Gaz Demi: Partizanin do e shohim në derbi, nuk jam i zhgënjyer nga starti

26 Shtator 2019, 13:46Sport TEMA

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, në një prononcim për mediat ka folur për derbin  e të dilës kundër Tiranës.

Numri një i të kuqve foli për ecurinë e skuadrës në këtë fillim sezoni, duelin në derbi dhe punimet tek kompleksi i ri.

Gjendja jo e mirë e Partizanit para derbit?

Demi: Partizanin do ta shohim të dielën, nëse është në gjendje të mirë apo të keqe. E diela vjen shpejt. Presim te dielën dhe shpresoj të na eci goli.

I zhgënjyer me startin?

Demi: Jo nuk jam i zhgënjyer. Pse të jem? Tre pikë prapa dy ekipeve jemi.

Patjetër fitore?

Demi: Nuk ka patjetër sepse është fillimi fare. Kemi kohë. Partizani tregon që nuk e ul kokën. Eksperiencën e ka dhe do të duket çdo gjë të dielën. Shpresojmë të jetë një ndeshje e bukur.

Punimet në kompleks?

Demi: Po, ecin por jo aq sa e prisnim. Shpresoj në fazën e tretë të jetë gati.

I kënaqur me fitimin e derbit me këtë fillim sezoni?

Demi: Për këtë duhet të pyesni stafin teknik.

Është Tirana më e fortë që do përballeni?

Demi: S’e mbaj mend. Nuk jam teknik të them është më e fortë apo më dobët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje