Conte: Marrëveshja e Maltës për migrantët një hap përpara

24 Shtator 2019, 13:23Bota TEMA

Nuk është akoma një zgjidhje finale, por sigurisht është një kthesë dhe një hap përpara marrëveshja e në Maltë mbi migrantët, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conti, në fjalimin e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

‘’Deri më sot ka qenë e vështirë të kuptohej parimi që ata që mbërrinin në Itali mbërrinin në Europë”, shpjegoi kreu i qeverisë duke kujtuar mekanizmin e ri automatik të rishpërndarjes të azilkërkuesve.

‘’Përveç kësaj, ne mendojmë  se Italia nuk mund të jetë vendi i parë i zbritjes, por duhet të ketë një rotacion. Tani ne duhet të shohim se sa vende do të marrim pjesë në këtë mekanizëm dhe do të duhet të punojmë për riatdhesimin e tyre”, përfundoi Conte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje