Jari thotë se jo rastësisht 85 për qind e shqiptarëve besuan lajmin e Qim Pekës

25 Shtator 2019, 20:33Antena TEMA

Ka pasur shumë debate brenda opozitës, pse Luli u rikthye në tryezë me Ramën dhe si do shkojë e ardhmja e kësaj pune.

Për t’u dhënë zemër demokratëve, Jari bëri sot një analyze, ku provon që Luli është i fituar, se ka 85 për qind të shqiptarëve me vete:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

PD u kthye sot në tryezën për reformën zgjedhore si fitimtare.

Ajo shkoi atje t’i diktojë pakicës në pushtet dhe pakicës në Parlament, se ata ose do të bëjnë si thotë PD, ose do shkrihen fare.

PD ka dy argumente të forta, pse 85 për qind e shqiptarëve besojnë atë.

E para, është pjesmarrja në zgjedhjet e 30 qershorit.

Edhe pse me shifra zyrtare duket sikur gjysma e votuesve kanë votuar PS, me shifrat që ka PD, 85 për qind e shqiptarëve se kanë votuar PS, pasi donin të votonin PD, por ajo nuk ishte në fletë të votimit.

Ky është një elektorat i sigurt, i cili i jep kurajo Lulit që tani e tutje të bëjë çfarë të dojë.

Bojkoti i Kuvendit dhe bojkoti i zgjedhjeve u bë pikërisht për të parë sa për qind e shqiptarëve ishin dakord me PD.

Koha provoi se ishin 85 për qind.

Prova e dytë është Qim Peka.

Doktori e testoi elektoratin duke futur një lajm tek portali i Qim Pekës, se gjoja më 23: 30 do binte tërmet.

Sapo panë lajmin tek portali i Zenit, 85 për qind e njerëzve dolën nga shtëpitë në rrugë dhe fjetën gjithë natën jashtë.

Kjo ndodhi vetëm se ata e dinin që lajmi ishte tek portali i Zenit dhe e kishte bërë Doktori.

Këto dy fakte përputhen dhe tregojnë qartë se 85 për qind të shqiptarëve i komandon opozita.

Ndaj tani nuk ka më rëndësi tryeza elektorale.

Si të shkojmë, si të mos shkojmë, ne jemi të fituar.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari thotë se jo rastësisht 85 për qind e shqiptarëve besuan lajmin e Qim Pekës”

  1. Shpellar lab lal laluc malok says:

    U vertetu audienca e portalit SYRI.NET.Bravo Cim ia hodhe te gjitheve!
    Ndersa ti Jari,jari jari hajde shkojme te pazari…Pale po ben edhe humor k..i!?
    Usht or trapjar!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje