FOTOT/ Zbulohen mbi 200 varre antike ilire në Greqi, heshta dhe helmeta të ruajtura mirë

25 Shtator 2019, 19:17Dossier TEMA
FOTOT/ Zbulohen mbi 200 varre antike ilire në Greqi, heshta dhe helmeta

Mbi 200 varre antike janë zbuluar gjatë gërmimeve të arkeologëve në Aklada, të Follorinës.

Gërmimet në veri të Greqisë zgjatën për rreth tre muaj, dhe konkretisht u zbuluan 209 varre, 131 prej të cilave datojnë në kohën e Bizantit dhe 75 të tjera janë të periudhës arkaike.

Nga të gjitha varret, 6 ishin më të dallueshme, pasi ishin të veçuara të rrethuara me gurë dhe të shtruara me pllaka guri. Fatkeqësisht, arkeologët zbuluan se në një pjesë të madhe të tyre varret janë plaçkitur. Sidoqoftë, ata arritën të bëjnë zbulime që i përkasin periudhës gjatë gjysmës së 2-të të shekullit të 6-të p.e.s.

Sipas arkeologëve, varret e lashta janë të “llojit Ilir” dhe në to u zbuluan armatura, heshta hekuri dhe helmeta ilire, por edhe zbukurime ari.

Dy shpata hekuri, dy shtiza dhe një helmetë bronzi ilire u gjetën të vendosura rreth një vazoje të dekoruar me një grua që mban një pëllumb dhe dhe një sfinks me lirë që qëndron mbi fron. Në një vazo tjetër dallohej një figurë mitike, ndoshta Herkuli

7 komente në “FOTOT/ Zbulohen mbi 200 varre antike ilire në Greqi, heshta dhe helmeta të ruajtura mirë”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Kjo që ju na thoni
    do jetë një përrallë
    ose, Ilirë-pushtuesit
    vrarë janë në Eladhë.
    .
    S’ka dyshim, helmetat
    na qenkan ilire
    por, janë varrosur
    larg nga Tokë e tyre.
    .
    ???

    1. ca po thua says:

      Follorina ka qene dhe eshte toke ilire. I perket krahines ilire te Makedonise Jugore. Per here te pare u pushtua nga neogreket ne 1913! Aty nuk ka patur kurre dhe nuk ka as sot “greke”. Popullsia e Follorines sot eshte shqiptaro-vllaho-sllave! Ne vitet 1920-1925 jane vendosur aty edhe kolone turko-kristiane te ardhur nga Anadolli.

  2. Eri says:

    Iliria Iliria Iliria.Greqia ndodhet ne token Ilire.C’kane per te thene jorgot e greqise?

  3. Timi says:

    E pamundur, të pranojnë grekët që janë ilire në Greqi!!?

  4. Iliria e bashkuar says:

    More gazetar mos doje te thoje se ne Ilirin e jugut jane gjetur vlera kulturore dhe identike ?
    Mos je me origjine greke mbase ?

  5. * says:

    grekofagos gjate dites benin arkeologun ,ndersa nates benin grabitsin e sendeve ne brendesi te varreve illyrias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje