje vend ku pensionisti I thote live kryeministrit malaka. Miku me I madh I popullit shqiptar ka qene Kina duket si barcolete dhe shiko si e konceptojne shqiptaret ate vend imagjino per Turqine. Eshte dicka patologjike

  14. Pellazgos says:

    “Shqipetareve” nuk u pelqen (piace) historia e vertete sepse u mungon llogjika.
    476A.D.
    Kryeqyteti i Perandorise Greke e Romes Lindore Bizant u quajt me vone Kostandinopolis,ne Nder te Ilyrit Kostandin.
    Kostandini i Madh,Perandori i fundit te Romes Greke te ndertuar nga Eneas nga Troas ne Dhardhanele hoqi gjuhen latine dhe vendosi gjuhen e Tij te Ilyrise ate Greken.
    Perandore qe tjetri,nuk krijoi ndonje skolio “Shqipetare” po te qe ndryshe nga gjitha Greke.
    Te pakten nje fjale te shkruar ne gjuhen “shqipe dhe Ilyre” nuk e shkruajti edhe me Alfabete Greke apo Latine?
    Kjo kryeqender e Kastriotit qe per fat te keq u be e Krishtere deri ne renien e Saj tek barbaret pushtues Osmane quhej Kostandinopolis.
    Del qe te paret tane jo tuajit zoti Spahiu i thonin Polis dhe jo Qitet nga Cita italisht.
    Ne qofte se Kostandini i Madh qe Ilyre pse ju te ashtuquajture pasardhes “Tij” nuk e nderoni me kete emer,por Stamboll?
    Kjo do te thote qe ju vertet flisni per Milloshevice me te drejte,por “harroni” Milloshevicin Turk Ataturkun.
    Cfare do besh do te ta bejne,eshte Aksiome.
    Anglia e krijoi kete shtet barbare dhe me shumice Islamike te quajture Al-bania ne kurriz te Kombit Epirote per te cilen luftuan Arvanitasit.
    Pse Ismail Beu,Naimi,Abdyllahu,Samiu,Hasani etj shkuan ne turqi dhe nuk u bashkuan me “vellezerit” e tyre Arvanitas?
    Se ne ate kohe nuk kishte Ndergjegje Al-banese,shume e thjeshte.
    A e dinin keta myslimane turq qe Arvanitasit dhe Greket luftonin per Epirin e Megas Kostandinos te Jeorgios Kastriotis,te Pirros etj?
    E dinin dhe fare mire,por shkuan tek Dum Baba se djeheshin turq,ndryshe do luftonin per clirimin ndaj tyre.
    A nuk u betua Ismaili se ishte Turk ne Parlanentin e Saj?
    Ndryshe do ta kishin marre me shqelma.
    Aq sa e dinin komunistet se do binte komunizmi aq e dinin edhe Frashellinjte,Ismaili,Hasani etj se do binte Babai i tyre Sulltani.
    Bile luftuan me zell kunder Epirit dhe Kombit tone Ilyro-Epirote.

    1. pak aresye says:

      PO ti Pellazgos kishe vdekur se Iliret linden me vone apo ta thane tek varri historine! Po ç’beni keshtu ore karagjoza, shikoni punet tuaja e leni punet e te tjereve se ngelet tere diten gojegapur e do tu mbushet me miza. E njeh ti Nexhmedinin? Eshte anadollak total.

  15. demo says:

    Sido te vertitemi ne shkrimin e historise,prape atje do te veme,tek koncepti i Aleks Budes.
    Aleks Buda vendosi shtyllat e ngrehines se Historise kombetare.Nuk shkroi detaje dhe kujtime si autoret e sipercituar.Keto shtylla nuk perjashtojne as zbulimet e mevonshme dokumentare,as memuaret,as arkivat.
    Per periudhen e pushtimit turk e ka percaktuar realisht zgafellen e zeze ku e futi pushtimi turk Shqiperine per 500 vjet,duke e perdorur potencialin njerezor dhe visaret natyrore si REZERVAT FURNIZIMI,MONEDHE SHKEMBIMI.Edhe periudhen e Pashalleqeve te medha e ka strukturuar me paanesi shkencore,apolitike,kurse ne sot i konsiderojme si periudhe Zgjimi kombetar,nganjehere u veme edhe merita kombetare dhe trofe inteligjenceqe nuk i kane patur

  16. Mashkullori says:

    Edhe pse nuk jam historian,ne llogjiken time,historia si shkencenuk analizon dhe sintetizon problemet e ndodhite me kushtet,konjukturat dhe llogjiken e sotme.Historia shkruhet sic ka ndodhur,analiza behet me kushtet politike,sociale e ekonomike te brendeshme te kohes kur eshte zhvilluar,si dhe e lidhur ajo me rrethanat e jashtme…
    Nga ana tjeter,ndryshimi I kushteve,nivelit te marredhenieve te reja ndermjet shteteve,interesave politike dhe ekonomike,mbahet dhe qendrim ne merredheniet e reaj midis shteteve pamvaresisht nga e kaluara e hidhur e marredhenieve midis tyre….
    Edhe pse ndryshojne marredheniet me kalimin e vireve,historia duhet te mbetet e njejte per kohen kur eshte zhvilluar.dje marredhenie te keqija,armiqesore,ndersa sot ne situate dhe kushte te reja mund te jene te mira dhe miqesore.Historia njeh shume raste te tillaTe zezes I thuhet e zeze dhe te bardhes I thuhet e bardhe,por megjithate ne jete ne I pranojme te dy ngjyrat,sepse jane te verteta e megjithate na pelqejne ose jo jane ne mjedisin tone.Armiqesi te perjeteshme dhe miqesi te perjeteshme nuk ka,por e perjeteshme eshte historia e ketyre marredhenieve te keqija dhe te mira….
    Turit e sotem nuk jane Osmanet e djeshem.Osmanet dje na mohuan gjuhen,na kthyen besimin e fese tradicionale ne myslimane,na vrane e prene,na shkateruan si komb e territore,bile ne bashkepunim me fqinjet e kohes na kane ckombetarizuar per interesa te fqinjeve…
    Turqit e sotem,krjet nrdryshe nga Osmanet e djeshem,jane aleatet tane me te mire ne Ballkan.Shikoni qendrimin e Serbeve,edhe mbas 20 vjeteve nuk njohin nje Kosove te pavarur,shikoni greket e sotem se si kerkojne te na emertojne gjysmen e Shqiperise si territore te banuara prej popullsie greke,se si kerkojne dhe kushetzojne edhe per hyrjen ne BE me gllaberimin e ujrave tona detare,se si kerkojne te behne zoter te territoreve tona vetem se ne to banojne minoritare apo Shqiptare qe e flasin dhe gjuhen greke.E pra Turqia ne kete rast eshte aleati yne,nje kunderballancues te ketyre interesave shoviniste te ketyre fqinjeve “dashamires”
    Sa per Angline,perseri ky Nexhmedin Spahiu,di gje te na thote se cfare ka thene mbas konferences te Londres per coptimin e Shqiperise me traktatin qe u neneshkrua atje?Thuhet se punen e benin teknicienet dhe ambasadoret hanin e pinin,por firmat ata I hodhen dhe Eduart Grei,ishe minister I jashtem I Anglise dhe drejtues I konferences.AI eshte shprehur se me duket se gabuam ne percaktimiun e kufijve te Shqiperise…
    Eshte kjo nje nga aresyet qe Toni Bler i nxitur nga presidenti Klinton u be nje nder kryesoret e luftes te NATO-s kunder Serbise te Milloshevicit…
    Dhe sot ajo Angli armiqesore,eshte nje mike dhe aleate e jone…
    Kjo eshte histori dhe keshtu duhet shkruar,ribere apo korrigjuar…
    Por ky N.Spahiu dhe ne shkrime te tjera,kerkon te na beje miq me Osmanet e djeshem,duke injoruar historine e djeshme te luftes tone kunder Osmaneve Pushtues..

  17. demo says:

    Komentin mor shkerdhate.o gazete e qelbur,pse i ha komentet ka 14 ore qe e kam derguar.

  18. Millosh Gjergji says:

    Fakti që ky përmendi “miqt e tijë” Hysamedin Feraj dhe Bekim Lumi, nuk lë vend më për të diskutuar. Kohë e humbur është të mirresh me personat që për çdo shkrim, që nga fundi i ’80-tave e deri sot,( për Bekimin tani nuk vlenë meqë iku, e ikshin edhe këta sa më parë ), kanë marrur “shpërblimet nga Beogradi dhe Ankaraja”. Ky Hysa Medini “pallë” akoma sikur ky Nexh Medini kundër historisë dhe dëshmorëve shqiptar, nga se nuk kemi shtet të vërtetë, as nga Morini e pasë dhe as nga Morini e para. Këta “Medinët” po shumohen gjithnjë, sepse derisa shkollat shqipe gjithandej anashkalohen e mbyllen, hapen shkollat e Tayip Medinit, si në republikën e Ismail Qemalit edhe në atë të Adem Jasharit. Ky meqë di shkrim-leximin, mund të ndodhë që në arkivat që i përmendi të ket hasur në prejardhjen e tijë mongoloide, prandaj edhe nga të tillët nuk pritet e mira për kombin shqiptar, por lufta e tyre për turko-mongolizmin.

  19. NNP says:

    Nuk ka faj ky turkoshaku SPAHIU por ka faj cdo shqiptar i vertete qe nuk ngre zerin e t’u thyej dhembet ketyre zorraxhinjve te turkut e grekut.Greku qe nuk din se nga ka ardhur e qe lirine e mbijetesen ja siguruan shqipetaret ha mut e ngre bishtin perpjete sikur eshte ndonje race me merita e vlera.Greket jane nje turme amorfe qe shume shpejt do te thyejne qafen e do te zhduken nga faqja e dheut.E sa per turqit jane ata qe na lane ne kete mjerim disa shekullor.Armiku i vjeter nuk behet mik i ri.Ne turqit e sotem duhet t;i shfrytezojme vetem per interesa strategjike mbijetese se sa per miq e vellezer ata jane bash hasmi jone i vjeter e i ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje