Nisja e vitit të ri mësimor, Policia Bashkiake kërkon shmangien e përdorimit të automjeteve

14 Shtator 2019, 19:24Sociale TEMA

Policia Bashkiake në Tiranë ka hartuar një plan masash, me qëllim shmangien e trafikut në ditën e parë të shkollës.

Shërbime të përforcuara të uniformave blu do të jenë në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, ndërsa qytetarëve u kërkohet që të shmangin përdorimin e automjeteve personale.

Drejtori i Policisë Bashkiake në Tiranë këtë apel ja drejton prindërve në prag të nisjes së vitit të ri mësimor, me qëllim evitimin e trafikut të rënduar në rrugët e kryeqytetit.

“Do fillojnë në ditën e parë të shkollës rreth 55 mijë nxënës në Bashkinë e Tiranës. Nëse të gjithë prindërit dhe mësuesit do t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë me mjet, trafiku do të vështirësohet.

E mira është që të na mirëkuptojnë dhe ditën e parë të shkollës t’i shmangin sa më shumë mjetet në ato distanca të shkurtra që mund të arrihen qoftë në këmbë, me mjete të transportit publik etj”, tha Kapllani.

Shërbimet e Policisë Bashkiake tregoi Kapllani do të jenë të pranishme në rrugët hyrëse të qytetit për të mos lejuar lëvizjen e furgonëve që transportojnë mallra në orët e mëngjesit.

“Bizneset të shmangin orarin e kufizimit të lëvizjes së mjeteve. Që është ora 07:00 deri në orën 09:00”, tha ai.

Policia Bashkiake po merr marr masa paraprake për të mos lejuar asnjë shitës ambulant në afërsi të shkollave 9 vjeçare e të mesme.

4 komente në “Nisja e vitit të ri mësimor, Policia Bashkiake kërkon shmangien e përdorimit të automjeteve”

  1. Hipokrizi e policise says:

    Orari i biznese per kufizimin 7.00 -9.00 ka qene edhe vjet. Por, vetem nje jave eshte respektuar. Me pas, jo vetem qe eshte lejuar, por policia bashkiake dhe ajo rrugore kane qene vet ata qe i lejonin, pavarsisht ankesave te prinderve.
    Kjo eshte arsyeja qe krijohet kaosi.

  2. Klea says:

    Doli dhe foli edhe ermal xhepisti. Po te kete shtet dhe dinjitet lali eri ty dhe toni benin qe vidhni si plehra so ju kishte heq.

  3. Vk says:

    Pa merak se do i hypin te zgara bicikletes, se rruget e makinave jo qe su ben, po u hoqen dhe ato qe kishim

  4. Speed says:

    Ku ti hipi femijet tek ato mjetet e transportit publik ku njerezit duten si dele?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje