Nga Mero Baze
Në të vërtetë, arsyeja përse Lulzim Basha nuk ulet dot në tryezën për reformën zgjedhore, ka të bëjë më shumë me tryezën e partive opozitare, se sa me Damian Gjiknurin.
Ai është në hall çfarë t’iu thotë atyre, nëse ulet në tryezë, dhe jo se çfarë t’i thotë Gjiknurit.
Problemi që ka Lulzim Basha është se ulja në tryezë, i jep fund dhe zyrtarisht revolucionit që ka nisur në pranverë të këtij viti, dhe ai është ende i pasigurt për pasojat, nëse e pranon këtë gjë.
Kjo është arsyeja parimore. Aryseja reale është se Edi Rama ja ka lënë në dorë opozitës, pra Bashës, propozimet për reformën zgjedhore, dhe Lulzim Basha nuk është gati t’ia lërë në dorë tekave të aleatëve të tij propozimet për reformën zgjedhore.
Ai në të vërtetë, dëshiron këtë sistem elektoral që është dhe nuk ka ndonjë vërejtje për të, pasi ky sistem i siguron autoritet në parti, ngaqë është autor i listës së deputetëve.
Nëse ai shkon në tryezë, atij do t’i duhet të përcjellë aty dëshirat e aleatëve të vet, që i ka marrë më qafë duke i nxjerrë nga Kuvendi dhe që duan si shpërblim t’i rifusë përsëri në zgjedhjet e ardhshme, në listat e PD.
Pra ai është i rrethuar nga të gjitha anët.
Fillimisht nga Edi Rama, që e pret në tryezë duke i lënë një karrige në krah të Rudina Hajdarit. Pastaj nga aleatët e vet, që i kërkojnë të ndryshojë sistemin. Dhe në fund, edhe nga Berisha, që i thotë se po të pashë në atë tryezë, gjej vend e futu.
Në këto kushte, i vetmi shpëtim i Lulzim Bashës është të bëjë sikur vazhdon të jetë në revolucion, dhe nuk ulet në tryezë me… Damian Gjiknurin.
Për hir të së vërtetës, nëse do të respektojë revolucionin e dështuar qa ka nisur në pranverë, ai duhet të vazhdojë betejën me Edi Ramën. Se zëvendësimi i lëvizjes “Rama ik” me “Gjiknuri ik”, e bën të dështuar qysh në fillim revolucionin.
Kjo i bie që Basha nuk ka më problem me Ramën, por me njerëz të tjerë brenda PS, dhe po përpiqet të përzgjedhë partnerët e vet brenda PS.
Po të jetë kështu, Rama e ka bërë me kohë këtë gjë, se i ka partneret e vet në PD në Parlament, por është treguar pak më zemërgjerë, dhe u ka lënë një vend dhe të vetëpërjashtuarve.
Për këtë arsye, kjo lëvizja “Gjiknuri ik” duket qesharake në shumë aspekte. Por mbi të gjitha, shumë dëshpëruese për demokratët dhe goxha vlerësuese për Damianin, i cili për pak po besonte se nuk ja varte më njeri.
Gjithe keto manovra te Bashes jane sebepe. Ai ne pamundesi te hiqte Ramen me revolucion dhe te ndryshonte situaten kunder SPAKUT, ju kethye ruajtjes se statukuose si variant me pak i rrezikshem se sa reforma ne drejtesi apo ajo zgjedhore.
Kjo histori me kujton historine me Nastradinin. Dikush i kerkoi Nastradinit litarin dhe Nastradini i tha jo nuk ta jap se me duhet. Menjehere dikushi e pyeti se cfare do bente Nastradini me litarin. Nastradini ju pergjigj se do korte barin. Dikushi prape e nderpreu duke thene se me litar nuk korret bari. Aty Nastradini u nxeh dhe i tha: Ore ti qenke budalla fare. Si nuk e kupton qe sdua te ta jap litarin ty.
Kjo puna e Gjiknurit eshte tamam si litari i Nastradinit. Duke qene se Basha nuk do ndryshime, nxjerr Gjiknurin. Mos u cudisni po tha po. Do pranoje bisedimet nga halli, por prap do mendoje per litarin e Nastradinit. Ve bast se diten e mbledhjes do jete i semure. Do dergoje atje Salinjanin….
Shume gallat o Mero?!?!
Po sot sikur kishte nje gjyqe per nje minister rendi qe po denohet si kriminel. Nuk munde te shkruash dicka per kete gjyq dhe per fotografin e Rames te treguar nga Tahiri ne gjyq?
Eshte gjyq per mafiozet politikan, mafiozi Tahir kercenon gjyqtaret dhe krye mafiozin Ramen qe nese denohet do trondit themelet me informacion per te “madhin” e vertet qe eshte Rama.
Gjyqi Tahirit qe para rend ate te Rames duhet te ishte editoriali i sotem dhe jo pordh me rigon e lagu Basha apo Gjiknur mafiozi.
Rama po i lut bythen Bashes qe te ulet ne tryeze ti thua Rama e ka zgjedhur tryezen me ate te “Hajdarit” qe po pret nese e kaloj motra provimin apo jo, doja te thoja mamaja vettingun apo jo.
Jeni ber nje me pushtetin, vidh te vjedhim, por mjer mileti se ti behesh sulfer i kujtdo qe eshte ne pushtet. Te katandisi Rama ne nje Fahri Balli por me te peshtire.
Edhe si bisede ne Kafene,do te ishte banal ky shkrim.Si nuk te vjen zor qe publikon paçavure te tilla!Keto jan pasojat e militantizmit,
shterpesi intelektuale.
Eshte e vertete.Basha nuk shkon ne tryez me Ramen per reformen zgjedhore se nuk ka ç’fare te flas.Ai po te beshtyj posht i bje ne preher,po te peshtyj larte i bje ne surrat.Keq me ka me aleatet,keq me tryezen dhe keq e mos me keq me Berishe, se, ai nuk e lejon te shkoi ne tryezen per dialog qe i ka propozuar Edi Rame. Te lumt Zoti Mero,i ke rene pikes qe ke gjetur me kete shkakun e Bashes qe e ka si justifikim.
Partite e vogla pro opozitare akuzojne Ramen si diktator…dhe kane 2 muaj qe perpiqen ti mbushin mendjen Bashesh qe te leshoi njecik nga pushteti i tij…llogariteni vete tani se si do ishte basha kryeminister…te keqen o enver
Lulzimi e ka kap per fyti Ramen aq sa po kerko me ngulm bisedime.
Basha qofte kush qofte kauzen e ka ngrit ne besushmeri dhe ka shum drejte ska bisedime me kriminelet. Pike.
Vote e lire dhe e ndershme hajde dhe kush te kete prapanice te qendroje! Ju media me kete merruni.Te sundoje ketu vullneti e deshirat e popullit pavaresisht cilesise se tij.Kaq.
Jugu dhe Zigur mavria e paskan merak dhe duan litarin , po nuk u a japin se 《jo vetem u duhet per vete》, pra nuk duan, por dhe se Jugu me Zigur mavrine mund dhe te mbyten me te nga deshperimi i vendimit te gjyqit per Tahirin. Keshtu e katandisen veten maskarenjte qe kujtojne se demokraci dhe liria u falen gjithcka; u falen ate qe sot po lehin si qen te rrahur ne shtroin e hajduteve dhe krimineleve . Mero i paarritshem ne zberthim te situatave!
Basha mduket ne avantazh se dhe per tahirin keshtu e filloi po I hengri 5 vjet largim nga politika tani rradha e gjiknurit gje qe pritet ate e tha dhe Merkel dhe rama besoj do jete dakord Mero.
undefined