VIDEO: Si kurrë më parë, Ronaldo shpërthen në lot prej babait të vdekur

16 Shtator 2019, 11:19Sport TEMA

Cristiano Ronaldo ndër vite ka ndërtuar një (vetë)imazh pothuajse të përsosur: një njeri i pashëm, një lojtar fitues, shumë trofe të grumbulluar, një familje për t’u pasur zili, me plot fëmijë. Ne nuk e kemi parë ndonjëherë me lot në sy atë, por kur flet për babanë (i cili vdiq në vitin 2005), ylli portugez “rrëzohet pa frena”…

Kampioni i Juventusit ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Good Morning Britain”, e cila do të transmetohet e plotë vetëm të martën në mëngjes. Sidoqoftë, sot u reklamua një fragment i saj. Momenti më kulminant arriti me fjalët e Ronaldos për babanë e tij të ndjerë.

“Trishtimi më i madh për mua është kur mendoj se babai kurrë nuk e pa atë që u bëra. Unë u bëra numri një dhe babai nuk di asgjë.

Ai kurrë nuk më pa të merrja çmime. Pjesa tjetër e të njohurve e mi i pa të gjitha; nëna ime, vëllezërit e mi, madje edhe djali im më i madh. Ai, asgjë…”

Siç shihet edhe nga video, Ronaldo përmbytet në lot, duke treguar anën më të fshehtë të karakterit të tij. Edhe njerëzit, që shfaqen “të akullt” në fushën e lojës, kanë zemër dhe, kur flasim për këto gjëra, nuk i shmangin dot emocionet e forta:

“Kam pritur që intervista të ishte argëtuese, por nuk e mendoja të qaj. Mirëpo, asnjëherë nuk i kam parë këto pamje. Nuk e di ku i keni marrë. Më duhet t’ia tregoj familjes sime këto pamje. 

Vërtet nuk e njoh babanë tim 100 për qind. Ai ishte një person i alkoolizuar. Asnjëherë nuk kam biseduar me të, nuk munda të zhvilloja një bisede normale. Ishte e vështirë”.

1 komente në “VIDEO: Si kurrë më parë, Ronaldo shpërthen në lot prej babait të vdekur”

  1. BOHOTINA says:

    Njeri i madh. Kam lexuar shume per te dhe respekti me eshte shtuar pikerisht nga zemra prej burri qe ben shume bamirsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje