Deklarata fyese e zyrtarit të FSHF-së për çmimet e biletave, Arben Dervishaj: Futbolli nuk është për hallexhinj!

25 Shtator 2019, 17:15Sport TEMA

Ka pasur shpesh pakënaqësi nga tifozët për çmimet e biletave, kur luan Kombëtarja shqiptare, apo kur ka ndeshje me rëndësi ndërkombëtare.

Çmimet shpesh të kripura, përfundojnë edhe në treg të zi, për faktin se edhe kapaciteti i stadiumit ku janë luajtur ndeshjet deri tani, ka qenë jo më tepër se 15 mijë vende të ulura.

Nuk ka një politikë që çmimet të jenë të arsyeshme për tifozët e vërtetë, ata që ndjekin futbollin me pasion, pasi një ditë kur luan ekipi kombëtar, politikanë dhe zyrtarë, biznesmenë e familjarë të tyre, vërtet mund të kenë para e mund të aktrojnë me “rolin e patriotit”, por të nesërmen ngjan sikur ata e harruan rezultatin e ndeshjes.

Arben Dervishaj ka hapur shumë debate në radhët e tifozëve. Zyrtari i FSHF-së, si dhe përgjegjës për stadiumin “Arena Kombëtare”, stadium që pritet të inaugurohet ndaj Francës, në ndeshjen kualifikuese Euro 2020, me siguri do të tërheqë interes të jashtëzakonshëm të tifozëve, dha një deklaratë që u konsiderua disi fyese për ta.

I ftuar para dy ditësh në një emision, i pyetur se përse çmimet e biletave në ndeshjet e Kombëtares nuk bëhen më të lira, Arben Dervishaj u përgjigj: Futbolli nuk është për hallexhinj!

Të mos ishin këta “hallexhinj”, stadiumi do të mbushej nga të “kollarisurit“ vetëm në ndeshje ndaj Francës e Italisë. Mos harrojmë se është edhe kjo arsye pse tifozët e kanë braktisur kampionatin shqiptar dhe po braktisin dalëngadalë edhe ekipin kuqezi.

FSHF-së dhe klubeve të futbollit u duhet së paku politika për të afruar dhe jo larguar njerëzit nga stadiumi. Kujtojmë se Gjermani pati një krizë me praninë e tifozëve në stadiume dhe pas politikave lehtësuese, abonove e të tjera privilegje, sot stadiumet gjermane janë ndër më të populluarat në botë.

3 komente në “Deklarata fyese e zyrtarit të FSHF-së për çmimet e biletave, Arben Dervishaj: Futbolli nuk është për hallexhinj!”

  1. Ai says:

    O Dervish islamiku ti duhet te jesh ne burgun e Spacit por aty nuk ka shtet.Ti kriminel je i pasur se ke vjedhur, por nje dite ke par ti paguat gjynahet me gjithe familjen tende o turk stambollet!

    1. Glauk says:

      Clidhje ka islamiku , islami apo edhe Turqia ne kete mes o mut me 2 sy? O kryqtar i madh europian, we me se shumti jevg komunist je.

      Ky eshte vemje si puna jote por qe eshte europian nuk ke cfare i thua.

  2. Tarasi says:

    per ke eshte more bushter?…ke futboll te bukur shume ti…nuk thua shyqyr qe ka te lodhur qe ndjekin futbollin shqiptar por del edhe flet si bushter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje