Rama batuta me vlonjatët: Pranvera për ju fillon në tetor, por aeroporti do nisë më 2020!

16 Shtator 2019, 18:53Sociale TEMA

Qeveria shqiptare prezantoi këtë pasdite projektin e aeroportit të Vlorës, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka lënë pas edhe batutat me vlonjatët, teksa ka thënë se në mungesë të aeroportit, ata fluturuan me skaf, por u pa që skafi nuk ishte alternativa e duhur.

Më tej, kreu i qeverisë deklaroi se kantieri për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të çelet në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Në mungesë të aeroportit, vlonjatët fluturuan me skaf, por u tregua se skafi nuk ishte alternativa e duhur, ndaj po iu bëjmë aeroportin.

Jemi në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për t’i hapur rrugë këtij procesi.

Dua të përsëris se objektivi ynë që kantierin për ndërtimin e aeroportit ta celin në pranverën e ardhshme.

Unë e di që në Vlorë pranvera fillon në tetor, por e kam fjalën për pranverën e 2020.

Objektivi ynë është që të krijojmë një treg konkurrues, por kjo do kërkojë pak kohë në planin afatmesëm.

Ndërkohë që në planin afatgjatë do normalizohet problemi i çmimeve. Mendoni për emrin, unë e kam një ide shumë të mirë, por nuk do ta them”, tha Rama.

4 komente në “Rama batuta me vlonjatët: Pranvera për ju fillon në tetor, por aeroporti do nisë më 2020!”

  1. Ylli says:

    Kur KM te can t…n ,
    Ik o idiot, bej ndonje pune tjeter vec daljes ne tv.

  2. Billy says:

    Emri, perderisa shetitoren e Anadetit e quajte Lun Gomare, aeroportin quaje Fluturo Gomar.

    1. Don says:

      Spo e mbaj dot te qeshuren. Ku te vajti mendja. Rrofsh.

  3. Don says:

    Shqiperine e kane drejtuar gjithmone gomeret qe fluturojne si puna e ketij. Do ta japi me koncesion per 35 vjet tek Italianet kete aeroport. Se me cfare kushtesh te tjera nuk e thote. SI NUK PATI NJE K/MINISTER ekonomist apo inxhinier urbanist apo jurist por te tere dallkauk pa mend qe e kane bere shqiperine copa. Kryeministri i rradhes qe supozohet te jete Lul Basha eshte nje krye dallkauk me diplome fallco ne Hollande. Kuvendi duhet te vendose kritere kushtetuese per staturen e kryeministrit te vendit. Keshtu nuk ka shans te hipin ne fron e te marrin ne dore fatet e vendit dallkauket e partive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje