Futbolli nuk është sport për hallexhinj, u shpreh një nga zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), kur u ngacmua për çmimin e lartë të biletave për ndeshjet e ekipit përfaqësues.
Arena Kombëtare pritet të jetë tipike në këtë aspekt, me çmime që nuk do të jenë poshtë 1 000 apo 1 500 lekëve të rinj (për tribunat popullore), diçka që do të penalizojë padyshim njerëzit me të ardhura të vogla.
Kur kujton se 70 për qind e shqiptarëve kanë të ardhura familjare për frymë prej jo më shumë se 25 apo 30 000 lekë në muaj, shifrat e biletave në ndeshjet e kombëtares janë vërtet “të dhimbshëm”.
Është shumë e lehte për gjithkënd të bëjë krahasimin me politikën që ndjekin federatat në vendet e tjera europiane, për të kuptuar se Shqipëria, edhe në futboll, ndjek parimin “rroga të ulëta, çmime të larta”.
Shumica e tifozëve shqiptarë janë hallexhinj dhe, nëse futbolli e kombëtarja nuk janë për ta, atëherë kujt i duhet ky ekip?
Gjithsesi, në Federatë kanë pasur shumë kujdes për tribunën VIP, duke i dhënë një të katërtën e stadiumit, ndërsa kënaqen që kjo tribunë do të sjellë 40 për qind të të ardhurave të stadiumit. (Sfidanti.al)
le te shkoje duka e dukeshat te shikojne ndeshjet.ne itali luhen ndeshje te klasit te larte e nuk kushtojne kaq biletat.eshte e thjeshte braktisja kaq e nje partulle e madhe te shkruhet para stadiumit….Turp.
ky nuk eshte sport.e nuk perfaqeson shqiperine…..vipat te shikojne vipat…
.
Ore gjithëmonë diskutoni sikur jeni në komunizëm.Çdo çmim i çdo gjëje nuk është ke apo ske mundësi ta paguash.Rëndësi ka sa fitojnë shteti dhe privati..Tërë stadiumet në botë rallë mbushen por ama duke shitur pak bileta me çmime të larta ai fiton.Çdo gjë nuk bëhet ti vijë në ndihmëtë varfërve por përkundrazi mafiozëve…Shteti nuk ndërton kot ndërton të mare para nga stadiumet.rrugët,etj etj dhe ju thoni mos paguhet kaq apo aq ose mos paguhet iç fare…Tani lidheni kokën me shamiçkë të zezë…Shqiptarët duhet të bojkotojnë çdo gjë dhe stadiumi apo diçka tjetër do mbetet si gërmadhëë…