Besart Berisha, golashënuesi rekord në A-League, është afër nënshkrimit me Melbourne City, ose Western United, sipas raportimeve mediatike nga Australia.
“Herald Sun” shkruan se 34-vjeçari ka marrë oferta nga të dyja klubet në fjalë, ndërsa edhe Wellington Phoenix mbetet i interesuar për ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare.
Berisha është një lojtar i lirë, që kur la skuadrën e J-League, Sanfrecce Hiroshima, dhe është i prirur të kthehet në Melbourne, ku shijoi një karrierë të suksesshme me Melbourne Victory.
Kosovari, që tashmë është bërë qytetar australian, fitoi katër kampionate dhe shënoi 116 gola në 186 ndeshje gjatë eksperiencave me Brisbane Roar dhe Victory.