Ndeshjet e sotme të Kupës së Shqipërisë në Grupin B, ndonëse ishin vetëm të parat, mund të thuhet se kanë siguruar biletën për në turin tjetër të skuadrave të Kukësit, Skënderbeut dhe Bylisit. Të tre skuadrat e Superiores kanë marrë fitore bindëse në transfertë dhe pritet që të bëjnë formalitet kualifikimin në duelet e kthimit.
E papritura e ditës ishte Laçi, i cili mbylli ndeshjen pa gola përballë Elbasanit, një skuadër e Kategorisë së Parë e cila për më tepër po kalon një formë jo edhe aq të mirë. Ndeshjet e tjera duken të hapura, për kthimin, edhe pse në fakt Luftëtari bëri një hap shumë të mirë me suksesin në minutën e fundit ndaj Turbinës në transfertë.
Një ndeshje nuk u luajt, pasi Kamza nuk u paraqit për duelin me Apoloninë dhe sigurisht pritet që takimi dhe kualifikimi t’i shkojë në tavolinë ekipit fierak.
Ndalesa e Tiranës në një barazim pa gola në fushën e Shënkollit ka qenë surpriza e sotme në Grupin A të Kupës së Shqipërisë.
Bardheblutë me shumë zgjedhje të dyta në formacion, janë ndalur përballë lezhjanëve në këtë sfidë edhe pse kanë krijuar një mori rastesh, duke shtyrë diskutimin për kualifikimin në pjesën e dytë.
Një humbje që komplikon situatën e Flamurtarit në kupë është kjo e sotme përballë Veleçikut në Shkodër. Çokaj shënoi për vendasit, por vlonjatët u përgjigjën me dy gola të Hoxhajt.
Megjithatë, Veleçiku gjeti edhe dy herë të tjera rrjetën dhe mbylli ndeshjen e parë me fitoren 3-2, duke mbajtur gjithsesi në ankth Flamurtarin për kualifikimin e mëtejshëm.
Teuta dhe Partizani kanë gjetur fitoret, por u është dashur pjesa e dytë për të shënuar golat që u siguruan suksesin dhe ua bëjnë thuajse të sigurt kualifikimin që në ndeshjet e para.
Grupi A
Vora-Partizani 0-3
Shënues: 64′ Solomon, 74′ Braun, 78′ Cinari
Tërbuni-Teuta 0-2 (e përfunduar)
Shënues: 72′ Gashi, 88′ Vecaj
Veleçiku-Flamurtari 3-2
Shënues: 4′, 88′ Çokaj, 67′ Zaraj / 14′, 20′ Hoxhaj
Shënkolli-Tirana 0-0
Iliria-Kastrioti 2-1
Shënues: 33′ Doçi, 35′ (p) Lama / 14′ Mehmeti
Burreli-Vllaznia 0-1
Shënues: 25′ Uenderson
Erzeni-Dinamo 3-0
Shënues: 20′ Davidson, 54′ Rezi, 84′ Xhixhua
Korabi-Besëlidhja 2-1
Shënues: 68′ Dida, 80′ Gjongecaj / 62′ Merdini
Grupi B
Shkumbini-Kukësi 1-3
Shënues: 30′ Koreshi / 6′ Maliqi, 35′ Kamara, 69 (p) Daku
Devolli-Skënderbeu 1-4
Shënues: 80′ Tako / 44′ (p) Dita, 78′ Vitia, 89′ Pollozhani, 90+2′ Muja
Elbasani-Laçi 0-0
Turbina-Luftëtari 0-1
Shënues: 90′ (p) Fili
Apolonia-Kamza 0-0 (Kamza nuk u paraqit)
Pogradeci-Bylis 0-4
Shënues: 17′, 49′ Ndreca, 68′ Opoku, 76′ Goxhaj
Egnatia-Besa 0-1
Shënues: 66‘ Hoxha
Lushnja-Oriku 2-1
Shënues: 14′ , 54′ Alkanjari / 8′ Dhrami