Braçe hedh dyshime se presidenti Meta është përgjegjësi për lajmin e rremë që alarmoi Tiranën

24 Shtator 2019, 09:07Sociale TEMA
Braçe hedh dyshime se presidenti Meta është

Zv.kryeministri Erion Braçe ka hedhur dyshime se në lajmin e rremë të fabrikuar nga portali syri.net ka gisht edhe presidenti Ilir Meta.

“Kjo ngjarje nuk është punë gazetarësh. Ka 6 javë që flitet për tërmete apokaliptike. Drejtuesi i atij portali duhet të shkojë në polici.

Kjo ngjarje u fabrikua për të sulmuar qeverinë. Nuk justifikohet paralajmërimi. Tërmeti ishte rastësi. Lajmi kishte një synim për të ngjallur panik dhe terror”, deklaroi Erion Braçe.

Ndërkohë gazetari Karlo Bolino tha se ky lajm kriminal u mbështet nga Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje