Natyra s’po i le të qetë, stuhia në Durrës dëmton çadrat e të prekurve nga tërmeti

24 Shtator 2019, 09:00Sociale TEMA

Reshjet e natës së kaluar kanë dëmtuar një nga tre çadrat e ngritura për të dëmtuarit nga tërmeti në stadiumin e Durrësit. Aktualisht në çadra kanë mbetur vetëm dy persona.

Ndërkaq në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme kanë kaluar natën 80 persona, ndërsa 37 të tjerë janë strehuar te ajo e Ministrisë së Mbrojtjes.

Aktualisht, janë evidentuar si të dëmtuara 577 banesa në nivel qarku, 327 prej tyre në bashkinë Durrës.

Ndërkohë grupet e punës pritet të nisin ditën e sotme verifikimet shtëpi më shtëpi të dëmeve, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të dëmtuar të raportojnë paraprakisht pranë njësive administrative dëmet që kanë pësuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje