Bujar Nishani: Ju tregoj provat bazike që narkoregjimi fshehu për Saimir Tahirin. Shqiptarë duhet të reagojmë përndryshe do të shuhemi mbi këtë dhe

20 Shtator 2019, 12:28Politika TEMA

Bujar Nishani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda e cila dënoi me 5 vite burgim ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dënim i cili konvertohet në 3 vite e 4 muaj shërbim prove.

Në një shënim të gjatë, Nishani tregon provat bazike, të cilat sipas tij, narkoregjimi i fshehu.

Reagimi i plotë:

Dje pushteti i drejtësisë tentoi t’ju thotë shqiptarëve se nuk ka prova për ish-ministrin e akuzuar për trafikant e bashkëpunëtor me krimin e organizuar.

Por në të vërtetë, dje shqiptarëve ju demonstrua prova më e fortë dhe në flagrancë, ajo e kapjes, kontrollit dhe komandimit të sistemit të drejtësisë nga Mafia dhe krimi i organizuar.

Shqiptarët u ushqyen prej dy vitesh rrjesht me iluzionin e rithemelimit të sistemit të drejtësisë dhe ribërjen e shtetit ligjor.

Dje shqiptarët dhe bota, panë se si nga një sistem drejtësie me plot të korruptuar e të pa aftë brenda tij, tashmë është kthyer në një sistem drejtësie të kapur, kontrolluar dhe përdorur nga mafia dhe krimi i organizuar.

Eshtë e vërtetë që rregjimi narkos, bëri gjithshka të bllokonte marrjen e provave, shkatërrimin dhe asgjesimin e plotë të tyre.

Angazhimi i hapur i narkorregjimit për të bllokuar jo thjesht arrestimin e ministrit gangsterr por për të ndaluar kontrollin e menjëhershëm të banesës, ku prokuroria kërkonte prova materiale, ishte nisja e proçesit të fshehjes së krimit dhe jo zbulimit të tij.

Megjith angazhimin kriminal të narkorregjimit provat bazike ishin dhe mbeten aty, sepse jo vetëm që ishin bërë publike por ishin e janë edhe në dosjet e agjensive ligjzbatuese të vendeve partnere.

Për drejtësinë e narkorregjimit nuk përbën provë ;

– makina e ministrit dhënë trafikantëve të kalonin serbes e pa guxuar kush, ti kontrollonte në kufi.

Një skemë tipike mafioze, ku bosi bënte shitjen formale me letra të makinës, që nëse kapej nga vendet e huaja, u thoshte shqiptarëve se unë e kam shitur dhe kështu dënoheshin veç ushtarët, por nga ana tjetër nuk deklaronte zyrtarisht shitjen dhe pronësinë e re, që policia shqiptare ta trajtonte si makina e ministrit.

Po ju kujtoj sot shqiptarëve se nga grabitja e parave në Rinas janë në burg vetëm ata mekanikët që adaptuan makinën e grabitësve, apo jo ?

Për drejtësinë e narkorregjimit nuk përbën provë as ;

– skafi me kapiten ministrin gangsterr por i paguar nga kapo i bandës dhe administruar në lëvizjen e tij me hyqmin e ministrit.

Nuk përbëjnë provë për drejtësinë e narkorregjimit as ;

– përgjimet e bandës tek deklarojnë dhuratat dhe paratë e dhëna për blerjen e votave në fushatën elektorale.

Nuk janë provë as ;

– qindramilionat e gjendura me patentat e skafistit ministër në të njëjtin e vend, falë aksidentit në ikje ndaj kontrollit të policisë.

Nuk qenka provë as ;

– emërimi i drejtuesve të policisë në akset kyçe të trafikimit dhe përfshirja e tyre në bashkëpunim drejtpërdrejt me bandën.

Nuk është provë sipas drejtësisë së narkorregjimit as ;

– fshehja e kanabizimit masiv dhe mashtrimi i opinionit publik, si një sinjal i qartë për policinë për të mos guxuar të ndalojë trafikun.

Nuk denjon as ta marrë si provë, drejtesia e narkorregjimit ;

– dëshminë e ish oficerit të policisë, Zagani dhe përfshirjen e ish ministrit gangsterr në përndjekjen dhe linçimin e këtij polici që guxoi të denoncoi dhe hetoi grupin kriminal.

Natyrisht që nuk mund të konsideronte provat flagrante drejtësia e komanduar nga narkorregjimi i cili pas emërimit skandaloz dhe antikushtetues të Prokurorit të Përgjithshëm, lëshoi avoketerit mediatik të tij në butaforinë e shëmtuar në çdo ekran dhe hapsirë mediatike, duke na “garantuar” se do të ishte vetëvrasje për rregjimin po të largonte prokurorët që hetonin ish-ministrin gangsterr.

Se ajo nuk mund të ndodhte kurrë , etj., etj. !

Nuk kaloj shumë dhe prokurorët u shkarkuan dhe dosja u shkalafit turpësisht.

Por sado të përpiqet drejtësia e narkorregjimit të fshehë provat, kushdo në Shqipëri, Amerikë dhe Evropë e njeh mirë doktrinën e drejtësisë penale.

Se si konsiderohet fajtor një bos i krimit të organizuar.

Pablo Eskobar, nuk u dënua se transportonte ai vete me thesin në krah drogën.

Toto Riina nuk u dënua se ishte filmuar duke vrarë ai me armë në dorë viktimat e mafies.

Në Shqipëri dhe në botë ka shumë bosë të krimit të dënuar nga përgjimet dhe dëshmitë e dëshmitarëve si prova të krimit të kryer.

Narkorregjimi harron se droga masive nuk shkoi dhe helmoi vetëm Italinë, por shumë prej vendeve të tjera evropiane, Gjermaninë, Francën, Holandën, Britaninë e Madhe, etj.

Rregjimi harron se kriminalizimi i rëndë i shtetit dhe institucioneve të një vendi anëtar i NATO-s, ka minuar drejtpërdrejtë sigurinë e të gjitha vendeve të hapsirës trans-atlantike. Ndaj rregjimi nuk duhet të harrojë se pavarësisht që e ka dorëzuar drejtësinë shqiptare te mafia dhe krimi organizuar, kjo çështje dhe të tjera të ngjashme, bazuar në të gjitha konventat dhe praktikat ndërkombëtare, do të mund të hetohet dhe gjykohet në cilindo prej vëndeve të aksit euro-atlantik.

Shqiptarët e kërkojnë dhe e shpresojnë shumë këtë.

Por sot, beteja me mafien që ka kapur jo vetëm qeverisjen por dhe pushtetin e drejtësisë tàshmë, është një betejë jashtëzakonisht e madhe dhe që do të zhvillohet me dimensione të papara më parë, e që duan ta qesharakizojnë duke e zëvendësuar me “takim për kafe” ku të shkruhen ca nene Kodi, se si krijohen komisionet e qendrave të votimit nëpër katundet e Shqipërisë.

Sot, mafia dhe krimi i organizuar po bëjnë gjithshka jo vetëm të bllokojnë rrugëtimin evropian të shqiptarëve, por ti largojnë ata sa më shumë të jetë e mundur nga modeli dhe aleanca perëndimore.

Pikërisht për këto, sot shqiptarët janë të thirrur në një betejë për sakrifica të mëdha, përndryshe do të shuhet dhe i fundit prej tyre mbi këtë dhè.

(TemA)

32 komente në “Bujar Nishani: Ju tregoj provat bazike që narkoregjimi fshehu për Saimir Tahirin. Shqiptarë duhet të reagojmë përndryshe do të shuhemi mbi këtë dhe”

  1. Drejtësia says:

    Ik ore zhdukuuuuuu

  2. Po te shuhet rraca juaj do i behet mire ketij populli

  3. Life is game says:

    Jari ke te drejte! Kjo ceshtje duhet revizionuar.
    Prokuroria speciale SPAK nuk do ti perserise keto gabime me Ilirin, Salen, Bashen dhe Romen. Pastaj ne vijim.

  4. GJINI says:

    SI KA MUNDESI QE KY LEPIRES I KRIMINELIT ME TE MADH SHQIPTAR
    TE JETE I LIRE ? NORMALISHT KY NE EVROPE ME E PAKTA DO ISHTE NE NJE
    KAMP RIEDUKIMI BASHKE ME SALIUN

  5. ela says:

    o mustaqedhi,ha nje m. . . .

  6. qazim says:

    Or ti shoq,refuzoj te lexoj pacavuret e tua dhe ndjej neveri qe ky vend te ka pas President,fatkeqesi.Ne koken tende nuk ka me materje funksionale por nje boshllek me nje figure qendrore qe eshte SB.

  7. shqiptari i ilirise says:

    O Jari,po boll hëngre mut o boll!
    Boll ka ngrënë e vazhdon të hajë Saliu.

  8. H says:

    Kur jepleksione morali degjenerata, duhet heshtur si forma e vetme e protestës dinjitoze.

  9. altin isufi says:

    Ti Nishan ke te drejte kur flet.Ju lumte juve kur keni gjetur nje popull budalla.E para e punes ky pisi, Tahiri,beri ate qe beri por te pakten deri tani rezulton i denuar,por ti more sakat e handikapat harron horrlliqet 30 vjecare te te gjithe politikaneve.Ne fund te fundit Tahiri akuzohet per droge qe nuk eshte asnje gje krahasuar me grabitjet e prones,vjedhjet ne tendera gjobat ne perqindje ndaj bizneseve,zhdukja e nje fshati te tere,e deri te e vertetuara me ze dhe figure videos te ketij presidenti sharlatan ,qe ndikojne direkt ne te ardhurat e shtetit e ne cilesine e punimeve,e te mos harrojme vrasjet e qytetareve te pafajshem ne bulevard.E shume e shume te tjera qe te gjithe shqiptaret i dine.Une kete mendim kame ,njerezit ta vleresojne vet kush eshte me i rrezikshem e me i demshem

  10. tori says:

    Fakte te dokumentuara ajo eshte baze per gjykim e denim e jo thashetheme politike qellim keqdashes jane prova te fajesis.Ka ikur koha e denimeve politike,dosjeve te skeduara.Shkurt nuk denohet kush per motive politike e kete ta mesoj mire PD qe tashma eshte afer daljes nga skena politike.Ate deshen e ate do marrin,rruge tjeter nuk ka.

  11. Al says:

    Ik o ulok! O curyk nga koka te kembet! Ik se na hapet barkun! Po ku ke fytyre ti te flasesh ne emer te popullit o i mjere? U bere president me tender dhe e pame se c’bere ti per partine! Te perdhunofte gaz bardhi ishalla!

  12. Janaq says:

    Tu Shofté Fara dhe Rraca jote O Sakat i Félliqur!!! HAJDUT dhe RRUGAÇ President qé shkove té Prishje LOJRAT e Fémijéve tek Parku i Liqenit !!! KRYEHORR dhe KRYEHAJDUT , qè do japésh Llogari shumé shpejt pér Pronat qé ke VJEDHUR , GRABITUR , dhe PLAÇKITUR SHQIPÉRISÉ dhe SHQIPTARÉVE!!! ÇYRYK dhe SAKAT i DJALLÉZUAR dhe KRRIMINEL

  13. lulja says:

    Sakat nga trupi sakat nga shpirti,idiot nga trute.Thjeshte degjoni deklaraten e tij cfare do te behet me te kur te largohet nga president ku thote.Une ne Pd nuk mund te shkoj ne pozicione me poshte se ai i presidentit,dhe Sala ja gjeti nje vend ku hackaban e ska asgje ne dore.

  14. Futja kot says:

    E pame drejtesine tende kur ishe president, or damblla.

  15. V.F.L.P says:

    Po mire more president ballist,kur ke gjithe keto “fakte” dhe kur nuk i beson gjykatat tona pse nuk ben nje kallzim ne nje gjykate nderkombetare.Atdheu mbi te gjitha apo jo ?

  16. Dunavatasi i vjeter says:

    Kur jep leksione morali ky mbiemervjedhuri BUJAR MEHMETI….nga Cameria…

  17. Dunavatasi i vjeter says:

    Kur jep leksione morali ky mbiemervjedhuri akrobat politik BUJAR MEHMETI….nga Cameria…

  18. bregdetari says:

    Edhe kush flet per drejtësi të kapur! Ai që ia kishte shterguar qafen prokuroreve e gjyqtarëve dhe i kërcënonte të zbatonin urdhërat e Sales, Berisha eshte presidenti dhe kryeministri model i kapjes së drejtësisë , Bujarët sot lehin e quraviten se u ka ikur drejtësia nga duart dhe mundësia për ta përdorur atë në luftën me kundërshtarët politik.

  19. Timi says:

    Ha mut ha o kapter hakdut pronash! Ha mut ! Jepi edhe kurvave te gruas tende qe nuk lane prone pa tjetersuar

  20. USA says:

    Ik kapteri i rustem pecit enverist kamarieri i guves qete ku beje lidhjet e kamorres me saliun do tregosh spakut ti apo ……..

  21. astrit shba says:

    Nishan me mbiemer te ndryshuar mire ke bere per ato qe i quan prova ti ,eshre me mire te shkeuash pse nuk i perdori prokurori keto qe quan ti prova dhe ndashta gjykata do merte vendim tjwter.Nuk di se post ke mbajtur kur ishta nw pushtet saliu qe nga kapsira e lazaratit gjuheshin me mitraloz elikopteret qe benin vezhgimin e parcelave,pse nuk pwrfshive ti ne ate kohe ministrin e brendeshem te perziere me trafikantet apo te duken te ndryshem keta.Ti si PD dha Tahiri ish i PS keni abuzuar me pushtetin ne kete vend se keni lejuar mos zbatimin e ligjit kudo e per cdo gje,qevèiajuaj edhe e te majyteve shum pakjane ndyshe.Ti nqse mendon se keto qe thua per tahirin jan prova ende ke kohe deri sa vendimi te marre formen e prere dergoji keto tek prokurori ceshtjes qe gjykata apelit te,ndyshoje vendiminMegjithe se keqene minister ne dy dikastwte te rendesishme dhe oresident nuk ke mesuar se pa u zbatuar ligji ne cdo hallke te tij nuk mund te kete nje shtet ligjor te,konsoliduar.

  22. O jari po flet kot, ky eshte modeli qe keni ndertuar ju me juristat plepiste prej vitit 1992, makinen e ka shit pa ndruar pronesinie, drejt ! ai u denua per kete veprim, si e mendon a ka fakte per transportin e droges me kete makine dhe sa eshte sasia dhe a eshte provuar qe ka transportuar droge ?, ne se do kishte nje rast te vetem do denohej si trafikant. Ti je polic dhe i kupton po nuk i kap hajduti me presh ne bythe nuk ke si e denon o jari me mustak, pa mustak

  23. Klorea says:

    Po ik o Bujar, pirdhu!

  24. Azio says:

    Kur behet edhe muti I maces per ilac.
    O Nishan.
    Gjalle je ti.More gjytrym,idiot,servil dhe me i pa afti president ne historine e Shqiperise,mos ha shume se asnje njeri edhe nga te tute nuk ta vare teneqene.
    Aman se na bere me dhimbje koke more for e trashe.

  25. korkodili says:

    =nisi si nje hakmarje per fenomenin Lazarat , pasi Tahiri goditin lazaratin qe ishte vendim politik.Mos te harojme se sipas Guardia di finances Lazarati qarkullonte 4.5 miliard Euro ne vit.Po per 20 vjet.????
    Ku kan vajtur keto te ardhura.
    ==Perfundoj si hakmarje per lazaratin
    ma mer menda koha e Enverit do ta kishte zili.
    Me habit analisti lubonja si ish i denuar????!!!!!!!!!

  26. moni says:

    O Jaro, futi nje te tegel mustaqeve eeee se te dalin shpejt ty ?

  27. bregu says:

    O Jaro , jo prova bazike por prova acide , o te dhjefsha rrashten e kokes, don te thuash diçkà dhe perdor fjale vend e pavend qe nuk jua din kuptimin dhe nuk din ku futen .

  28. Tani says:

    Anej nga Shkodra thone ; Hej mare sherr!!

  29. Johani says:

    Si ste vjen turp te lajmerohesh more pis burri,ti sa ishe presednik kush menagjonte lazaratin,Tahiri apo dy kryetaret tu,ti je veq se nje koqekar i ndyre asgje me shum.

  30. ALBAN DEGA says:

    HAJDE E MOS I BESONI BUJAR KARAOSMAN PETISHANIT !?

    1- ish minister I Brendshem i Republikes Berishiste te Lazaratit

    2- Ish- President i Republikes Eskobariste te Lazaratit !

    3- Bythelepires i peshtire i Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevicit !

  31. Elba says:

    O Bujar,tregohu pak Njerezore.Mos I zbras fisheket kunder Tahirit.Do te vrase Zoti.Ne se do te punonit mire 92-96,Socialistet nuk do te vinin ne Pushtet.Te pakten2 Legjislatura.C;ndodhi? Populli me vetedije ktheu majtas,jo per Komunizmin,por per sistemin Kapitalist.Mos te na vije zore.Por te pohojme me te madhe,kane nje Ushtri me Kuadro nga me cilesoret.Kjo eshte nje e vertete e madhe.Larg urrejtjes! Ne se e denojme Tahirin,a fiton Shqiperia?Populli humbi shume me ju.Firmat Piramidale,Gedeci,26 te vrare,4 te vrare ne Bulevard.Korrupsioni,ne shifra marramendese.Kush u denua?Perkundrazi,po presin radhen,per te hypur ne Kale me cdo cmim.A jane te besueshem,Alibeja,Paloka,Noka,Vasili,Kryemadhi e Manjani?Mendoj,qe jo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje