Refik Halili presidenti i skuadrës së Tiranës është shprehu besim plotë se të dielën bardheblutë do të triumfojnë në derbi.
Halili shtoi se ekipi do e përgatisë si ndeshje të radhës, ndërkohë tha se shpreson të jetë nje duel fair play.
“Do ta marrim si një ndeshje të radhës. Patjetër që është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe shpresojmë që të jetë fair-play dhe të dalim me fitore. Kam besim te çunat”, deklaroi Halili.
Derbi mes Tiranës dhe Partizanit do të zhvillohet ditën e dielë në orën 19:00 në stadiumin “Selman Stermasi”.