Nga Skënder Minxhozi
Trupi gjykues që ndante fatin personal të Saimir Tahirit ka harxhuar shumë kohë në dhomën e këshillimit të enjten pasdite. Raportimet e gazetarëve të terrenit thonin se tre gjyqtarët kishin nisur madje të debatonin ashpër në lidhje me tre akuzat e rënda me të cilat prokuroria kërkonte të mbyllte pas hekurave ish-ministrin për 12 vjet.
Në fund të rreth tetë orë debatesh, vendimi i trupit gjykues duket se la gojëhapur të akuzuar dhe akuzues bashkë: shpërdorim detyre e jo grup i strukturuar kriminal apo trafik droge. Zyrtar që ka zbatuar keq detyrën, e jo kriminel që ndante paratë me trafikantët. Ky është thelbi i një akuze, e cila paradoksalisht, për sa kohë që s’kemi parë provat konkrete, e futi panelin e gjyqtarëve në zonën e rrezikshme të akuzave politike ndaj të gjithë maxhorancës, e jo vetëm ndaj personit të Saimiri Tahirit. Dhe ja pse.
Së pari, vendimi ndaj Tahirit nxorri si të pavlerë hetimin disavjeçar të organit të akuzës. Kush kujton insistimin e prokurorisë për ta arrestuar Saimir Tahirin, ka tani mundësinë ta vendosë në kontekst të drejtë atë kërkesë që asokohe acaroi gjakrat dhe gjuhën e të gjithë politikës shqiptare. Me devijimin e minutës së fundit nga akuzat e prokurorëve, gjyqtarët kanë ndërtuar një teoremë krejt të re të pozitës dhe përgjegjësive të vetë ish-ministrit të brendshëm, por kanë përfshirë potencialisht, në akuzën e rëndë që kanë formuluar, shumë më tepër persona me pushtet dhe institucione e instanca, sesa vetë Saimir Tahiri.
Së dyti, ky spostim i beftë i akuzave ndaj Tahirit, ka hedhur në opinionin publik shqiptar të parën akuzë zyrtare të formuluar nga sistemi i drejtësisë, për atë që njihet si “kanabizimi i vendit”. Një akuzë e cila nuk flet më për skafe të prishur e makina të dhëna e marra borxh mes Tahirit dhe trafikantëve, por për një fenomen kombëtar të disa viteve më parë. Eshtë dënimi i parë i një politikani për fenomenin, për të cilin s’i ka hyrë deri më sot gjemb në këmbë as atij që dilte në televizion e deklaronte me qetësi të plotë “Lazaratin e lejova unë, ishte vendimi im politik”! Ky pozicionim i ri e fut me të dyja këmbët drejtësinë shqiptare, në debatin e hershëm politik për fenomenin kanabis, që siç e dimë ka qenë në fokusin e posaçëm të politikës shqiptare në 30 vitet e fundit.
Së treti, vendimi për të ndërtuar një vendim gjyqësor mbi bazën e akuzës për shpërdorimin e detyrës në lidhje me përhapjen e kanabisit në të gjithë Shqipërinë, sjell në mënyrë të pashmangshme përfshirjen në listën e të akuzuarve, të një mase potencialisht të frikshme zyrtarësh, përfaqesuesish politikë e shtetërorë.
Sepse Saimiri Tahiri nuk mund ta ketë kanabizuar i vetëm një shtet, sado të vogël si Shqipëria. Akuza që i dha atij gjykata, përfshin drejtpërdrejt ose indirekt, një masë të madhe të institucioneve e agjensive të qeverisë qëndrore, asaj lokale, policisë, shërbimeve inteligjente etj. Në këtë aspekt, dënimi ndaj Tahirit, ndonëse pa etiketën e sikletshme të grupit të strukturuar kriminal apo të trafikut të drogës, është shumë i rëndë, pasi është më i shtrirë në hapësirë dhe në kohë. Nga lidhjet e vogla me ca kushërinj trafikantë, Tahiri akuzohet tani se ka prodhuar me anë të keqpërdorimit të detyrës, kanabizimin e gjithë shtetit.
E nga përmasa e akuzës rrjedh edhe bara e provës që ka sot gjykata. Sepse të prodhosh brenda disa orëve diskutimi në dhomën e këshillimit një akuzë kaq globale dhe të rëndë, ndërkohë që hetimi i prokurorisë nuk e përfshinte këtë aspekt në materialin disavjeçar të paraqitur në proce, do të thotë të marrësh mbi vete barrën e të provuarit të kësaj akuze. Gjykata ka luajtur një lojë të rëndë, atë të hedhjes poshtë të episodit dhe të ngritjes lart të fenomenit. Eshtë një ndryshim cilësor i gjykimit, për të cilin gjyqtarët duhet të kenë prova, madje të hekurta. Ndryshe bëjnë rolin e atij që ndodhet në hall e flet sa për të folur.
Çfarë provash ka trupi gjykues për nxitjen, bashkëpunimin, koordinimin dhe zbatimin e strategjisë së kanabizimit në shkallë kombëtare nga ana e ministrit? A ka objektivisht ai mundësi ta ketë bërë këtë i vetëm këtë gjë, ndërkohë që flitet për një fenomen që shtrihet nga malet e thella të Jugut e deri në pjesët më të harruara të Malësisë së Madhe?
Nëse këto pyetje dhe të tjera si këto nuk do të zbërthehen nga trupi gjykues në vendimin e plotë që do të bëjnë publik, atëhere vendimi për dënimin e Tahirit me akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me kanabizimin e Shqipërisë, është një flluskë sapuni që do të bjerë në apel. Dhe të provosh konkretisht dhe me fakte se një ish-ministër paska koordinuar një “plan kombëtar” kanabizimi, nuk është një punë e lehtë. Kur e ngre stekën lart, duhet të kesh provat, ose bën thjesht shou për t’i ikur sikletit të një dosjeje të dobët prokurorie që të kanë vënë përpara.
Sali berisha i pranon me gojen e tij te gjitha krimet qe ka bere dhe vazhdon te bej thirrje per lufte e vellavrasje dhe drejtesia hesht,edhe ambasadoret e usa heshtin dhe e mbrojne….
Minxhoz
Prandaj vendosi rilindja arta markun dhe donika prelen qe te shkateronin dosjen dhe mos te perfshinin ne dosje pjeset me pikante te hetimit.
Per cdo shqiptar normal eshte e qarte si drita e diellit qe saimir tahiri eshte trafikant.
Sepse nuk mundet qe 1 minister I brendshem te shesi makinen personale ca trafikanteve dhe pastaj ta perdori prape, te shoqeroje ne itali babain dhe gruan e ministrit trafikanti, te shkoje ne greqi per ti rregulluar skafin trafikanti, te kapen 800.000 euro cash brenda qeses qe eshte edhe patenta edhe leja e drejtimit te skafit te ministrit. Te denohet me burg oficeri I policise qe denoncon trafikantet.
A thua edhe ambasad amerikane edhe ajo angleze nuk kane information dhe ja futen kot se u zhgenjyen me denimin e lehte te trafikantit ish minister?????
Minxhoz
Nga keta kazanet e rilindjes ti ke IQ me te ulet prandaj ta lane ty detyren te lash mutin me shure.
Po ajo qe eshte e qarte tashme se gjithe kupola e rilindjes ka per te kaluar nga ajo dera ku kaloi saje qori.
Skeni pare asgje akoma.
PS: kane dale fjale se Hollywood ka kontaktuar dritan Zaganin dhe pritet te beje 1 film per rilindjen hashashin saimir tahirin dhe ed ramen
Akuza gjykimi e denimi behen me prova
Mjaft gjyqeve popullore me opione e hamendje.
Te lumte zoti Mingjozi per shkrimin briland te pa kundershtueshem.Jam plotesisht dakort me ju Pershendetje.
Jam plotësisht dakord me shkrimin, edhe për faktin se është në sinkron me një koment timin dje në një nga gazetat periodike, kuintesesca e të cilit zgjerohet edhe më sot në shkrimin e Minxhozit. Thjesht më vjen mirë që pavarësisht njëri-tjetrit dhe në një distancë të konsiderueshme, ndajmë të njëjtin mendim dhe argument për gjyqin në fjalë. Në fund të fundit gjykata tha: I pandehur Tahiri, jeni i pafajshëm, por këtë nuk kemi këllqe të ta themi!? Fatjeqësisht,kështu ka qenë dhe do të jetë përsa kohë në çështjet e drejtësisë do të futë hundët politika. Shpresojmë që ‘drejtësia e re’ ta minimizojë këtë në maksimum, për të mos kaluar në eufori, që ta eliminojë fare.
Është thënë nga një i ditur se, është më mirë 100 fajtorë të jashtë sesa një i pafajshënm në burg. Ndoshta gjyqtarët do ta kenë patur parasysh edhe këtë. Ndoshta!
Nje artikull shume i ceket, hartim
me cdo kush perpiqet ta mbaje mire me te majten dhe te mos beje akuza per PS. I peshtire
Bej gati sapunin o b..q.. qe I ndan njerezit perpara drejtesise ne te majte e ne te djathte.Tik tak Po vjen kush? SPAK.
Pse Tahiri te denohet per nje veprim ordinier,shperdorim detyre dhe Sali Berisha,Basha dhe Meta qe kane bere krime te medha nuk denohen?Per mendimin tim Tahiri po denohet kot fare,per t’i ber qejfin inatçinjev,ujqerve dhe shpifsave te paskrupullt.Tahiri doli sot,kurse te tjeret kane dal qe ne 1992-shin.
Me ne fund doli dhe nje vendim gjykate per te denuar Sajmir Tahirin,nje vendim qe interpretohet nga njerezit sipas deshirave te tyre.Nje pjese habiten se si ai nuk u burgos dhe mundesisht “perjetesisht” dhe ketu hyjne simpatizantet e “bandes se madhe” berishiane e jo pak nga “banda e vogel Metaj-Mona-Vasillaqi” me ne krye kryebanditet e tyre Berisha-Meta-Lyli-Mona e kelyshet e tyre bythelepires.Nga ana tjeter jane njerezit e thjeshte ,qe mbasi iu eshte bere shplarje truri nga shtypi e televizioni rreth dy vjet e ca e besojne vertete se Sajmir Tahiri eshte Demi qe eshte kapur duke shire ne leme e i kapur per briresh dhe qe duhet te paguaje per kanabizimin e vendit.Per mendimin tim Sajmir Tahiri paguan per krimin e madh te tij dhe ky krim i madh e i jashtezakonshem i tij eshte sepse pati bythe ti kundervihet monstres kriminale te ketij vendi,ideatorit te shkaterrimit te shqiperise,kriminelit qe ka vrare e zhdukur kaq e kaq njerez,qe ka djegur shqiperine,ka trentuar luften civile,ka futur krimin e vjedhjes e blerjes se votes dhje ka lejuar,me firme e vule kanabizimin e vendit duke perdorur dhe autobotet e ushtrise per vaditjen e parcelave me kanabis dhe jo vetem ne republiken e lazaratistanit dhe duke perdorur makinat e ushtrise per transportimin e tregetimit e ketij prodhimi pa u kontrolluar nga policia e doganat e tij.Dhe kjo eshte bere shume kohe perpara se te vinte PS-ja ne pushtet dhe Sajmir Tahiri te caktohej ne ate detyre,kur minister i Brendshem i Berishes ishte famemadhe UDB-ist Flamur Noka dhe dora vete,djalli yne Vicidolist i Bewrishajve ishte kryeminister. Dhe ishte Sajmir Tahiri ishte ai qe guxoi dhe nderhyri per mbylljen e biznesit mjaft fitimprures te Salihut ne Lazarat dhe kete ai nuk ja fali.Ngriti nje industri te tere mediatike,perdori gjithe baterite e tij politike dhe para te madhe te fituara dhe nga biznesi i lazaratit per te nxire figuren e Sajmirit e per te vene ne shinjester Sajmirin,duke e lidhur e duke shfrytezuar dhe lidhjen e tij me disa kusherinj ,qe per fatin e keq te tij ishin trafikante droge.Kusherinjte e te cilit ishin te lidhur dhe me gjyqtaren Sashenka Jonuzi (e lidhur ngushte me ingranazhet e Berishes ne sistemin e drejtesie)sic kemi lexuar ne shtyp dhe gjithashtu po keta,Habilajt i ka perdorur dhe lylzimja e shquar e Bashajva nga Hollanda per ruajtjen e pallatit te tij te paligjshem ne buze te detit ne Vlore,perpara se te hidhej ne ere.Pra,Habilajt kane qene te lidhur dhe perdoreshin dhe nga klani Berisho-Lyuli,por meqenese u erdhi ne shteg i perdoren si mjet per te asgjesuar politikisht dhe ligjerisht Sajmirin.Ky pra eshte mekati dhe krimi i Sajmirit.Biles,te gjithe e dime se,pas mbylljes se biznesit te lazaratit,lazaratasit u shperndane ne te gjithe vendin dhe fillian te ushtronin profesionin e instruktorit,apo me mire te themi te agronomit,duke instruktuar e udhezuar kultivuesit e kanabisit,duke bere qe te perhapet edhe me shume ky fenomen.Por kanabisin nuk e solli Sajmiri,e solli Lylzimi nga Hollanda dhe me firmen e Saliut e vulen e Lylit ,Nokes etj etj si minister i brendshem dhe me syte mbyllur te Alibeajt e te Eduart Halimit,si ministra te drejtesie ne ate kohe u be nje biznes mjaft i rendesishem i PD-se ne ate kohe. Une nuk i di aresyet se perse edhe ambasada amerikane e sidomos ambasadori Lu u fut ne kete rruge dhe u bind qe akuza ndaj Tahirit te kategorizohet si e tille e te marre ate rendesi qe mori,duke qene se kishte filluar dhe lufta per reformen ne drejtese e kunder peshqve te medhenj.Por eshte absurde te mendohet qe “peshku i madh” eshte Tahiri,kur ne ujrat shqiptare ka 30 vjet qe notojne e ndotin ambientin jo vetem peshq te medhenj si Metaj,Momika,Lyl tavarishi,Fatmir Mediu,Flamur Noka etj etj dhe vetekuptohet dhe kryebanditi e kryepeshkaqeni Berishovic,qe nuk ka nen te kodit penal qe s’ka vene nen bythen e tij te helmuar dhe qe ka tallur bythen dhe me te gjithe ambasadoret amerikane te kesaj periudhe.Duhet te jesh idiot me diplome si te Lylit te besosh se Sajmir Tahiri eshte ai qe prezantohet dhe denimi i tij e zgjidh problemin.Eshte tjeter gje neqoftese ,sidomos amerikanet, bien dakort qe ai te perdoret si “koke turku” dhe pavaresisht se edhe prokuroret e influencuar te Berishes,prej dy vjetesh s’kane asnje prove te provojne implikimin e tij ne kete fenomen te turpshem per kete vend.Kjpo eshte nje estrade e turpshme.Kush ka T…te merret me Berishovicin e UDB-se dhe jo me ata qe perpiqen te ndalojne ate ne veprimet e tij antikombetare e kriminale!
Tani duhet te mirret urgjentishte i pandehur Sali Berisha, vetem me nje prove me gojen e tij qe ka shprehur ne televizion ku ka pranuar se kanabizimin e Lazaratit e ka bere ai. Ka me more prokurore e gjyqtare se sa personi te deklaroje qe une e kanbizova dhe jam une ai, ndersa ju te vazhdoni te heshteni?! Veç ti çfarrosesh te gjithe prokuroret. Saliu ka krime nga me monstruozet, por vetem per kete ta marresh do shtjellohet filli.