Këngëtari amerikan: Jam përdhunuar nga motra ime, edhe vëllai ka abuzuar me mua për disa vite

20 Shtator 2019, 17:43Lifestyle TEMA
Këngëtari amerikan: Jam përdhunuar nga motra ime, edhe

Reperi amerikan Aaron Carter pretendon se në fëmijëri është përdhunuar nga motra e tij e ndjerë, Leslie gjatë kohës që kjo e fundit nuk merrte mjekimin që i duhej. Po kështu, sipas një postimi të tij në Twitter, 31-vjeçari është abuzuar edhe nga vëllai.

“Motra ka abuzuar seksualisht me mua nga mosha 10 deri në 13-vjeçare. Po kështu jam përdhunuar edhe nga balerinët e mi, kur isha 8 vjeç. Edhe vëllai ka abuzuar me mua gjithë jetën”, shkruan Carter.

Më tej, reperi shprehet:

“I kam kaluar 15 vitet e jetës sime duke u përfshirë në terapi kundër abuzimit dhe përdhunimi, Jam përfshirë në ulje-ngritje të shumta dhe vazhdoj ende të punoj për shëndetin tim mendor.”

Ylli i muzikës shpjegoi arsyen përse e motra, Leslie, e cila vdiq nga mbidoza në 2012-n, kreu të tilla akte ndaj tij.

“Motra vuante nga bipolariteti dhe merrte litium për t’u trajtuar. Kurrë nuk e pëlqeu mënyrën se si litiumi e bënte të ndihej dhe gjatë kësaj kohë bënte gjëra që kurrë s’do donte t’i bënte vërtet.”

Ndërkohë vëllai i tij 39-vjeçar, Nick, anëtar i grupit “Backstreet Boys”, e cilësoi atë si të rrezikshëm për familjen duke u shprehur se Aaron kish’ fantazuar për vrasjen e gruas së tij shtazënë.

Po kështu, vëllai shtoi se ajo çfarë e trembte më shumë ishte fakti që Aaron zotëron lejen e nevojshme për të mbajtur armë dhe se së fundmi ishte fotografuar me një të tillë në shtëpinë e tij.

5 komente në “Këngëtari amerikan: Jam përdhunuar nga motra ime, edhe vëllai ka abuzuar me mua për disa vite”

  1. besniku says:

    kjo eshte demokracia perendimore!

  2. Bambi says:

    O TEMA
    Pse mer vlla jeni te terhequr nga keto perversitete?
    Pse nuk jepni shembuj te mire e te shendetshem te rinjve ?
    Pse po e degjeneroni jeten dhe promovoni lloj lloj bastardesh ?
    Sa ju pelqen qe ata studentet e Harvardit ti nxirrni ne foto kur dehen si derrat. Pse nuk promovoi dhe ate pjese qe udheheq shkencen.
    Japni nje shembull qytetarie, mos u terhiqni nga klikimet perverse.
    Promovoni studentet e mire, biznesmene te suksesshem, shkencetare, mjeke humaniste, inxhiniere te zote, mesues te respektuar, njerez te punes…
    Na e bete gazeten porno, droge dhe kardashian…

    1. Bossi says:

      Tema ben mire qe ja cjerr surratin jeres se degjeneruar perendimore.

      1. bambi says:

        Nga Siria je ti Boss, apo taliban pe Pakistani ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje